ARTArti & FejaPËRSE DUKEN BEBET SI PLEQ TË SHËMTUAR NË PIKTURAT...

PËRSE DUKEN BEBET SI PLEQ TË SHËMTUAR NË PIKTURAT MESJETARE?

-

         

Në shikim të parë mund të duket sikur artistët mesjetar
nuk kanë qenë edhe aq të zotë me vizatimin. Por siç del bebet në artin mesjetar
janë, në fakt, të shëmtuar për një arsye. Ndonëse pati zhvillime të rëndësishme
në anatomi dhe perspektivë që ndodhën më pas gjatë Rilindjes, bebet e shëmtuara
mesjetare ishin një zgjedhje e qëllimshme përpara kësaj kohe. Përse?

 

Nëse dikush do t’ju kërkonte që të pikturonit si Pablo
Picasso dhe ju do t’i jipnit atyre Norman Rockwell, do t’i kishit prishur punët
fare. E njëjta gjë vlente edhe për artistët që punonin në kisha, në Itali. Kjo
për arsyen sepse shumica e këtyre bebeve ishin paraqitje të Krishtit dhe të
Marisë. Artistët mesjetar ishin të ndikuar nga ideja e “homunuclus”, fjala
latine për burrat e vegjël (xhuxhët). Këto piktura dukeshin si Benjamin Button sepse
filozofët besonin se, Krishti kishte lindur i formuar përsosmërisht dhe i
pandryshuar.

 

Pra, Krishti i rritur përfaqësohej tek Krishti bebe. Deri
në kohën e Rilindjes kur gjithçka ndryshoi. Përgjithësisht, ne mendojmë se
Mesjeta ka zgjatur nga reth shekulli i 5-të deri në atë 15-të, dhe që u
mbivendos pak a shumë me periudhën e fillimit të Rilindjes në shekullin e 14-të.
Me shumë mundësi, Rilindja filloi në Firence, në Itali, por është e rëndësishme
të vëmë re se, ai u shtri mbi shekuj dhe shekuj në një kohë kur çdo gjë lëvizje
ngadalë. Kështu, nuk është se në këtë kohë u shfqen bebet e bukura kudo. Megjithatë,
ndryshimi në stil ndodhi dhe ai ndodhi për disa arsye.

 

Vendet si Firence po bëheshin më të pasura dhe kishat nuk
ishin të vetmet vende që mund të përballonin pikturat. Njerëzit mund të bënin
pikturat e bebeve të tyre dhe ata kërkonin që ato të dukeshin si bebe të
lezetshme buçko, dhe jo si xhuxhër të vegjël. Dhe duke qenë se, Rilindja kishte
të bënta e gjitha me klasiken, ata panë artin romak dhe grek, që kishin të bënin
me format e idealizuara që hidhnin poshtë abstragimet mesjetare për bukurinë.

 

Gjithsesi, ajo që duam të themi është se, pas Rilindjes ëngjëjt
nuk mungonin, dhe as pikturat e lezetshme të Krishtit bebe teksa Rilindja po përhapej
në të gjithë Evropën. Dhe kjo ka mbetur pak a shumë njësoj që nga ajo kohë.

 

Ne duam që të shikojmë bebe që kërkojnë që t’ua pickojmë
faqet, dhe jo që t’i kontrollojmë prostatën. Ne duam që ato të jenë buçko dhe të
lezetshme, dhe ne duam që këto bebe t’i përmbushin pak a shumë idealet tona. Sepse
ato bebe mesjetare kanë një fytyrë që mund t’i dojë vetëm një nënë.       

 

Link: https://www.youtube.com/watch?v=xFcF_qfLHeQ

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty