ARTChristie'sTHESARËT E FSHEHUR: HENRI MATISSE DHE MODELET QË E...

THESARËT E FSHEHUR: HENRI MATISSE DHE MODELET QË E KANË FRYMËZUAR ATË

-

Ndërmjet ëngjëllit eterik dhe joshjes dioniziake!

Nga PRESTIGJOZJA SHËPIA E ANKANDEVE
CHRISTIES

 

“Unë
varem tërësisht nga modelja ime,” shkruante Henri Matisse në vitin 1939.
Artisti tërhiqej nga gratë e fuqishme, të cilat ai i konsideronte bashkëpunëtoret
dhe sfidueset e tij dhe që e frymëzonin për të arritur kulme të reja krijmtarie.
Megjithatë, është e drejtë të themi se, ai kërkonte shumë prej tyre. Siç
shkruan biografja e tij, Hilary Spurling, ‘Ata duhet të mësonin të jetonin me
tensiomin e padurueshëm që Matisse gjeneronte kur punonte.’

 

Shpërblimi i tyre ishte paraqitja e tyre si odaliska osmane
sensuale apo si vall
ëtare, në penelata të kuqe flakëruese, në blu dhe në të verdhë.                                                         

E para
u pikturua në Paris ndërmjet viteve 1916-1917 dhe paraqet një vajzë të re, më
flokë korbi të quajtur Lorette me të cilën artisti u fiksua. Në kohën e takimit
të tyre, Matisse ishte i shqetësuar, pasi kishte arritur kufinjtë e interesit të
tij në abstraksionin e pastër. Lorette rizgjoi pasionin tek ai pasionin për
formën femërore me aftësinë e saj kameleoneske për të transformuar pamjen e
saj, duke u lëkundur ndërmjet ëngjëllit eterik dhe joshëses dioniziake.                       

“Modelja
duhet t’ju shënjojë, të zgjojë tek ju një emocion që ju kërkoni ta shprehni’. –
Henri Matisse

 

Sipas Spurling-ut,
Matisse u përgjigj si “një kërcimtar që pushton pistën, duke e pikturuar atë
energjetikisht nga kënde të ndryshme dhe në perspektiva të çuditshme.’ Piktura,
Tête de femme penchée” (Lorette),
paraqet modelen nga afër, hijen e saj, sytë e saj t
ë lyer me rimel, duke u përballuer
me shikuesin dhe duke treguar forcën e personalitetit të saj. Marrëdhënia e tyre
ishte një marrëdhënie dashurie e luajtur në kanavacë, që vazhdoi deri në
dhjetor 1917, kur Matisse lëvizi me familjen e tij në jug të Francës.

 

Këtu,
ai filloi studimin e veprës së Michelangelo-s në shkollën vendore të arteve
zbukuruese (local École des arts décoratifs), ku i shkroi mikut të tij,
artistit fauvist, Albert Marquet (1885-1955), që ai kishte rënë “plotësisht në kurth”
me nudon femërore gjysëm të shtrirë të skulptorit “La Notte”. Piktura e Matisse
Nu demi couché”, e ngërthën
më së miri këtë fiskim. Ajo paraqet një grua të panjohur, shtrirë në një çafçaf
të bardhë, të freskët dhe të thjeshtë, lëkura e saj si alabastër na duket si një
skulpturë.  
             

 

Matisse-it
iu desh një vit që të gjente një zëvendësuese për Lorette-n, por në Nice ai u
takua me adoleshenten Antoinette Arnoud, një modele e turpshme, por e sigurt në
vetvete dhe me një ndjesi të lindur stili. Piktura “
Nu sur la chaise longue” u
pikturua në vitin 1920 dhe paraqet
Antoinette-ën të
shtrirë lakuriq në një shezllong të gjatë të kuq, flokët e saj të mbështjellë në
një turban të bardhë. Rreth asaj kohe Matisste shkroi, “Modelja duhet t’ju shënjojë,
të zgjojë tek ju një emocion që ju kërkoni ta shprehni.”

 

Piktura “Danseuse assise sur une table” u pikturua në vitin
1942 gjatë një periudhë kritike dhe me produktivitet të lartë të jetës së
artistit. Ndërkohë që, Matisse po mbahej i mbyllur në ish Hôtel Régina në Nicë,
në jetën e tij erdhi kontesha e gjallë italiane, Carla Avogadro.     

 

Piktura
që doli nga bashkëpunimi i tyre përfshin eksperimentimet radikale të artistit
me ngjyrat e sheshta, me shformimet dhe me linjat e forta. Trupi i Carla-s
është në forma të harkuara, si gjarpër, me shprehje pamore përkulshmërie.       

 

Poeti Guillaume
Apollinaire ka shkruar një herë për pikturat e Matisste se i kujtonin
‘shpërthimin e një drite të portokalltë’ – kjo pikturë është një shembull i
lavdishëm i kësaj.

 

(Imazhi
2:
Henri
Matisse, “
Tête
de femme penchée” (Lorette),
 1916-1917
)

 

(Imazhi
3:
Henri
Matisse, “
Nu
demi couché”
,
rreth vitit 1918)

 

(Imazhi
4:
Henri
Matisse, “
Nu
sur la chaise longue”
, 1920)
 

 

(Imazhi
5: Matisse duke pikturuar “Danseuse assise sur une table”, e kuqe e thellë në
studion e tij në Nice, shtator, 1942. Modelja e tij, Carla Avogadro, e ulur në
sfond. Fotografia nga André Ostier).

 

Burimi: https://www.christies.com/features/Matisse-and-his-models-9657-1.aspx

 

Përzgjodhi dhe
përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty