ARTArtsperNIKI DE SAINT PHALLE: ARTI I SAJ...NJË ODE PËR...

NIKI DE SAINT PHALLE: ARTI I SAJ…NJË ODE PËR FEMINILITETIN!

-

Nga REVISTA ARTSPER

“Në zemrën njerëzore ka një nevojë për t’i shkatërruar
të gjitha. Të shkatërrosh do të thotë të afirmosh vetë ekzistencën përballë dhe
kundër gjithçkaje.” – Niki Saint Phalle     

 

Niki nuk ishte emri i saj i vërtetë  

Lindur në vitin
1930, Niki de Saint Phalle i është vënë fillimisht emri Catherine Marie-Agnès Fal de
Saint Phalle. Nëna e saj, Jeanne-Jacqueline Harper, ishte amerikane dhe babai i
saj, André Marie Fal, ishte francez.     

 

Ajo ka mbajtur një sekret të madh

Për pjesën më të
madhe të jetës së saj, Saint Phalle ka ruajtur një sekret traumatik; ajo është
përdhunuar nga i ati vetëm në moshën njëmbëdhjetë vjeçare. Kjo ngjarje
tmerruese e shkatërroi të gjithë pafajësinë e korrur nga e reja Saint Phalle,
duke e kthyer atë në një vajzë të re të paqëndrueshme dhe të shqetësuar. Pavërësisht
se jeta e saj ishte njollosur nga ky sekret i skajshëm, ajo e tregoi atë vetëm
tek libri i saj, ‘Mon Secret’ (Sekreti
im), në vitin 1994 në moshën
64 vjeçare.
 

 

Saint Phalle ka qenë një grua e bukur

Në vitin 1948, Niki
de Saint Phalle u kërkua nga një agjenci modelimi në moshën e ëmbël 17 vjeçare.
“Një ditë isha duke shkuar për të kërcyer, dhe takova një njeri që kishte një
agjenci modelimi. Ai më pyeti nëse dëshiroja që të bëhesha një modele dhe unë
thashë po.” Ajo u inkurajua shumë nga piktori, Hugh Weis, dhe vazhdoi që të
pozonte për disa nga revistat më të mëdha të modës. Deri në moshën 25 vjeçare,
Saint Phalle mbërtheu kapakët e Vogue, Elle dhe Life, në fakt duke e braktisur
modelimin për t’u fokusuar tek karriera e saj artistike.

 

Arti e ka shpëtuar nga depresioni

Pasi udhëtoi ndërmjet
Francës dhe Shteteve të Bashkuara, Saint Phalle pësoi një krizë nervore
serioze. Në vitin 1953, në moshën 22 vjeçare, ajo u dërgua tek një spital psikiatrik
në Nisë ku mori trajtim me elektroshok për ndryshimin e kujtesës. E inkurajuar
shumë nga psikiatrit, Saint Phalle iu përkushtua artit: “Unë fillova të
pikturoja në çmendinë, ku mësova se si t’i përktheja emocionet, frikën, dhunën,
shpresën dhe gëzimin në pikturë. Nëpërmjet krijimit unë zbulova thellësitë e
errta të depresionit, dhe se si ta kapërceja atë.” Ishte gjatë kësaj periudhe të
mundimshme që Saint Phalle lançoi karrierën e saj si një artiste; duke u
rilidhur me veten dhe duke kapërcyer traumën e saj menodore nëpërmjet pikturës
dhe skulpturës.

 

Pikturat e saj me të shtëna e kanë bërë atë të famshme

Ekspozita e saj e
parë me (Të shtënat) u zhvillua në vitin 1961, gjatë së cilës ajo shtiu bojë
mbi kanavacë, duke krijuar eksplozione të ngarkuara emocionalisht me ngjyra.
Seria e ‘Të Shtënave’ të Saint Phalle jo vetëm që e bën atë të famshme në të
gjithë botën, por i ofruan asaj gjithashtu një shkarkim të gjallë të djajve të
saj të brendshëm. Duke shtënë kanavacat, për Saint Phalle ishte një mënyrë për
të shtënë të atin e saj, shoqërinë dhe të gjitha vështirësitë që kishte kaluar
gjatë gjithë jetës së saj.

Saint Phalle ka qenë një aktiviste e angazhuar

Niki de Saint
Phalle ka qenë e angazhuar për të bërë fushata kundër ndarjeve racore, padrejtësive
sociale, AIDS-in dhe, mbi të gjitha, mungesën e të drejtave të grave. Më vonë në
karrierën e saj, Saint Phalle zbuloi “një botë më të thellë, më femërore.” Për
pasojë, arti i saj u kthye në një ode për feminilitetin, njëherësh në mënyrë
sensuale dhe fuqizuese; duke kritikuar vlerat femërore konservatore dhe
tradicionale.

 

Ajo njihet gjithashtu për “Nanas-at” e saj

Në vitin 1965, ajo
krijoi skulpturën e saj të parë të Nanas-ave, një term francez disi derogativ për
një vajzë të re. Këto ishin skulptura të mëdha të frymëzuara nga mika e ngushtë
e artistes, Clarice Rivers, e cila në atë kohë ishte shtatëzënë.    

 

Ajo ka krijuar një film

Një artiste me shumë
talente, Saint Phalle ishte njëherësh një piktore, skulptore dhe regjizore.
Filmi i saj “Babi”, u soll së bashku duke përdorur materiale autobografike që
kritikonin shumë familjen e saj. Në film, Saint Phalle shikohet duke sulmuar një
figurë që i ngjan të atit; duke ofruar një kanal për zemërimin dhe traumën e përjetuar
në fëmijëri. Ajo bashkëpunoi me Peter Whitehead, një regjizor me influencë i
njohur për të menduarin përparimtar dhe për filmat seksualisht çlirues.

 

Saint Phalle ka krijuar parkun e saj me skulptura

E frymëzuar nga Parc Güell e
Gaudi-t në Barcelonë, Niki de Saint Phalle krijoi Le Jardin des Tarots (Kopshtin e Tarotëve) në
Capalbio, Toskanë. Strukturat e saj monumentale u frymëzuan nga letrat Tarot,
duke rezultuar në figura të mëdha qeramike, me mozaik dhe xham. Disa nga
skulpturat shumëngjyrëshe janë deri në pesëmbëdhjetë metra të larta dhe janë të
banueshme; duke i ofruar vetë Saint Phalle rezidencën e artistes gjatë ndërtimit
të parkut.                   

 

Ajo ka vuajtur nga insufiçienca kronike e frymëmarrjes 

Për vite, Saint Phalle ka punuar me disa materiale të cilat
shkelnin rregullat shëndetësore dhe t
ë sigurisë, duke thithur gazra të
tepërta
toksikë
çdo ditë. Si rezultat, ajo vuante nga
mushkrit
ë e përflakur, të
cilat u shkatërruan gradualisht nga pluhuri poliestër q
ë
ndodhej në
skulpturat e saj. Arti i saj, njëhërësh
e shpëtoi dhe e vrau atë; duke vdekur nga insufiçienca e frymëmarrjes në vitin
2002, në moshën 71 vjeçare.                  

(Imazhi
1: Niki Saint Phalle)      

(Imazhi
2: Niki Saint Phalle forografuar nga Horst P. Horst, Vogue, 1950)

(Imazhi
3: Niki de Saint Phalle me pushkën e saj pasi ka shtënë një nga pikturat e saj)

(Imazhi
4: Niki de Saint Phalle mbi Kapakun e Vogue, 1952)

(Imazhi
5: Pikturë e Niki de Saint Phalle)

(Imazhi
6: Niki de Saint Phalle, “E shtënë”, 1963)

(Imazhi
7: Niki Saint Phalle në vitin 1985)

(Imazhi
8: Niki de Saint Phalle, “Bénédicte”, 1965)

(Imazhi
9: Niki de Saint Phalle në filmin e saj “Babai”, 1972)  

(Imazhi
10: Niki de Saint Phalle, “Kopshti Tarot”, Toskanë)

(Imazhi
11:
Niki de Saint-Phalle me një nga “Nanas-at”,
1967)

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-things-to-know-about-niki-saint-phalle/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty