ARTArti & FejaPËRSE KANË MURGJIT KËTË PRERJE FLOKËSH NËPËR PIKTURA?

PËRSE KANË MURGJIT KËTË PRERJE FLOKËSH NËPËR PIKTURA?

-

Nga: VOX

Shikoni këtë pikturë.

Është Shën Francis dhe Papa Honorius i III-të.

Aty do të gjeni dhe murgjit…

 

Shikoni flokët e tyre. Kjo nuk është thjesht një prerje
flokësh. Sa më shumë që të shikoni, aq më shumë do t’ju tregojë kjo prerje flokësh
për ndarje të thella fetare. Një prej këtyre stileve madje ka humbur, pasi u
ndalua nga Kisha Katolike Romake. Skalpi (lëkura e kokës) është një deklaratë
besimi, por është gjithashtu edhe një fushëbetejë. Riti fetar i flokëve
shtrihet përtej Krishtërimit. Disa murgj budist i rruajnë kokat e tyre dhe disa
hebrenj ortodoks nuk rruajnë cepat e kokës së tyre.

 

Murgjit katolik janë njohur për shekuj të tërë për veçanësinë
dalluese të stilit të folkëve të tyre. Kjo prerje flokësh, ku qendra e kokës
është e rruajtur, quhet tonsurë. Ajo filloi në shekullin e 4-rt dhe të 5-të. Dhe
më e njohura është tonsura kurorë, me shumë mundësi e modeluar nga forma e gjembave
të kurorës së Krishtit mbi kryq. Në fakt, ajo është një nga tre llojet.

 

Modeli kurorë është tonsura romake, ose Pjetrine, sipas Shën
Pjetrit. Është gjithashtu edhe tonsura Pauliniane, e emërtuar sipas Shën
Paulit, dhe i përdorur më gjerësisht në Ortodoksinë Lindore. Është një kokë tërësisht
e rruar.

 

Por në Epokën e Errët, kishte gjithashtu edhe një tonsurë
të tretë. Dhe kjo është forma që u zhduk gjerësisht nga Kisha. Ai stil flokësh
ishte një simbol i dukshëm i besimeve divergjente dhe kjo është arsyeja përse u
ndalua. Kur Papa Gregor dërgoi disa misionarë nga Roma në Ishujt Britanikë në
fund të shekullit të 6-të, ai gjeti disa dallime ndërmjet Kishës Katolike
Romake dhe Kishtës Kelte. Dallime të cilat treguan mosmarrëveshje serioze rreth
praktikave fetare.

 

Ti jeton në anën tjetër të Atlantikut, por në këta ishuj, kundërshtitë
që u zhvilluan në shekullin 7-të ishin shumë të përhapura. Ato i mbulonin të
dyja, jugun dhe veriun e Britanisë dhe të gjithë Irlandën. Kjo i vendosi zakonet
e Kishës Romake kundër zakoneve të Kishave në Britani dhe në Irlandë. Katolicizmi
Kelt ishte jashtë sinkroni me Kishën Katolike Romake.

 

Katolikët Romak do t’i përdornin më vonë dallimet ndërmjet
tyre për të portretizuar Katolicizmin Kelt si Pagan apo madje si një degëzim i
lëvdimeve të magjistarit pushtetetur, Simon Magus. Kishte mosmarrëveshje
konkrete. Dhe më e rëndësishmja, ata nuk ishin dakord se kur duhet të festonin
Pashkët dhe një tjetër mosmarrëveshje e rëndësishme ishte forma e tonsurës.

 

Kisha Romake përdorte tonsurën kurorë ose “rrethore”. Kishat
në Ishujt Britanik përdornin një tonsurë me formë të ndryshme. McCarthy kërkonte
të mësonte formën e kësaj tonsure, sepse ajo përfaqësonte ndarjen në Kishat Romake
Kelte. Ai mendonte se, hamndësimet e tyre të vjetra mbi dizenjon ishin të
gabuara.

 

Ju thjesht nuk mund të kaloni një për një të gjitha fotot/pikturat
me prerjet e flokëve të murgjve të shekullit të 7-të. Gjetja e formës së tonsurës
që përdornin këto murgj, është një histori e ndryshme.

Ajo kërkonte që McCarthy të bënte analizën gramatikore të
teksteve të tilla si Libri i Kells-ëve dhe regjistrat e letrave të vjetër. Nga
kjo, ai mund të kuptonte formën. Kur shikohej nga përpara ajo i ngjante sipërfaqësisht
tonsurës romake. Kur shikohej nga pas, ajo ishte një prerje e drejtë ndërmjet
dy veshëve. Këto tekste dhe ilustrime të vjetra i ofruan McCarthy-t vetëm një
pamje të pjesë së përparme dhe të pasme të kokës. Për të përfytyruar një pamje
ajrore, pra të plotë nga sipër, ai duhej, në fakt, që ta ndërtonte një të tillë.
Ajo duhet të ishte një formë e thjeshtë për t’u praktikuar mbi një kokë njerëzore.
Ajo duhet të jetë e thjeshtë.

 

McCarthy…Unë konkludova se, trekëndëshi mund të ishte një
zgjidhje e mundur. Unë pata fatin e mirë që kisha kolegë të cilët po punonin me
grafikat kompjuterike – dhe kjo ishte thuajse 18 vjet më parë kur po ndodhte diçka
e tillë. Gjërat nuk ishin aq të përparauara saç janë tani. Ata ndërmorrën modelimin
e këtyre sugjerimeve për mua. Dhe ata prodhuan imazh nga sipër, me pamje nga
koka poshtë dhe nga pas. Dhe pastaj me pamje nga përpara në nivelin e syrit.

 

Këto dallime mbi tonsurën ishin shenja të jashtme të një
ndarjeje në Kishë. Kur Kisha Katolike Romake mori Irlandën, ata e ndryshuan
ngadalësisht edhe tonsurën gjithashtu. Në vitin 664, mbreti i Northumbira-s ra
dakord mbi datën e Pashkëve të Kishës Katolike dhe mbi tonsurën Katolike
Romake. Ky ndryshim nuk ishte i menjëhershëm, por me kalimin e kohës tonsura
trekëndore u zhduk.

 

Sot disa murgj praktikojnë tonsurën, ndërsa disa të tjerë
jo. Ajo varion përgjatë feve dhe monastireve të ndryshme. Në Kishën Katolike
Romake, tonsura klerike përfundoi në vitin 1972. Kur ajo ishte e zakonshme, kjo
prerje e pazakontë flokësh ishte një simbol i fuqishëm i ndarjes së manastireve
dhe pushtetit të Kishës. Por, në fakt, kjo nuk është edhe aq e çuditshme.

 

Ajo është kthyer në modë këtu për djemtë e rinj, të cilët
i rruajnë tërësisht të dyja anët e kokave të tyre, duke lënë vetëm një tufë me
flokë sipër, në mes. Tani, unë nuk mendoj se, kjo ka ndonjë rëndësi fetare, por
mund ta shikoni që ka fituar një farë rëndësie kulti. Ka ende mënyra sipas të
cilave ne mund të përdorim për t’u identifikuar me anëtarësinë tonë në
komunitete të cilave u përkasim.

 

Tani, unë mendoj se, flokët janë veçanërisht të fuqishme
sepse ato janë të dukshme gjatë gjithë kohës dhe që ndodhet në qendër të
kontrollit tonë. Kështu që, nuk ka se si të ishte në një vendndodhje tjetër.             

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=A505-D4IA_0

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty