PIKTURËFrancis BaconGJENIALITETI I LUCIAN FREUD: Mjeshtri i pakapshëm, ka qenë...

GJENIALITETI I LUCIAN FREUD: Mjeshtri i pakapshëm, ka qenë një legjendë e gjallë.

-

Lucian Freud ka qenë një nga piktorët më të njohur dhe
me më shumë influencial i shekullit të 20-të. Stili i tij ekspresionist i
portretizimeve dallohet menjëherë, dhe me kalimin e kohës ai u kthye në një
legjendë të gjallë teksa vazhdoi që të pikturonte dhe të organizonte ekspozita
novatore deri në fund të jetës së tij të gjatë. Pavarësisht kësaj fame, ai
mbeti një figurë shumë private, i mbështjellë nga një mister i konsiderueshëm.

 

I lindur në një dinasti intelektualësh të cilët formësuan
një epokë të tërë të tillë si Sigmund, Anna, Clement, Emma, dhe Matthew Freud,
mund të supozojmë se Lucian Freud ishte gjithmonë i destinuar për të arritur
një lloj madhështie. Megjithatë, i gjithë talenti i trashëguar në botë nuk do
t’ju çojë askund nëse nuk dini se si ta përdorni atë, dhe Freud ia përkushtoi
me gjithë zemër të gjithë jetën e tij artit të tij.

 

Freud lindi në Berlin në vitin 1922, dhe jetoi atje
deri kur familja e tij u largua nga Gjermania për t’i shpëtuar Nazistëve në
vitin 1933. Pas kësaj, familja u vendos në një zonë të këndshme, të pasur, në
veri të Londrës të njohur si Vila Zvicerane.

 

Pasi u përjashtua nga shkolla, Freud ndoqi Shkollën Qëndrore
të Artit në Londër dhe Shkollën Lindore Anglikane të Pikturës dhe Vizatimit të Cedric
Morris në Anglinë juglindore. Më pas, Freud punoi si një shitës tregtar për një
kohë të shkurtër, dhe pas rikthimit nga ushtria në vitin 1942, ai u regjistrua
tek Kolegji Goldsmith ku filloi me zell ndjekjen e karrierës së tij.  

 

Në vijim të botimit të porosisë së tij të parë,
ilustrimet e një libri me poema, “Kulla prej Xhami” e Nicholas Moore, ekspozita
e parë e Freud-it, “Dhoma e piktorit” u zhvillua në vitin 1944 në Galerinë ‘Alex
Reid & Lefevre’.

 

Stili i hershëm i Freud-it shpesh referohej si
ekspresionist dhe surreal, duke qenë se figurat e tij të zymta dhe soditëse, shfaqen
vizualisht të pjerrta dhe të ekzagjeruara. Me evolimin e teknikës së tij të pikturimit,
stili i tij u transformua në nudo mishtore dhe në autoportrete me të cilat ai
asociohet më shumë në ditët e sotshme.

 

Për Freud ky ndryshim ishte instiktiv. Megjithatë,
stili i tij progresiv ishte ende i aksesueshëm, ndonëse subjektet e tij ishin
sfiduese, kombinimi që ai bënte kapte imagjinatën e publikut artdashës. 

 

“Unë nuk mendoj kurrë rreth teknikës në asgjë, sepse mendoj
se kjo të pengon,” ka thënë ai në një intervistë për Dokumentarin Omnibus, në
vitin 1984. “Unë mendoj se, nëse gjërat duken si të gabuara, apo të shëmtuara në
një mënyrë e cila, në fakt, e bllokon informacionin apo ndjesinë që ju po përpiqeni
që të arrini, atëherë me shumë gjasa jeni në rrugë të gabuar, por për këtë
duhet t’i besoni bojës.”

 

Freud ka qenë shumë privat dhe nuk fliste thuajse kurrë
me shtypin. Intervista ekstremisht e rrallë e Omnibus u realizua nga Jake
Auerbach, djali i Frank, si pjesë e një dokumentari për retrospektivën e tij në
Galerinë ‘Hayward’ atë vit.  

 

Freud, së bashku me bashkëkohësit e tij në “Shkollën e
Londrës” si Francis Bacon dhe Frank Auerbach, e vendosnin punën përpara çdo gjëje
tjetër në jetë. Në ditët e tyre të hershme, ky grup miqsh fitonte kaq pak para
nga arti i tyre saqë ata debatonin furishëm se kush paguante më shumë për darkë
kur dilnin së bashku. Për më tepër, ata ishin besimplotë mbi të ardhmen e tyre
dhe për artin e tuaj, dhe nuk dyshonin kurrë që një ditë ata do të ishin të
suksesshëm.

 

Me evolimin e teknikës së Freud, po kështu ndodhi edhe
me zgjedhjen e subjekteve të tij. Modelet e tij më të famshëm me shumë mundësi
ishte Sue Tilley, që ai e pikturoi për veprën gjysëm të përfunduar e vitit 1955,
e cila ka pozuar nudo për të në një sërë rastesh. Ai ka pikturuar gjithashtu një
numër të përzgjedhur njerëzish të famshëm, duke përfshirë një portret nudo të
Kate Moss shtatëzënë në vitin 2002, e cila më vonë u shit për 3 milionë paund
(afërsisht 5 milionë dollarë).

 

Në mënyrë të diskutueshme për disa, ai gjithashtu ka
pikturuar nudo edhe vet fëmijët e tij. Freud ka pasur shumë marrëdhënie në jetën
e tij, dhe ka thashetheme sipas të cilave ai ka qenë babai i 40 fëmijëve, megjithëse
numri zyrtar është 14.

 

Pavarësisht kultivimit të familje të madhe, Freud
vazhdoi që të fokusohej më shumë tek studio sesa tek jeta e tij familjare.
Vitin përpara vdekjes së tij në 2011, ai kaloi një ekspozitë të madhe të
fokusuar tek studio e tij në Qëndrën Pompidou, në Paris “Lucian Freud:
L’Atelier,” e cila mori vlerësime të furishme.

 

Ne mund të hamendësojmë se Freud ka qenë një burrë i çmendur,
egërsisht privat, që vazhdoi që të pikturonte deri sa vdiq. Ai dhe
bashkëkohësit e tij, Auerbach dhe Bacon ndryshuan fytyrën e pikturës britanike
përgjithmonë.

 

(Imazhi 1: Lucian Freud, “Lucian Freud “,1963)

 

(Imazhi 2: Lucian Freud, “Autoportret”, 1996)

 

(Imazhi 3: Lucian Freud, “Koka dhe shpatullat e një
vajze”, 1990)

 

(Imazhi 4: Lucian Freud, “Eli”, 2002)

 

(Lucian Freud, “Burri nga Donegal-i” (Donegal ne
veriperëndim të Irlandës, 2007)

 

Burimi: https://news.artnet.com/art-world/genius-lucian-freud-368807

 

Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty