ARTArtsperFUTURIZMI ITALIAN: NJË NGA LËVIZJET MË REVOLUCIONARE DHE AVANTGARDE...

FUTURIZMI ITALIAN: NJË NGA LËVIZJET MË REVOLUCIONARE DHE AVANTGARDE TË PERIUDHËS!

-

Nga REVISTA ARTSPER

Futurizmi ishte një lëvizje artistike dhe letrate në fillim të shekullit të
20-të në Evropë.

 

“Ne duam që t’i këndojmë dashurisë për rrezikun, (…) Ne deklarojmë se,
shkëlqimi i botës është pasuruar nga një bukuri e re: bukuria e shpejtësisë
(…) Një automobil që garon me kofanon e tij të zbukuruar me tuba të mëdhenj
si gjarpërinj me frymë shpërthyese…një motor makine që hungërin dhe që duket
sikur po rend si një automatik, është më e bukur se skulptura Fitorja e Samothrace-s.
(…) Ne duam të glorifikojmë luftën (…) Ne duam të shkatërrojmë muzetë.”
(Manifesti Futurist, 1909)

 

Futurizmi u shpall
në vitin 1909 nga Filippo Tommaso Marinetti, një shkrimtar italian, në
Manifestin Futurist të publikuar në gazetën Figaro. “Shpejtësia” dhe koncepte të
tjera moderniste luajtën një rol qëndror në vizionin e tij për lëvizjen. Artistët
udhëheqës të Futurizmit ishin Giacomo Balla, Umberto Boccioni, Carlo Carra,
Luigi Russolo dhe Gino Severini. Ekspozita e tyre e parë u zhvillua në Milano,
në vitin 1910. Ato shkruan manifesto të tjerë Futurist së bashku. Motivacioni i
tyre shtrihej në pasionin e tyre për jetën, makineritë e së ardhshmes dhe një
farë ndjesie zemërimi kundër mbizotërimit të vlerave “borgjeze”.             

 

Pikturat e para
futuriste ishin në stilin post-impresionist. Dy piktura të hershme nga Giacomo
Balla, “Drita e rrugës” (1909-1910) dhe “Vajzë duke vrapuar në ballkon” (1912)
janë shembuj shumë të mirë të kësaj trashëgimie post-impresioniste.

 

Llampat e rrugës
dhe dritat e saj rrezatuese simbolizonin modernizmin. Metoda e piktorit ishte
divizioniste, duke shpërbërë dritën, në një krahë dhe, lëvizjen e vajzës, në
krahun tjetër.

 

Umberto Boccioni
gjithashtu përdori penelata divizioniste, duke ndarë ngjyrat në penelata individuale,
duke ndjekur paraardhësit e tij post-impresionistë. “Qyteti ngrihet” (1910)
mishëron idenë e shpejtësisë dhe të dhunës së Manifestit të Marinetti-t, “Ne do
t’i këndojmë turmave të mëdha të shqetësuara nga puna, kënaqësia dhe revolta”.
Ideja e njeriut si një individ thuajse nuk ekzistonte, por nocioni i kaosit
kullon nga ky ekstrakt.

 

Piktori Carlo Carra
gjithashtu aderonte në këtë lëvizje. Pikturat e tij ishin të guximshme dhe
energjike. “Funerali i anarkistit Galli” (1910) paraqet kaosin e shkaktuar nga
kjo ngjarje. Brutaliteti i grindjes ndërmjet njeriut dhe kalit është goditëse; është kaq e
tensionuar saqë duket sikur lëviz/del përtej kuadrit të pikturës.

 

Kjo shprehje “përtej
kuadrit” është e rëndësishme tek artistët futuristë italian si Luigi Russolo
dhe pikturat e tij, “Parfumi” (1910) dhe “Muzika” (1911). Artisti e fton
publikun për të zbuluar një rëndësi edhe më të fuqishme nëpërmjet pikturës dhe
ky kuptim lulëzon përtej vetë kanavacës.

 

Gino Severini ka
qenë një nga të parët që u vendos në Paris në vitin 1906. Subjektet e tij të
pikturimit janë vallëzimi dhe trupat në lëvizje. Tek piktura “Dinamizmi i një
trupi njerëzor” (1914), është e dukshme mënyra e veçantë e përfaqësimit të
lëvizjes nga Severini.  

(Imazhi 1: Giacomo Balla, “Dritat e rrugës”, 1910)

(Imazhi
2:
Giacomo
Balla, “Vajzë duke vrapuar në ballkon”, 1912)

 

(Imazhi
3:
Umberto
Boccioni, “Qyteti ngrihet”, 1910)

 

(Imazhi
4:
Carlo Carra, “Funerali i anarkistit Galli”, 1910)

 

(Imazhi
5: Luigi Russolo, “Parfumi”, 1910)

 

(Imazhi
6:
Luigi
Russolo, “Muzika”, 1911)

 

(Imazhi
7:
Gino
Severini, “Dinamizmi i trupit njerëzor”, 1914)

 

(Imazhi
8: Luigi Russolo, “Dinamizmi i një automobili”, 1913)

 

(Imazhi
9: Umberto Boccioni, “Qyteti ngrihet”, 1910)

 

(Imazhi
10: Umberto Boccioni, “Dinamizmi i një futbollisti”, 1912)

 

(Imazhi
11: Giacomo Balla, “Fluturimi i dallandysheve”, 1913)

 

(Imazhi
12: Giacomo Balla, “Dinamizmi i një qeni në zinxhir”, 1912)

 

Burimi:
https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/italian-futurism-manifesto-dynamic/

Përzgjodhi dhe
përktheu – Enkeleda Suti.

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty