ARTJETA DHE ARTI I ÉDOUARD VUILLARD

JETA DHE ARTI I ÉDOUARD VUILLARD

-

“Në
pëllëmbën e dorës tuaj, fjala ime dhe mendimet e mia…”

Nga PRESTIGJOZJA SHËPIA E ANKANDEVE
CHRISTIES

 

MIQËSITË QË AI BËRI NË SHKOLLË ZGJATËN PËR GJITHË JETËN

 

I
lindur në vitin 1868 në Cuiseaux, një komunë e fjetur në rajonin Saône-et-Loire
të Burgonjës, në Francën lindore, mendohej që
Jean-Édouard
Vuillard
do të
ndiqte hapat e të atit dhe të bashkohej me ushtrinë. Por kur ai ishte 10 vjeç
familja e tij u vendos në Paris, ku atij iu hapën sytë ndaj arteve dhe akdemisë.
Pasi fitoi një bursë në prestigjozen ‘
Condorcet’,
Vuillard u takua me
Ker-Xavier
Roussel
 dhe Maurice
Denis
,
me të cilin ai do të ishte miq për gjithë jetën. Në fakt, ai do të ishte bashkëthemeluesi
i grupit të artistëve ‘Les Nabis’ – vëllazëria – së bashku me dy artistë dhe të
tjerë, duke përfshirë
Paul
Sérusier
 dhe Pierre
Bonnard
.

 

AI MBAJTI DITAR PËRGJATË GJITHË JETËS SË TIJ – NJË
DOKUMENT INDIVIDUAL PËR HISTORINË E ARTIT

 

Vuillard
studioi për art në Académie Julian, të cilën ai e shikonte si mbytëse nga pikëpamja
krijuese, dhe më pas në Shkollën e Arteve të Bukura (École des Beaux-Arts) –
pasi kishte ngelur dy herë në provimin e pranimit. Në vitet e hershme, ai
filloi të mbante një ditar ditor, të cilin ai e mbajti deri në vdekjen e tij në
vitin 1940. Instituti i Francës në Paris është tani shtëpia e 48 volumeve të
ditarëve të Vuillard-it, duke iu dhënë historianëve të artit një pasuri me
informacion rreth ‘Les Nabis’.

 

GAUGUIN ISHTE NJË FRYMËZIM I THELLË

 

Gjatë
viteve të tij të formimit Vuillard kërceu nga një studio në një studio, duke mësuar
së bashku me piktorët, duke përfshirë Diogène Maillart dhe Pierre Bonnard. Ishte
gjatë punës me Bonnard në vitin 1890, kur ai ndihmoi në formimin e ‘Les Nabis’.
Artistët që u bënë pjesë e këtij kolektivi post-impresionistësh, avantgardë u
frymëzuan nga pikturat e
Paul
Gauguin
, i
cili kërkonte të ekuilibronte – apo sintetizonte – konsideratat e formës, ngjyrës
dhe emocioneve.  

 

LES NABIS: LËVIZJA
ARTISTIKE ME MBITONE KULTI

 

Piktura
e vitit 1888 e Paul Sérusier, ‘Lumi Aven’ në Bois d’Amour, e ekzekutuar nën guidën
e Gauguin-it, u kthye në një ‘hajmali’ për ‘Les Nabis’. Kanavaca përdorte
ngjyra të pastra, të papërziera për të komunikuar emocionet dhe ndjesitë e
artistit sesa për të transkriptuar pamjen aktuale të natyrës.        

 

Anëtarët
duke përfshirë Vuillard, Denis dhe Bonnard e shikonin vetveten si profetët e një
lëvizje të re arti, duke refuzuar kurrikulumin konservator të Académie Julien.
Ata e krahasonin veten me çliruesit e Izraelit të lashtë, mbanin mjekër dhe
komunikonin në një gjuhë sekrete, duke iu referuar studiove të tyre si ‘ergasterium’  (‘fabrika’ në
latinisht). Anëtarët e ‘Les Nabis’ i mbyllnin letrat e tyre me një nënshkrim të
kriptuar: E.T.P.M.V. et M.P.
(‘Në pëllëmbën e dorës tuaj, fjala ime dhe mendimet e mia’).

Autoportreti
i Vuillard-it me kallam dhe kapele varke, kap mjekrën e tij të trashë të kuqe
dhe vështrimin e tij ezoterik. 

 

VUILLARD KA PIKTURUAR ÇDO GJË NGA SKENAT E TEATRIT DERI
TEK KAFENETË E PARISIT

 

Vuillard
e konsideronte veten si një artist dijetar në frontin e artit bashkëkohor. Ai gëzohej
nga sfidat e imponuara nga formatet jotradicionale të tilla si ekranet, skenat
dhe programet e treatrove, dhe nga materiale të tilla si pikturimi me tempera
dhe në dërrasë, në të cilat ai ka pikturuar vepra të tilla si “Maisonettes dans un enclos “. Ai ka pikturuar
gjithashtu mjediset e brendshme të shtëpive të klientëve të pasur, dhe të
kafeneve ‘chic’ të Parisit.

 

Vuillard
ishte një fotograf i mprehtë. Pas blerjes së një kamera Kodak në vitin 1897, ai
u kthye në një dokumentarist të zellshëm të jetës dhe të rrethinave të tij:
magazina e tij e madhe me rreth 1,750 fotografi shërbyen si një shoqëruese
pamore të ditarëve të tij ditor. Imazhe të tilla si Ker-Xavier Roussel duke vallëzuar nudo, Rue Truffau ofron një vështrim në
jetën e vëllazërisë së ‘Les Nabis’.

 

AI ISHTE MË SHUMË NË SHTËPI, NË SHTËPINË E TIJ

 


krahasim me anëtarë të tjerë të ‘Les Nabis’, pikturat e Vuillard-it ishin më
shpesh të fokusuara tek skenat e jetës familjare. Shpesh i përshkruar si
‘intimist’ për shkak të temave të afeksionuara, paleta e tij tejet e lartë dhe
e pasur në pëlhurë – e frymëzuar nga artistët Simbolistë dhe Impresionistë –
ndihmuan për shtrimin e rrugës për abstraksionin e shekullit të 20-të.

 

Megjithëse,
financiarisht i suksesshëm gjatë jetës së tij, Vuillard jetoi deri në moshën 60
vjeçare me të ëmën e ve, rrobaqepëse. E pikturuar në vitin 1890, piktura “Les couturières”, është mes kanavacave më të rëndësishme
nga periudha e shoqërimit të Vuillard-it me ‘Les Nabis’. Ajo
paraqet të ëmën e Vuillard-it dhe motrën e tij Marie në punë, në një atelier
korsesh dhe për bërjen e fustanëve që Zonja Vuillard e drejtonte në shtëpinë e
familjes. Zonja Vuillard është figura me flokë gri në sfond, e treguar duke
prerë nëpër një copë me material të kuq, ndërsa Marie po mban pëlhurën e
tendosur.

Me këto
eksperimentime piktoriale dhe hapësinore, piktura “Les couturières” është një lajmëtare e shumë zhvillimeve tv
rëndësishme artisitike të fillimit të shekullit të 20-të, duke përfshirë pozicionimin
e ngjyrave të forta të Fauvizmit, ballafaqimin e planeve të Kubistëve dhe shformimin
e formave të Ekspresionistëve.

 

Influenca
e punës së të ëmës mund të shikohet gjithashtu në piktura të tilla si “Intérieur, la dame en noir
”,
e cila është e pasur në modele, karakter dhe pëlhurë.

 

AI NDANTE NJË MUZË ME RENOIR-IN DHE BONNARD-IN…

 

Vuillard, Renoir, Toulouse-Lautrec
dhe Bonnard të gjithë ndanë të njëjtën muzë: pianisten e shkëlqyer Misia
Natanson. Megjithatë, në veprat e Vuillard-it, ajo shpesh shfaqet e shpërqëndruar.
Piktura të tilla si “Misia et Vallotton à
Villeneuve”, dhe shënimet në ditarin e tij, fshihnin një pasion për
muzikanten e re.


pikturën “Misia et Vallotton à Villeneuve”,
mund të shikohet piktori
Félix
Vallotton
pas Natanson
dhe i kthyer në drejtim të kundërt. Vallotton gjithashtu kishte një marrëdhënie
flirtuese me pianisten. Personazhi i tretë në këtë dramë të shpikur në mënyrë
të ndërlikuar është bashkëshorti i Misia-s, Thadée, bashkëthemeluesi i gazetës
letrare ‘La Revue Blanche’. Misia i kthen
kurrizin Thadée-s teksa është duke biseduar me Vallotton, duke nënkuptuar
vendin e tij të vogël në botën e saj emocionale; në mënyrë të ngjashme, Vuillard,
e ka reduktuar atë thuajse në një mosprani, duke e zvogëluar imazhin radikalisht
në mënyrë që vetëm një e argjendtë e formës së tij të mbetet e dukshme.

 

…DHE NJË TREGTAR ME CÉZANNE DHE PICASSO

 

Parisi
ishte ‘kasollja’ artistike e Evropës në fillim të shekullit të 20-të, dhe burri
në qendër të biznesit të artit ishte Ambroise Vollard, një tregtar sipërmarrës
i kredituar për ofrimin e mbështetjes kritike ndaj artistëve të ‘Les Nabis’. Vollard
ndihmoi gjithashtu me promovimin e veprave të Paul Cézanne, Pierre-Auguste
Renoir, Louis Valtat, Pablo Picasso, Gauguin dhe Vincent van Gogh, midis të
tjerëve.

 

Tek Vuillard,
Vollard pa një talent në zhvillim. Në vitet 1890 ai porositi një grup gravurash
nga artisti, duke përfshirë “Atelienë” (Roger-Marx 11), duke
paguar 100 franka për imazh. Lëvizja mëndjemprehtë i ofroi Vollard-it aksesin në
tregun e ri me prerje borgjeze dhe i dha Vuillard-it publicitetin që ai dëshironte.

 

AI ARRITI APOGJEUN E TIJ ARTISTIK NË FUND TË SHEKULLIT
TË 19-TË

 

Shumica
e historianëve të artit tani i konsiderojnë vitet 1890 dekadën më të madhërishme
të Vuillard-it. Në këto vite të paqta, artisti gjeti shtegun e tij, së bashku
me bashkëkohësit e tij midis ‘Les Nabis’, dhe prodhoi disa nga kryeveprat më të
njohura të tij.

AI NUK U LËKUND KURRË NGA BESIMET E TIJ ARTISTIKE

 

Me
kalimin e kohës, veprat e ‘Les Nabis’ filluan të vlerësoheshin si konservatore
në krahasim me stilet Kubiste, Ekspresioniste dhe Abstrakte. Të paepur, grupi i
qëndroi kredos së vet.  

Tek
piktura “
Nature morte au vase de fleurs”, e pikturuar nga Vuillard
rreth viteve 1930-32, përkushtimi gjatë gjithë jetës i artistit ndaj mjediseve
të brendshme familjare është qartësisht e dallueshme.

 

Vepra “Aux Pavillons à Cricqueboeuf. Devant la maison”, e cila është mbi dy metra e lartë, u pikturua
fillimisht nga
Vuillard në vitin 1911 si panel rrethues
për një prag dere. Në vitin 1934, vetëm gjashtë vjet para vdekjes së tij, Vuillard
ia ktheu shtëpinë pronarit me qëllim që ta ripunonte sipërfaqen.

 

(Imazhi
1: Fotografi e Edouard Vuillard)

 

(Imazhi
2:
Edouard
Vuillard, “
La femme au fauteuil” (Misia et Thadée Natanson), 1896
)

 

(Imazhi
3: ‘
Les Nabis’ në
shtëpinë e Stephane Natanson në Villeneuve-sur-Yonne, juglindje të Parisit,
rreth vitit 1898)  

 

(Imazhi
4:
Edouard
Vuillard, “
Autoportrait à la canne et au canotier”, rreth
viteve 1891-92
.

 

(Imazhi
5:
Edouard
Vuillard, “
Maisonnettes dans un enclos”, 1909
)

 

(Imazhi
6:
Édouard
Vuillard, “
Les couturières”, 1890
)  

 

(Imazhi
7:
Édouard
Vuillard, “
Etude pour Les Couturières” [recto]; Homme [verso], 1890
)

 

(Imazhi
8:
Edouard
Vuillard, “
Intérieur”, la dame en noir, 1904
)

 

(Imazhi
9:
Edouard
Vuillard, “
Misia et Vallotton à Villeneuve”, 1899
)

 

(Imazhi
10:
Édouard
Vuillard, “
L’Atelier” (Roger-Marx 11)
.

 

(Imazhi
11:
Édouard
Vuillard, “
Fillettes se promenant”, rreth vitit 1891
.

(Imazhi 12: Édouard Vuillard, “Nature morte
au vase de fleurs”
,
1930-1932
)

 

(Imazhi
13:
Edouard
Vuillard, “Aux Pavillons à Cricqueboeuf. Devant la maison”, 1911; e ripunuar
nga artisti në vitin 1934
)

 

Burimi:

https://www.christies.com/features/10-things-to-know-about-Edouard-Vuillard-8635-1.aspx

 

Përzgjodhi dhe
përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty