ARTArtsperSKULPTURA “NËNA” NGA LOUISE BOURGEOIS

SKULPTURA “NËNA” NGA LOUISE BOURGEOIS

-

SKULPTURA “NËNA” NGA LOUISE BOURGEOIS

“Të gjitha veprat e mia, të gjitha
subjektet, e kanë origjinën e tyre tek fëmijëria ime.”

Nga REVISTA ARTSPER

Disa fjalë për artisten

Louise Bourgeois ka qenë një skulptore dhe artiste plastike,
e cila lindi në Paris, më 25 dhjetor 1911 dhe, vdiq në Nju Jork, më 31 maj
2010. Ajo ka punuar veçanërisht mbi universalitetin, marrëdhëniet ndërmjet
qenieve, dashurinë dhe frustracionin ndërmjet të dashuruarve apo anëtarëve të së
njejtës tematikë familjare, si edhe gjithashtu mbi erotizmin, por vepra e saj
ka të bëjë me prokrijimin, lindjen dhe pjellorinë, nën formën e “shtëpive-gra”,
duke përzier trupin me arkitekturën. Parimi udhëheqës i punës së saj ka qenë
fallusi (organi seksual mashkullor) (që përfaqësonte të atin e saj) dhe një
merimangë, e cila përfaqësonte të ëmën.

Vepra

“Maman” është pjesë e një serie skulpturash, shumica e të
gjithave të titulluara “Merimanga”. Ajo iu porosit Louise Bourgeois për
inagurimin e pjesëmarrjes së saj në “Serinë Unilever” në vitin 1999 dhe u
ekspozua në “Sallën Turbine të Londrës”, në Mbretërinë e Bashkuar. Merimanga,
ka zbritur tashmë në Paris, Shën Petërburg, Tokio, Kopenhagen, Denver, Qytetin
Kansas, San Francisco, Nju Jork, Londër dhe në Kanada.

“Maman” përdor sërish temën e merimangës, mbi të cilën Louise
Bourgeois kishte punuar tashmë në një vizatim të vogël me bojë dhe qymyr në
vitin 1947, dhe ajo na zbulon karakterin autobiografik të veprës së saj. Në të
vërtetë, ne mund ta interpretojmë këtë vepër si një tribut për të ëmën e saj, Joséphine
Bourgeois, e cila riparonte sixhade në studion e bashkëshortit të saj në Paris
dhe të cilën artistja e shikonte kur ishte fëmijë. Në këtë skulptrurë, ne gjejmë
metaforën e tjerrjes, të thurjes, të kujdesit dhe të mbrojtjes. Tema e mëmësisë
është gjithashtu e pranishme, nëse do të shikonim barkun e merimangës: si një
lloj xhepi i thurur me 26 vezë të mermerta.

Këtu, është e rëndësishme të dimë s,e nëna e Louise-s vdiq
kur ajo ishte 21 vjeç. Rrjedhimisht, ajo u përpoq të kryente vetvrasje për
shkak të dhimbjes së thellë që ndjeu. “Merimanga ësht
ë
n
jë odë për nënën time (…) sepse nëna ime
ishte një merimangë e zgjuar, e duaruar, e pastër, e dobishme, e arsyeshme, dhe
kryesore.” Madhësia e madhe e kësaj vepre tregon rëndësinë e subjektit për
artisten, pak a shumë si në Mesjetë kur disa personazhe tregoheshin në mënyra të
shproporcionuara për të nënkuptuar pushtetin e tyre.

E isntaluar në hapësira urbane apo muze, kjo skulpturë mund të
shikohet në dy mënyra. Kalimtarët mund të ecin ndërmjet këmbëve, duke u bërë
pjesë e veprës dhe skulptura mund të shikohet gjithashtu si një strehë apo si
nj
ë çati mbrojtëse për
kalimtarët. Ose, ky insekt mund të nënkuptojë pasigurinë, apo madje edhe kërcënimin,
për shkak të madhësisë së saj, materialit të përdorur dhe ngjyrës së saj të zezë.
Gjithsesi, ajo është pjesë e jetës së banorëve të cilët duhet ta bëjnë atë që
të qeshë apo që t’i japin asaj një farë kuptimi. Dhe kjo ësht
ë ajo që i dha shekulli i 20-të artit:
transformimin e artit, duke e bërë atë të arritshëm për të gjithë.

(Imazhi
1: Maman, Bronz, 1999)

(Imazhi
2: Maman, Bronz,mermer, 1999)

Burimi:
https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/3826/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty