PIKTURËAmedeo ModiglianiÇFARË FSHIHET PAS STILIT TË PORTRETEVE TË QAFË-HOLLË-GJATËVE, SYBAJAMEVE...

ÇFARË FSHIHET PAS STILIT TË PORTRETEVE TË QAFË-HOLLË-GJATËVE, SYBAJAMEVE DHE BUZËHOLLËVE TË AMEDEO MODIGLIANI-IT?

-

Kush do ta kishte menduar Modigliani-n si globalist?!…

Nga ARTSY

 

Uniformiteti i
portreteve të mëvonshme të Amedeo Modigliani-it është një nga kuriozitetet më të
mëdha në historinë e artit modern. Por për këdo që mund të mendojë se artisti
italian vetëm po eksperimentonte me abstraksionin e portretizimeve, duke
paraqitur çdo pozues sikur të ishin nga të njëjtat fytyrë të gjata, sybajame, apo
buzëvogla, është intriguese të mësojmë se ai kishte disa arsye të thella
personale për depersonalizimin e portreteve të tij.  

 

“Modigliani ka qenë
duke vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e identitetit,” thotë kuratori Mason
Klein, e cili realizoi ekspozitën: “Ç’maskëzimi i Modigliani-t”, e organizuar
në Muzeun Hebre, me qëllim shqyrtimin e këtyre aspekteve të veprave të
artistit.

 

Kjo tendencë
stilistike, e cila është asociuar shumë me artistin, buron nga rritja dhe
edukimi i tij në Itali dhe përvoja e tij si frankofon, Hebrenjtë Sefardik
Italian (Sefardik – hebrenjtë me prejardhje spanjolle ose portugeze) në Paris,
gjatë çerekut të parë të shekullit të 20-të. Ajo çka gjeti Klein nga kërkimi i
tij ishte trashëgimia e Modigliani-t për të sfiduar etiketimet racore dhe
hegjemoninë e kulturës evropiane, që të gjitha, duke përqafuar globalizmin,
disa dekada përpara se Perëndimi të fillonte ta bënte diçka të tillë.  

 

Klein i trajton
vizatimet e tij si një lloj indi lidhës ndërmjet pikturave të tij të hershme, më
ekspresioniste si “Hebrenjtë” (1908), një vepre fauviste mahnitëse e vitit
1906, dhe portretet e nudot e tij të mëvonshme. Të pikturuara kryesisht gjatë
viteve 1908 dhe 1912, vizatimet variojnë nga skicat papapërgatitore për kokat e
tij prej gëlqereje dhe karitatet (skalitja e një guri në një figurë femërore të
shtirë, e përdorur si një shtyllë për të mbështetur pjesën e sipërme të një ndërtese
greke ose e stilit grek), deri tek ilustrimet e portreteve të pozuesve. Së
bashku, ato tregojnë një hapje ndaj hibriditetit, e cila nuk ka qenë rastësore.

 

Ndonëse shumica e
njërëzve mund ta mbajnë mend Modigliani-n si bohemin e përkryer tragjik, si
varfanjaku që pinte hashash dhe absinth, vdekja nga turbekulozi në moshën 35
vjeçare të të cilit bëri që e dashura e tij shtatëzënë, Jeanne Hébuterne të
hidhej nga dritarja. “Popullarizimi nga Hollywood për jetën e tij, në të
vërtetë, nuk shqyrton përbërësit social që e bën Modigliani-n të merrte flakë nga
arti joperëndimor sipas mënyrës së tij,” ka thënë Klein.

 

I lindur nga prindër
hebrenjë sefardikë, në vitin 1884 në Livorno të Italisë, Modigliani u rrit më
shumë nga e ëma e tij erudite me prejardhje franceze, dhe nga tezja, pasi
familja e tij e kamur u rrënua financiarisht. Kur biznesi i familjes
falimentoi, të dyja gratë hapën një shkollë gjuhe në qytet dhe ato i mësuan Modigliani-it
frengjisht dhe anglisht. Gjithashtu ishin ato që ushqyen dashurinë e tij për
artbërjen.

 

I sëmurë që në moshë
të re – me pleurit në moshën 11 vjeçare, me tifo në moshën 14 vjeçare dhe me turbekuzol
në moshën 16 vjeçare – djali kaloi orë të tëra në shtrat, duke mësuar përmendësh
Dante-n dhe duke lexuar veprat e Niçes dhe të filozofit hollandez të periudhës
së para-iluminizmit, Spinozën, i cili, sipas pjesës femërore të familjes së Modigliani-t,
ishte një i afërm i largët. (Kjo është kundërshtuar gjerësisht). Kur nuk ishte
me regjim shtrati, ai ndoqi shkollën e artit dhe e zhyti vetveten në artin Klasik
dhe atë të Rilindjes që mbushnin muzetë e Italisë. 

 

Një qytet portual
me një politikë dyersh të hapura, Livorno nuk kishte geto për hebrenjtë,
ndryshe nga qytetet e Evropës Lindore dhe disa rajone të tjera të Italisë. Por
vendi e kishte kaluar pjesën më të madhe të shekullit të 19-të, duke unifikuar
shtetet e tij të pavarura dhe që deri diku ishte një ‘turli’ kulturore dhe me
disa pjesë të saj shumë më të hapura ndaj influencave të huaja sesa shumë vende
evropiane të asaj kohe.  

 

Në anën tjetër, Parisi
ishte një vatër ksenofobie dhe antisemitizmi kur ai mbërriti atje në vitin 1906
në kërkim të skenës famëkeqe të artit avantgard të qytetit. “Në Francë ishte një
lëvizje e madhe nacionaiste për të spastruar elementët e huaj dhe të ‘papastër’,”
ka thënë Klein, i cili ka nxjerr në pah popullaritetin në atë kohë të teorive
pseudo-shkencore të cilat klasifikonin tiparet faciale (të fytyrës) për të ndërtuar
dhe justifikuar hierarkitë sociale, si faqet raciste të Édouard Drumont, i cili
i shpifte brutalisht për hebrenjtë.

 

“Kjo ishte diçka e
re për Modigliani-in,” thotë Klein. “Por ai ishte i vendosur në mënyrë unike që
të merrej me këtë gjë. Unifikimi (Risorgimento) i shekullit të 19-të, në Itali
dhe, idealet e tij universale mbi ligjërimin social, politik dhe fetar, ai i
ndau të gjitha këto në trekëndësha.”

 

Në avantazh të tij,
Modigliani fliste frengjisht rrjedhshëm, dhe dukej më shumë si latin sesa si
hebre. “Chagall ka thënë në Paris në çdo hap (që ai) ishte një hebre. Modigliani
mbërriti aty duke menduar se i përkiste atij vendi (Parisit),” ka thënë Klein.

 

Artisti ishte
gjithashtu i famshëm për veshjen e tij me stil, madje edhe atëherë kur ai nuk
mund të përballonte që të paguante qiranë në Montparnasse dhe më vonë në Montmartre.
Pablo Picasso një herë ka thënë se, “Modigliani ishte vetëm një njeri që dinte
se si të vishej”, ndërsa Modigliani ka thënë për rivalin e tij se, “Talenti nuk
është justifikim për t’u veshur siç duhet”.

 

Nuk është për t’u çuditur
që historia e mban mend Modigliani-in për mënyrat e tij bohemiane sesa hebrenjtë
e tij etnik (pasi ai nuk e praktikonte fenë). Megjithëse, lehtësia me të cilën
ai e maskonte etnicitetin e tij, e nxitën atë që ta deklaronte atë hapur; shpesh
ai vetprezantohej duke thënë, “Unë jam Modigliani, hebreu.”

 

“Ekspozita synonte kuptimin
e veprës së tij në mënyrë të integruar, [duke eksploruar] se si po përpiqej ai
në veprat e tij të hershme për të gjetur një mënyrë që do ta ndihmonte se si të
merrej me këto çështje konceptualisht dhe nëpërmjet pikturës,” ka thënë Klein.   

 

Një mënyrë për ta bërë
këtë, është që të kërkojmë për burimet e tij të frymëzimit. Në muzeun e parë
antropologjik të qytetit ‘Musée d’Ethnographie du Trocadéro’ (që u themelua në vitin
1878 në mes të një vrulli magjepsjeje pas pushtimeve ekzotike koloniale të
Evropës), ku ai hasi kokat joperëndimore, ku ne shikojmë influencën e tyre në skulpturat
e tij rreth viteve 1909 deri 1914 – buste që përziejnë së bashku elementët e
Afrikës Veriore, Azisë Juglindore, dhe artit të ishujve të paqësorit me artin
Cikladik dhe Klasicizmin e Rilindjes.

 

Në këto vepra, ne
shikojmë hundë të zgjatuara dramatikisht dhe sy vezak, të cilat u kthyen në trofeun
e skulpturave të tij dhe, sigurisht, edhe në pikturat e tij të mëvonshme, pas
përkeqësimit të shëndetit të tij, ai u detyrua ta ndalte skulpturimin dhe t’i
rikthehej furçës. (siç doli që pluhuri i gurit nuk i bënte mirë mushkrive
tuberkular, përveç vështirësive për t’i gjetur ato). “Sipas Klein, ne kemi më
shumë të bëjmë me një hibrid të burimeve të ndryshme etnike dhe kulturore, sesa
me fantazitë e tejtërsimit kafshëror që na sjell në mendje piktura ‘Les
Demoiselles d’Avignon’ nga Pablo Picasso (1907). “Modigliani nuk ishte i
interesuar në shfrytëzimin e mitit të gruas së hiperseksualizuar sipas mënyrës
së Picasso-s,” ka thënë Klein.   

 

Tiparet e
stilizuara të Modigliani-t, të paraqitura fillimisht në vizatimet e tij, por të
cilat u zhvilluan plotësisht në portretizimet e tij, “duket sikur vetëdija globale
ka qenë aty – tek veprat e Modiglian-it përpara vet fjalës ‘globale’,” ka thënë
Klein. “Kjo ishte një lëvizje e paramenduar nga Modigliani, një aspekt më shumë
bashkues sesa tjetërsues që është sot shumë e rëndësishme.”  

 

(Imazhi 1: Amedeo Modigliani, rreth vitit 1912)

 

(Imazhi 2: Amedeo Modigliani, “Kokë gruaje”, 1910-11)

 

(Imazhi 3: Amedeo Modigliani, “Lunia Czechowska”,
1919)

 

(Imazhi 4: Amedeo Modigliani, “Nudo me kapele”, 1908)

 

(Imazhi 5: Amedeo Modigliani, “Nudo femërore shtrirë në
krahun e saj të majtë”, rreth vitit 1909)

 

(Imazhi 6: Amedeo Modigliani, “Kariatid” (Lloj guri), c. 1911)

 

(Imazhi 7: Amedeo Modigliani, “Lola de Valence”,
1915)

 

(Imazhi 8: Amedeo Modigliani,
“Jeanne Hébuterne me bluze të verdhë”, 1918-19)

 

(Imazhi 9: Amedeo Modigliani,
“Kokë”, rreth vitit 1911)

 

Burimi: https://www.artsy.net/article/artsy-editorial-modiglianis-trademark-portrait-style

 

Përzgjodhi dhe përktheu
– ENKELEDA SUTI.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty