ARTMARK ROTHKO: Ëndrra mistike...Kënaqësi fetare...Ekstazi medituese...

MARK ROTHKO: Ëndrra mistike…Kënaqësi fetare…Ekstazi medituese…

-

Intoksikim ngjyrash…

Ngritja e atmosferës…

Bekime enigmatike…

Nga REVISTA ARTSPER

Është e vështirë që të gjejmë një
fjalë, një koncept apo një ide për të përshkruar veprat e Mark Rothko-s. Ato
vetimponohen, ofrojnë vetëkënaqësi pasive dhe na absorbojnë plotësisht.
Spektatori goditet nga fushat e mëdha të ngjyrave, vështrimi i tyre magjepset
pa qenë nevoja që mendja të kuptojë apo identifikojë qartësisht emocionin pamor
që zgjohet.               

MARK ROTHKO
LINDI SI MARCUS ROTHKOWITZ

Frika rreth rritjes
së influencës naziste në Shtetet e Bashkuara bëri që ai të adoptonte emrin e
anglikanizuar si Mark Rothko në janar të vitit 1940.

 

HANS HOFMANN
KA QENË MËSUESI I MARK ROTHKO-S

Për Hofmann-in,
bollëku i ngjyrave dhe sipërfaqja ishin shenjat e një personaliteti hedonist.

 

AI KA QENË NJË
MËSUES PËR FËMIJË  

Nga mosha 28 deri në
49 vjeçare, Mark Rothko ishte mësues vizatimi për fëmijë tek Qendra Hebraike e
Brooklyn-it.

 

MARK ROTHKO
KA QENË NJË PRAKTIKUES I FAMSHËM I PIKTURËS SË FUSHAVE ME NGJYRA

Clement Greenberg
ishte i pari që identifikoi tendencën e pikturës së Fushave me Ngjyra, e cila
fjalë për fjalë do të thotë: “pikturimi i fushave me ngjyra.” Megjithatë, Mark
Rothko e refuzoi çdo etiketë të cilat ai i gjykonte si “asgjesuese.” Për të,
ngjyra ishte thjesht një instrument në një krijim më të madh.
   

 

NJOHJA
ARTISTIKE E MARK ROTHKO-S KA QENË NË MËNYRË JO TË DREJTËPËRDREJTË PËR SHKAK TË
CIA-S

Ky informacion është
konfirmuar në një artikull të publikuar më 22 tetor 1995 nga dy ish agjentë të
CIA-s. Për shkak të mungesës së figurave njerëzore në ekspresionizmin abstrakt,
veprat i shmangeshin pyetjes së mirëqenies së klasave, CIA kërkonte të
financonte një program që synonte njohjen dhe mbulimin mediatik të kësaj lëvizje
artistike. Tom Barden, ish sekretar ekzekutiv i MoMA (Muzeu i Artit Modern në
Nju Jork) dhe një ish agjent i CIA-s kanë deklaruar: “Unë mendoj se, ai ka qenë
divizioni më i rëndësishëm që CIA ka pasur dhe mendoj se, ai ka luajtur një rol
vendimtar në Luftën e Ftohtë.”

 

Megjthëse, ka shumë
të ngjarë që artistët të mos kishin asnjë dijeni lidhur me këto financime,
historiani britanik, Stonor Saunders sugjeron se, ekspresionizmi abstrakt nuk
do të ishte njohur, vlerësuar dhe çmuar kaq shumë pa ndihmën e CIA-s.

Në maj të vitit 2012, piktura “E portokalltë, e kuqe, e
verdhë” (1961) u shit në ankand për 87 milionë dollarë Muzeut Guggenheim të
Nju Jorkut.

 

MARK ROTHKO
E URRENTE IDENË QË SPEKTATORËT TË SHQETËSOHESHIN NGA VEPRA TË TJERA PËRVEÇ TË
TIJ

“Do të ishte mirë që
të ngrihej një vend i vogël nëpër të gjithë vendin, si një kapelë ku udhëtarët,
apo endacakët, mund të vijnë për një orë dhe të meditojnë mbi një pikturë të
vetme të varur në një dhomë të vogël, dhe vetëm.” – Mark Rothko

 

ROTHKO E
KONSIDERONTE VETVETEN NJË “BËRËS MITESH”

Një lexues i ethshëm
i filozofisë dhe i veprave klasike, arti i tij tregonte një shije për tragjedinë
mistike, apo madje edhe mitike. Sipas tij, “Përvoja tragjike ngazëllyese është
për mua i vetmi burim arti”.

 

AI E
ZHVENDOSJE QENDËRN E INTERESIT NË MËNYRË TË VETËDIJSHME: TEK AKTI I TË PARIT,
JO TEK AKTI I TË KUPTUARIT 

Sipas Rosenblum, në
vitin 1961, Mark Rothko ia doli me sukses që të mohonte individualizmin
personal falë kësaj vetzbehjeje, duke e bërë për pasojë veprën e tij edhe më
“sublime”!

 

NJË
ANUREIZËM QË E PENGONTE TË PIKTURONTE PIKTURA TË MËDHA ÇOI NË VETVRASJEN E TIJ
NË VITIN 1970

Pyetjes “Përse e vrau ai veten?” një nga miqtë e tij, John Hurt Fischer i është përgjigjur,
“Unë kam dëgjuar shpjegimet e ndryshme: ai ishte keq me shëndet, ai nuk kishte
prodhuar asgjë në gjashtë muaj, ai u ndje i refuzuar nga bota e artit shijet e
paqëndrueshme t
ë të cilëve ishin kthyer nga piktorët më të rinj, më inferior. Ndoshta ishte
pak nga të gjitha këto gjëra, unë nuk e di. Por intuita ime është që zemërimi i
tij afatgjatë ka qenë një nga shkaqet. Sepse ky ishte zëm
ërimi i justifikuar i një njeriu që e dinte se
ishte i destinuar për të pikturuar tempuj, dhe që pa se si kanavacat e tij u
panë vetëm si mallra tregtare mondane.”   

 

(Imazhi 1: Mark
Rothko, “E verdhë mbi të purpurt”, 1956)

 

(Imazhi 2: Mark
Rothko, “E kuqe e lehtë mbi të zezë”, 1957)

 

(Imazhi 3: Mark
Rothko tek Muzeu Guggenheim, në Nju Jork)

 

(Imazhi 4: Portret
i Rothko-s, rreth vitit 1940)

Burimi:
https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-things-know-mark-rothko/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty