ARTArtsperKUSH ISHTE JEAN-MICHEL BASQUIAT?

KUSH ISHTE JEAN-MICHEL BASQUIAT?

-

Nga REVISTA ARTSPER

Kush ishte Jean-Michel Basquiat? Ky personazh misterioz i skenës së artit
bashkëkohor të viteve 1980, vazhdon të na magjepsë edhe sot. Arti i tij,
njëherësh i papërpunuar dhe naiv, dhe i mbushur me influenca nga arti i rrugës vazhdon
të frymëzojë sot artistë të shumtë. Artsper ka përzgjedhur 12 fakte që duhet të
dini rreth jetës shumë të shkurtër, por të pasur të artistit Jean-Michel
Basquiat. 

 

#1

Në moshën 17 vjeçare,
ai u largua nga shtëpia e prindërve në Brooklyn për të jetuar në Manhattan-in e
poshtë. Ai ia doli që të  mbijetonte duke u përplasur nëpër shtëpitë e shokëve të tij përkohësisht,
apo duke jetuar në rrugë me pijanecët dhe drogaxhinjtë. Ai mbijetoi duke shitur
t-shirts dhe kartolina të bëra vet.

 

#2

Jean-Michel Basquiat jetoi në shtëpinë e Larry Gagosian për
një vit. Ai punonte në një hapësirë bodrumi. Pikturat e tij u ekspozuan në Galerinë
Gagosian në Hollywood-in Perëndimor. Në atë kohë, ai ishte i lidhur me
Madonna-n, dhe ajo jetoi me ta për disa muaj.

 

#3

Në moshën 11 vjeçare,
Basquiat fliste tre gjuhë: anglisht, frengjisht, dhe spanjisht. E ëma e tij
ishte portorikane dhe i ati haitian dhe që të dy i flisnin atij në gjuhën e tyre
mëmë.  

 

#4

Kritiku i artit të
‘The TIME’, Robert Hughes, thoshte për Basquiat se ai ishte “Eddie Murphy i botës
së artit” dhe ajo që njerëzit pëlqenin tek ai ishte personi i tij “i ri, i
zhurmshëm…”. Ndërsa për mikun
e ngushtë të Basquiat, Keith Haring që ai nuk ishte asgjë veçse një “zbukurues
diskosh”.   

 

#5

Kur ai ishte fëmijë,
e përplasi nga një makinë, duke i shkaktuar atij dëmtime të brendshme serioze.
Për ta shpërqëndruar atë gjatë kohës në spital, e ëma i dha atij një libër mjekësor
“Anatomia e Gray-t”, e cila më vonë e frymëzoi emrin e bandës së tij “Gray”. Më
e rëndësishme, ky libër ishte një referencë kryesore për veprën e tij artistike,
duke qenë se stili i tij përcaktohej nga simbolet dhe imazheria e gjuhës
anatomike.

 

#6

Basquiat
kishte një bandë rroku të titulluar “Gray”. Ai gjithashtu prodhoi një disk ‘hip
hop’ të titulluar “Beat Bop”. Basquiat dizenjoi kapakun e kësaj pjese, e cila tërhoqi
vëmendjen e koleksionuesve të artit dhe të disqeve.

 

#7

Me shumë mundësi,
ai ka qenë një nga anëtarët më të rinj të Muzeut të tij të preferuar, Muzeut
Brooklyn. E ëma e tij e çonte atë shpesh në Muze në Manhattan kur ai ishte ende
i ri dhe ajo e nxiste talentin e tij artistik.

 

#8

Në moshën 21 vjeçare,
Basquiat ishte artisti më i ri që ekspozoi “Documenta VII”, në Kassel, në Gjermani.

#9

Të dy, Muzeu i
Artit Modern dhe Muzeu i Artit Amerikan ‘Whitney’ i refuzuan veprat e Basquiat.

 

#10

Në fillim të viteve
1980, Basquiat nuk ka qenë i afiluar me asnjë bankë dhe ai refuzonte të kishte
një llogari bankare. Ai i mbante të gjitha paratë e tij në loft-in e tij, të
fshehur poshtë sixhades, ndërmjet jastekëve të divanit të tij dhe tek librat.   

 

#11

Ai u shfaq në videon
muzikore të Blondie-s “Rapture”. Debbie Harry and Chris Stein blenë pikturën e
parë të Basquiat për 200 dollarë.

 

#12

Ai e filloi si
artist grafiti dhe përdorte nofkën “Samo” (që do të thotë – for Same Old Sh*t)
me mikun dhe bashkëpunëtorin Al Diaz. Ai i vendoste në mënyrë strategjike artin
e tij afër galerive dhe muzeve dhe ku artistët ekspozonin veprat e tyre në mënyrë
që të bëheshin të njohur. Në vitin 1978, Revista “Village Voice” (Zëri i
fshatit) e uruan atë që u spikat në këtë mënyrë.

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/12-facts-know-jean-michel-basquiat/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty