ARTChristie'sTHESARËT E FSHEHUR: ÉDOUARD VUILLARD DHE MUZAT E TIJ...

THESARËT E FSHEHUR: ÉDOUARD VUILLARD DHE MUZAT E TIJ – Muza si dritë udhëheqëse!

-

Nga PRESTIGJOZJA SHËPIA E ANKANDEVE CHRISTIES

Édouard
vuillard
nuk u martua kurrë, megjithatë ai u ngërthye
nga dy gra, pianistia
Misia
Natanson
 dhe nga e bukura e shoqërisë, Lucy
Hessel
.
Më 27 shtator, dy piktura të kushtueshme të muzave të tij u ofruan në shitjen e
Thesarëve të Fshehur nga Christie-s.

Kur Vuillard
pikturoi “La femme au fauteuil” (Misia et Thadée Natanson) në vitin 1896,
ai ishte i dashuruar me subjektin e tij, mesmerizuesen e bukur Misia Natanson.
Misia u martua me gazetarin qejfli dhe mbështetësin e palodhur të grupit
‘Nabis’, Thadée Natanson. Çifti përbënin një çift të magjishëm dhe artisti
shpejt ra në botën e tyre bohemiane.  

 

Sensuale
dhe e largët, Misia ishte muza e përsosur për Vuillard-in, i cili e paraqiste
atë në një mjedis të brendshëm llouksoz, me veshje të ngushta. Në fakt, e
zbukuruar në mënyrë kaq të ndërlikuar është dhoma saqë dekori duket sikur
pluskon i lirë nga muret, dhe pianistia e veshur me sqimë thuajse zhduket në
sfond, për të krijuar një kanavacë origjinale, të pasur dhe befasuese.

Përkushtimi
i Vuillard-it vazhdoi i pakëmbyer deri kur Misia la bashkëshortin e saj për botuesin
e pasur Alfred Edwards. I deprivuar, artisti gjeti mbështetje tek mikëpritësja
e njohur në shoqëri, Lucy Hessel, bashkëshortja e tregarti të tij të artit,
Jos
Hessel
.
Mjedi i saj ishte elita e Parisit së ekpokës së fundshekullit (fin-de-siècle): një
botë sallonesh aristokratike dhe personazhesh të spikatuara të shoqërisë të
cilat magjepsnin estetët kulturor që vinin. Vuillard u magjeps, dhe e pikturoi
Lucy-n brenda utopisë kaq shumë të dëshiruar. Nëpërmjet patronëve të tij, Vuillard
fitoi akses në këtë rreth të kultivuar dhe u kthye në një piktor portretist
shumë të kërkuar – jo se ai e konsideroi ndonjëherë veten si të tillë, madje një
herë ai deklaroi, ‘unë nuk pikturoj portrete, unë pikturoj njerëzit në mjediset
e tyre.’

 

Vuillard
mbeti i përkushtuar ndaj Lucy Hessel, të cilën ai e përshkruante si “dritën udhëheqëse’.

Si
bashkëkohësi i tij letrar, Marcel Proust, Vuillard u konsumua nga detyra e
dokumentimit të kësaj bote të privilegjuar nga perspektiva e një të jashtmi,
duke mbushur madje edhe pikturat e tij më intime me një farë shkëputjeje.

Piktura
Intérieur, la dame en noir” është
një shembull shumë i mirë i kësaj. Lucy, në një fustan të zi të modës,
paraqitet duke rregulluar kapelën e saj. Dhoma në ‘
rue de
Rivoli’ është e mobiluar me mobiljeri lluksoze dhe pikturat në mur reflektojnë
shijen e Hessels-it për artistët më radikal të kohës.

 

Piktura
‘Légende de chevalerie’ e postimpresionistit dhe mikut simbolist, Maurice Denis,
e pikturuar në vitin 1893 – e cila u shit nga Christie-s në mars të vitit 2018
për një rekord prej 703,500 euro – varet sipër kokës së Lucy-t, ngjitur me
pikturën ‘Femme
de maison-Pierreuse’ të Henri de Toulouse-Lautrec. Këty mund të
identifikohen gjithashtu dy piktura nga Paul Cézanne: ‘Cinq baigneueses’,
sipër kornizës së derës, dhe pjesërisht e dukshme – portreti i Madame Cézanne,
larg në të djathtë të pikturës. Kjo është shtëpia e një çifti
tejet modern.

 

Po për
artistin që e ka pikturuar atë? Ne kemi disa ide rreth personalitetit të Vuillard-it.
Ai ishte një beqar, i cili jetoi me të ëmën e tij rrobaqepëse deri në të gjashtëdhjetat,
por ai ishte gjithashtu, disi qartë, një burrë qyteti.

 

Edhe
Proust-i e kishte të vështirë ta përkufizonte – personazhi Zen, Elstir në
kujtim të gjërave të së shkuarës, mendohet që të jetë një përshkrim i artistit
të turpshëm, por me shpirt të lirë, zemërthyer nga Misia.          

 

Pas
Luftës së Parë Botërore, pikturat u panë si nostalgjike – një paraqitje e një
botë të pafajshme, e cila tani ishte e humbur. Megjithatë, kjo injoron qasjen
pafundësisht radikale të Vuillard-it ndaj pikturës. Një simbolist dhe anëtar i
grupit të arstistëve ‘Les Nabis’, Vuillard-i kërkonte të çlironte ngjyrën, duke
e përdorur atë për të shprehur idetë dhe emocionet e tij.

 

Ai
kishte një tendencë për të hutuar pozuesit e tij me mjedisin, me atë çka i
rrethonte, duke krijuar skena të sheshta, me modele të zbukuruara të cilat
kishin një cilësi teatrale. Vëmendja e tij ndaj dizanjit dhe pëlhurave ishte ndoshta
një trashëgimi e profesionit të së ëmës si një rrobaqepëse, ndërsa mjediset e
brendshme që duken si skena, janë frymëzuar nga koha e tij si një dizenjues
skenash. Si një admirues i Ibsen-it dhe i Strindberg-ut, ai e dinte se, një
skenë shtëpiake, me emocionet e ndrydhura dhe me dhimbje të pashprehura, mund
të ishin po aq të fuqishme sa një veprim agresiv.

 

(Imazhi
1: Portretet e Édouard Vuillard-it të muzikantes Misia Natanson dhe të së bukurës
sëë shoqërisë, Lucy Hessel, reflektojnë një 40 vjeçar, i cili po merret me
paraqitjen e elementeve të ndryshme të shoqërisë pariziene)

 

(Imazhi 2: Édouard
Vuillard, “
La femme au fauteuil”
, 1896)

(Imazhi 3: Édouard Vuillard, “Intérieur”, la dame en noir, rreth vitit 1904)

 

(Imazhi 4: Lucy Hessel dhe bashkëshorti i saj ishin
koleksionistë të shumicës së artistëve modernë të ditës, siç mund të shikohet në
pikturat që stolisin sallonin e Hessels’-it, siç paraqitet nga Vuillard në këtë
vepër: “
Maurice
Denis, 
Légende de chevalerie”, 1893
)

 

(Imazhi 5: Lucy Hessel në sallonin “La Terrasse”, një
vilë e marrë me qira në Vasouy afër Honfleur në një vijë bregdetare të modës në
Normandi, 1904)

 

(Imazhi 6: Édouard Vuillard dhe Lucy
Hessel në Amfreville, në Normandi, 1907)  

 

Burimi:

https://www.christies.com/features/Edouard-Vuillard-Interieur-la-dame-en-noir-9645-1.aspx

 

Përzgjodhi dhe
përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty