PIKTURËEdouard ManetOLIMPIA, 1863, EDOUARD MANET: NUDO QË NDRYSHOI RREGULLAT E...

OLIMPIA, 1863, EDOUARD MANET: NUDO QË NDRYSHOI RREGULLAT E ARTIT

-

Në vitet 1800, shumica e pikturave ishin kështu…duke
ilustruar pamje të pikturave me lule. Ngjyra të mbytura, skena komplekse, dhe
shumë mitologji.

Por në vitin 1863, erdhi diçka që ishte kaq e ndryshme,
saqë shkaktoi shok, tmerr, madje edhe zemëratë. Ngjyra të zymta, si të një
trupi të kalbëzuar të cilat na kujtojnë tmerrin e morgut. Fytyra e saj disi budallaqe,
lëkura e si kufomë, nuk ka një formë njerëzore. Piktura titullohet Olimpia, dhe
ajo e ndryshoi botën e artit përgjithmonë. Edouard Manet e pikturoi Olimpian në
vitin 1863 kur Parisi ishte qendra kulturore e botës. Dhe qendra e kësaj bote
kulturore ishte Akademia e Arteve të Bukura.

 

Akademia përbëhej nga kritikët e lartë të artit të cilët
adhuronin Rilindjen Italiane, piktorët e tre qind viteve më parë siç i njihni –
Mikelanxhelon, Rafaelin, Botiçelin, dhe Ticianin. Dhe tek Salloni i Parisit, ‘show’
legjendar i përvitshëm i Akademisë, ata shfaqnin vetëm artin që imitonte stilin
rilindas. Për të përcaktuar se kush ia kishte dalë, ata kishin përcaktuar një sërë
rregullash. E para dhe më e rendësishmja, arti i madh duhet të paraqiste një
mesazh moral ose intelektual. Dhe, i gjithë arti i pranueshëm i përkiste pesë
kategorive të renditura sipas kapacitetit të tyre për të dhënë këto mesazhe.

 

Peisazhet dhe natyrat e qeta ishin në fund. Në mes ishin portretet
dhe pikturat e zhanrit, kryesisht skena të çuditshme të subjekteve të varfra
ose të huaja, të pikturuara për të pasurit. Në krye të listës ishin pikturat
historike, të dashurat e Akademisë. Këto paraqitje të momenteve më të mëdha
historike ose mitologjike, konsideroheshin më të mirat në dhënien e një lelsioni
etik apo moral. Si paraqitja e linjave të Venusit, duke treguar perëndeshën e
cila shfaqet në formën e saj të plotë nga oqeani, një simbol i përsosmërisë femërore
dhe të dashurisë hyjnore që na çojnë tek grupi i dytë i rregullave.

 

Po aq të rëndësishme se çfarë pikturohej ishte se si
pikturohej një tablo. Merrni tablonë e “Lindjes së Venusit”. Ajo ishte një nga
llojet e pikturave që pëlqente Akademia. Subjekti i saj është i idealizuar, një
version më i zbukuruar i botës: e ëmbël dhe e bukur, pa qime në trup dhe një lëkurë
pa të meta. Piktura ndjek rregullat e thellësisë dhe të përspektivës, që do të
thotë se, duket sikur mund të ekzistojë në botën reale. Dhe, skena është
komplekse dhe me shtresa, aty po ndodhin shumë gjëra. Ngjyrat e saj janë si ato
që mund të gjeni në natyrë. Ato nuk janë shumë të thella ose të ashpra. Dhe
penelatat janë të buta. Aq të buta saqë ato janë thuajse të padukshme mbi
kanavacë.

 

Për një kohë të gjatë, e vetmja mënyrë për t’u bërë një
artist i suksesshëm ishte të ndiqje rregullat e Akademisë që e bën Olimpian e
Manet-it edhe më të spikatur. Shikojeni këtë piktura nga mjeshtri i Rilindjes
Ticiani e vitit 1538. Ju duket e njohur? Ashtu duhet! Manet e pikturoi Olimpian
si një referencë direkte ndaj “Venusit të Urbinos” së Ticianit. Por ka një
arsye përse piktura e Manet-it shkaktoi kaq shumë bezdi kur u var në Sallon.

 

Si fillim, emri Olimpia ishte një pseudonim i famshëm për
punëtoret e seksit. Manet e mori një pikturë të dashur, lehtësisht të
dallueshme (Vensuin e Urbinos) dhe e ‘manipuloi’ atë, duke e zëvendësuar me një
punëtore seksi në vend të perëndeshës së dashurisë dhe të fertilitetit. Nuk ka
edhe aq shumë vend për punëtoret e seksit në hierarkinë e zhanreve. Por ajo që
ndryshoi gjërat gjithashtu ishte mënyra se si Manet-i e kishte pikturuar Olimpian.

 

Manet përdori ngjyra të zymta dhe të panatyrshme që i
japin Olimpias një pamje të ftohtë dhe të ashpër. Dhe, shikoni se sa të ashpra
dhe me teksturë janë penelatat e Manet-it krahasuar me ato të Ticianit. Dhe,
ndryshe nga Ticiani, piktura e Manet-it nuk duket sikur ekziston në një hapësirë
reale. Ajo është shumë më e sheshtë dhe më pak komplekse. Dhe përtej
rregullave, të dyja pikturat janë thjesht të ndryshme.

 

Vensui është duke ndejtur. Ndërsa Olimpia ka një qëndrim
të vëmendshëm. Shërbërtoret e Vensuit po fusin gëzof në një sënduk, me shumë
mundësi një dhuratë dasme. Shërbërtorja e Olimpias po i sjell asaj lule, me
shumë mundësi nga një nga klientët e saj të rregullt. Dhe krahasojini duart e
tyre. Njerëzit nuk i pëlqyen gishtërinjtë e tensionuar të Olimpias. Një kritik
deklaroi se, ajo “po tallej me pozimin” e Vensuit, me një dorë të përkulur
paturp. Ku Venusi është e ngrohtë dhe ftuese, ndërsa Olimpia është e tensionuar
dhe e ngurtë. Duket sikur Venusi po ju fton që ta shikoni, ndërsa Olimpia përballet
me ju, thuajse sikur po ju turpëron që po fusni hundet.

 

Nuk është krejtësisht e qartë përse Akademia zgjodhi që të
shfaqte pikturën rregullthyese të Manet-it, por me shumë mundësi do të ketë qenë
rritja e famës së Manet-it. Ju mund ta shikoni ndikimin e tij qartësisht në atë
që erdhi më pas. Ai drejtoi rrugën drejt modernizimit të fundit të viteve 1800.
Duke filluar me Impresionistët – Monet, Degas – të cilët adoptuan prirjen e tij
për temat moderne dhe penelatat e çlirëta. Por nuk janë vetëm Impresionistët
ata që i detyrohen Manet-it.

 

Më shumë sesa çdo gjë, Olimpia është prova se, asnjë
entitet i vetëm nuk mund të vendosë se si duhet të duket arti. Dhe, dhe kthehemi
pas në kohë dhe shikojmë historinë e artit, ne nuk i mbajmë mend njerëzit që ishin
shumë të mirë në ndjekjen e rregullave. Ne kujtojmë njerëzit që i çuan
shigjetat përpara.  

 

Link: https://www.youtube.com/watch?v=YHKFK6_pepo

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty