ARTArt FigurativPETER DOIG: MJESHTRI I PEISAZHEVE!

PETER DOIG: MJESHTRI I PEISAZHEVE!

-

Nga REVISTA ARTSPER

Peter Doig është një piktor skocez
i lindur në vitin 1959. Ai u rrit ndërmjet Trinidad dhe dhe Kanadasë. Ai nuk u
kthye në Mbretërinë e Bashkuar deri në moshën 20 vjeçare për të studiuar art
tek Shkolla e Artit Wimbledon. Më pas, ai ndoqi Shkollën e Artit të Shën
Martinit. Ai u bë i famshëm në fillim të viteve 1990 me ekspozitën në Galerinë
e Artit Kapela e Bardhë. Aktualisht, Peter Doig përfaqësohet nga Galeria
“Victoria Miro”. Suksesi i tij ka ndodhur në të njëjtën kohë me shfaqjen e një
vetëdije të re lidhur me pikturën figurative me rigjallërimin e interesit tek portreti
dhe peisazhi tradicional.  

Edhe në vitet e hershme të karrierës së tij, pikturat e tij
ishin thelbësisht piktura në format të madh. Paleta e ngjyrave të përdorura nga
Doig është e pazakontë, duke variuar nga hijet e rozës tek portokalli dhe blu e
errët. Personazhet duken të humbura në mes të natyrës që është jashtë kontrollit. Këto kompozime na
kujtojnë Romantikët Gjermanë, Edvard Munch, Simbolizmin dhe Edward Hopper.

Peisazhet e tij me dëborë dhe pyjet romantike me yje dhe pemë
nuk janë peisazhe realiste të pikturave në mjedise të hapura. Në këto piesazhe
ka një mungesë ekzekutimi përshkrues. Shpesh vizionet e tij gëlltiten nga trashësia
e natës dhe nga aureolat e mjegullta të dritës. Veprat e tij shprehin papërshtatshmërinë
e njeriut bashkëkohor të izoluar dhe të humbur përballë natyrës së
mrekullueshme. 

Vepra e Peter Doig është e mbushur me një mjedis, që kap çastet e përjetshme të qetësisë ideale. I frymëzuar nga fëmijëria
e tij në Kanada, kanoet e Peter Doig-ut janë kthyer në një emblemë të veprave të
tij. Te reflektuara në ujë si një jetë e dyfishtë, një dimension i tretë, kanoe
shikohet e pasqyruar në nj
ë mënyrë magjike dhe madje mistike.
“Kanoe” është një nga pikturat e ti më përfaqësuese. Në këtë pikturë, ai shpreh
bukurinë dhe qetësinë e një liqeni të qetë. Ai ilustron gurgullimat e gjelb
ërta të ujit deri në përsosmëri, por gjithashtu trashësinë e ëmbël
të netëve të verës.     

Figura bashkëkohore e dëborës, duket si jashtë vendit në këtë
peisazh me qiellin dhe kurbat e tij impresioniste. Doig mjeshtëron këtë efekt
pikturimi duke krijuar një atmosferë të llojit të dimensionit të katërt nëpërmjet
qetësisë mbytëse dhe lag
ështinë e borës që valëzin. Këtu, piktori kap një farë ndjenje
nostalgjie që nuk mund të kapet kurrë nga një fotograf. Percpetimi fizik i
pikturave i transformon këto kujtime gjenerike në diçka më të zjarrt
ë dhe më të dëshirueshme
se sa ato të shikuesit.

Totalisht të dukshme, por fizikisht të paaksesueshme, Peter
Doig e vendos shtëpinë e Arkitektit në grykë në një peisazh me pemë po aq të dendur
sa një pikturë gjysëm e përfunduar e Jackson Pollock. Ajo ësht
ë një skenë kërcënuese
që na kujtojnë, n
ë të njëjtën kohë, pikturat e Edward Hopper-in apo të Andrew Wyeth-in. Pavarësisht
pyllit të gjelbër të harlisur dhe arkiteturës surprizuese të shtëpisë, janë
degët që derdhen nëpër kanavacë ato që kapin syrin e shikuesit. Peter Doig ka
rishpikur hierarkinë e imazhit dhe mënyrën se si ne e kuptojmë atë.  

(Imazhi
1: “Riviera e madhe”, 2001-2002)

(Imazhi
2: “Kanoe liqeni’, 1997)

(Imazhi
3: “Diell i portokalltë”, 1995-1996)

(Imazhi 4: Shtëpia e artitektit në grykë”, 1991)

(Imazhi 5: “Kositësja”, 1990)

(Imazhi 6: “Kanoe e bardhë”, 1990-1991)

(Imazhi 7: “Pellgu i jetës”, 1993)

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/peter-doig-master-landscaping/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty