PIKTURËAmedeo ModiglianiAMEDEO MODIGLIANI: MODERNIZUESI I PIKTURËS FIGURATIVE

AMEDEO MODIGLIANI: MODERNIZUESI I PIKTURËS FIGURATIVE

-

Artisti i portreteve
ikonike të fytyrave pariziane të fillim-shekullit të 20-të

 

Nga MUZEU TATE, Londër


shumë i njohur si piktor, përpara vdekjes së tij në moshën 35 vjeçare, Modigliani
ka krijuar gjithashtu skulptura dhe vizatime mbreslënëse. Megjithatë, legjenda
e jetës së tij të trazuar dhe vdekjes së hershme, dhe vetvrasja pasuese e së
fejuarës së tij të re, Jeanne Hébuterne, kanë hijëzuar arritjet e konsiderueshme
artistike të tij.
    

Siç
ka shkruar shkrimtari Arthur Pfannstiel në vitin 1929: “Jeta e Modigliani-t, një
artist ëndërrimtar, kaq shpesh i ngjan një legjende saqë është e vështirë të
dallojmë faktin nga trillimi.”
 

 

Ajo që
mbetet nga ky njeri i jashtëzakonshëm është një korpus veprash që modernizuan
pikturën figurative. Shpesh i karakterizuar nga trupat e tyre të zgjatur dhe
sytë e zbrazët, subjektet e tij janë qartësisht të dallueshme si vepra të “Modigliani-t”,
ku secila prej tyre na rrëfen histori të jetës dhe të artit të tij.

 

NUDOT E TIJ JANË KUNDËRSHTUAR SHUMË

 

Për ekspozitën e tij të parë dhe të vetme solo, Modigliani
pikturoi një seri nudosh, të cilat janë tani ndër pikturat e tij më të famshme.
Sipas legjendës, nudot tërhoqën kaq shumë turma rreth tyre në galeri saqë ato tërhoq
ën edhe vëmendjen
e nj
ë oficeri policie. Oficeri u ofendua, jo aq shumë nga lakuriqësia e tyre
sesa nga shfaqja e qimeve në organet gjenitale, dhe ai urdhëroi menjëherë
heqjen e tyre. Qoftë nëse kjo ka ndodhur në të vërtetë apo jo, është e sigurt që
ekspozita tërhoqi imagjinatën e publikut, dhe kontribuoi në reputacionin e Modigliani-it
si një ‘playboy’ skandaloz. Për më tepër, ‘gratë moderne’ të Modigliani-it, shikohen
nga disa si simbole të seksualitetit dhe të shpërfilljes. Vështrimi dhe pozimi
i tyre mospërfillës, paraqesin gra të cilat janë nën kontroll të trupit të tyre
dhe të mënyrës së tyre të jetesës (modelet në atë kohë fitonin deri diku goxha
para). Kjo, në vetvete, ishte një deklaratë e vërtetë.  

AI DASHURONTE POEZINË

“Unë nuk kam takuar kurrë një
piktor që ta dashuronte poezinë kaq shumë.” – Ilya Ehrenburg

 

Thuhej
se, Modigliani recitonte rregullisht Dante-n dhe poetë të tjerë përmendësh.
Gjithashtu ai ka pikturuar një sërë poetësh dhe shkrimtarësh bashkëkohor të
mirënjohur, duke përfshirë Blaise Cendrars, Guillaume Apollinaire dhe Jean
Cocteau. Teksti i tij i parapëlqyer ishte ‘Les Chants de Maldoror’ nga
Comte de Lautréamont (Isidore-Lucien Ducasse), të cilin ai e mbante
kudo me vete në xhepin e tij. Arsyeja për fiksimin e tij me këtë tekst të veçantë
mund të ketë qenë për shkak të lidhjes me vet jetën e tij. Ducasse mbahej mend
anektodalisht si një “gjeni i sëmurë” dhe një “vetmitar”. Modigliani mund të
ketë ndjerë se ky poet vetmitar reflektonte vet gjendjen dhe statusin e tij të
huaj si një hebre italian në Paris.

AI VIZATONTE VAZHDIMISHT

 

“Që të bëj një vepër, duhet të kem
një person të gjallë…Unë kam nevojë që ta kem përballë meje.” – Amedeo
Modigliani

 

Modigliani-it
i pëlqente që të vizatonte përesë gjalli. Megjithatë, ndonjëherë ai mund të ketë
përdorur fotografitë për referencë, më shpesh, pikturat e tij fillonin kur ai punonte
drejtëpërdrejtë nga një model. Ai ishte një vizatues i fiksuar dhe shpesh
nxirrte letër dhe laps në kafene ose në rrugë, një ushtrim nga ana e tij e cila
është përshkruar si “gjimnastikë grafike”. Këto vizatime, u kthyen në diçka
paraprakisht thelbësore për pikturat e tij, si edhe atëherë kur ai i këmbente
ato për të artikuj material për të cilat nuk kishte para për t’i paguar.  

SKULPTURAT E TIJ MUND TË JENË BËRË NGA
GURË TË VJEDHUR

 

Për
disa vite të jetës së tij, Modigliani e braktisi pikturën për t’u fokusuar tek
skulptura. Ai madje u zgjodh për të ekspozuar në ‘Salon d’Automne’ në vitin
1912, një nder i madh për një artist të ri në atë kohë. Megjithatë, për shkak të
vështirësive të tij financiare, biografët kanë hamendësuar se si ia ka dalë Modigliani
që të përballojë materialet e shtrenjta të nevojshme për të realizuar këto
vepra. Mund të ketë ndodhur, që si një numër skulptorësh të tjerë në atë kohë,
me raste ata merrnin ‘borxh’ gur për të punuar me veprat e tyre. Montparnasse,
ku jetoi ai, ka qenë një nga zonat e fundit të Parisit që u rinovua, që kishte
një pasuri të tërë mënjanë me gur gëlqerorë për godinat e saj. Me shumë mundësi
nuk është koinçidencë që seria e skulpturave të “Kokave” të Modigliani-it janë
skalitur nga i njëjti lloj guri.

 

AI NUK KISHTE FRIKË TË SHPREHTE ATË QË
MENDONTE

 


vitin 1918, Modigliani dhe partnerja e tij, Jeanne Hébuterne, vizituan
impresionistin e famshëm
Pierre-Auguste Renoir. Me
shumë mundësi duke besuar se, Modigliani-it do t’i pëlqente ta ngacmonte paksa
(me shaka), Renoir i rrëfeu atij se ai nuk besonte se një pikturë nudo ishte e
përfunduar nëse ai nuk do të ndjente dëshirën për t’i futur një shuplakë të
pasmeve të saj. Por në vend që të qeshte, Modigliani e ndërpreu bisedën shkurt,
duke i kthyer prerazi përgjigjen: “Mua nuk më pelqejnë mollaqet.”

 

Kjo përgjigje
e supozuar nga ana e tij, është një shembull se si e jetoi jetën Modigliani
sipas kushteve të tij, pa ndjesinë për të qenë i respektueshëm me individët e tjerë
të arrirë. Gjithashtu diçka e tillë mund të lexohet si një shenjë respekti ndaj
modeleve të tij femra. Pavarësisht të metave të tij të shumta, kur shikoni
portretet e Modigliani-t, ato mund të lexohen si të pikturuara me empati dhe
emocion.

 

(Imazhi
1: Amedeo Modigliani nga një fotograf i panjohur)

 

(Imazhi
2: Amedeo Modigliani, “Nudo e shtrirë”, 1919)

 

(Imazhi
3: Amedeo Modigliani, “Jeanne Hébuterne”, 1919)

 

(Imazhi
4: Amedeo Modigliani, “Vazo me
kariatide [lloj guri]”, rreth vitit 1914)

(Imazhi 5: Amedeo Modigliani, “Kokë”, rreth viteve 1911–12)

(Imazhi 6: Amedeo Modigliani, “Fshatari i vogël”, rreth vitit 1918)

(Imazhi
7: Amedeo Modigliani, “Beatrice Hastings”, 1915)

 

Burimi:
https://www.tate.org.uk/art/lists/five-things-know-amedeo-modigliani

 

Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty