ARTNË TOKËN E ARTIT SOVJETIK

NË TOKËN E ARTIT SOVJETIK

-

Nga REVISTA ARTSPER

Ndonëse regjimi
sovjetik padyshim që e ndryshoi rrjedhën e historisë, gjithashtu ai e ktheu përmbys
botën e artit, duke rezultuar në një lëvizje shkatërruese arti të pasur në
ideologji radikale. Objekti i regjimit ishte propozimi i një utopie alternative
për botën; një që nuk ishte parë kurrë më parë. Si rezultat, lindi një lëvizje
e re arti, e cila ofroi këndvështrime të vlefshme në këtë periudhë historike,
dhe që vazhdoi përgjatë të gjithë regjimit nga fillimi deri në fundin e tij të
turpshëm. Rrjedhimisht, ne mund të vizatojmë paralele ndërmjet evolucionit të lëvizjes
dhe liderëve të bllokut sovjetik: Lenini, Stalini, Hrushevi dhe Gorbaçovi,
ishin secili simbolik gjatë sundimit të tyre në BRSS (Bashkimi i Republikave
Socialiste Sovjetike).  

 

Kontributi i artit në Utopinë Rovolucionare të Leninit (1917- 1924)

Ndonëse ishte Perandoria
Ruse ajo që lejoi përparimin e avantgardës ruse, fama e saj vazhdoi ende edhe
pas Revolucionit të Tetorit. Revolucioni Bolshevik e transformoi artin dhe
artistët: ajo e bëri artin të aksesueshëm për proletariatin dhe e lidhi artin
me jetën e re të premtuar nga Revolucioni. Artistë të tillë si Rodchenko dhe Klutsis
u kthyen drejt formave të reja të artit, duke përfshirë artin grafik, dizanjin
dhe arkitekturën për të kundërshtuar “rendin e vjetër”. Artistët ishin
relativisht të shfrenuar gjatë viteve të para të Bashkimit Sovjetik, megjithatë
shumë të tjerë u arratisën nga regjimi për shkak të kundërshtive të tyre me Qeverinë
Bolshevike. Megjithëse, Lenini preferonte një art me tradiocioanl ndaj lëvizjeve
më të reja të tilla si Futurizmi apo Ekspresionizmi, ai mbeti mbështetës ndaj zhvillimit
të skenës artistike. Ai e pa famën e arteve si një mundësi për t’i bërë
politikat e tij të aksesueshme për masat.

 

Realizmi Socialist: Instrumenti Politik i Stalinit (1924- 1953)

Arti Zyrtar:
Komiteti Qëndror i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik ishte i shpejtë në
kufizimin e organizatave letrare dhe artistike. Kjo e lejoi atë që të krijonte
një bashkim të vetëm shkrimtarësh dhe artistësh që aderonin në dhe shpërndanin
idetë e regjimit. Ky ishte fillimi i Relaizmit Socialist, e cila ishte e vetmja
lëvizje zyrtare arti e Bashkimit Sovjetik. Objekti i saj ishte përdorimi i
stileve realiste që paraqisnin “realitetin socialit” të klasës punëtore, punonjësve
dhe të ushtarëve. Pati disa pasoja për ata të cilët nuk u pajtuan me këtë, kështu
që artistë të talentuar si Deïneka, Pimenov dhe Samokhvalov, e pranuan këtë lëvizje
pavarësisht nëse ata e mbështesnin regjimin socialist apo jo.

 

Arti Disident:
Komunizmi i Stalinit nuk kishte armiq, apo ai nuk e lejonte këtë; ata që ishin
kundër hiqeshin me shpejtësi. Kjo masë drastike u zbatua gjithashtu edhe ndaj
artistëve, ku të gjitha lëvizjes a artit me përjashtim të Realizmit Socialist
kontrolloheshin me regorozitet. Të gjitha krijimet disidente censuroheshin dhe
moszbatimi i censurës dënohej me burg në kampet e tmerrshme të Gulagut. Studentët
e artit madje u burgosën edhe në kampet Siberiane, si Ülo Sooster, e cila më
vonë u kthye në një anëtare të rëndësishme të lëvizjes së Artit Sovjetik
Jokonformist në Moskë.

 

Arti Sovjetik Jokonfoirmist nën Hrushevin dhe Brezhnjevin (1953-1985)

Pas vdekjes së
Stalinit dhe në regjimin e ri të Hrushevit, BRSS-ja përjetoi një periudhë
“De-Satalinizimi”. Si rezultat, artistët u ndjenë më të çliruar dhe më pak të
frikësuar ndaj pasojave të krijimeve të tyre. Megjithëse, nuk ndodhi asnjë
ndryshim politik zyrtar, artistët rifituan besimin për të eksperimentuar me
artin e tyre. Megjithatë, politikat artisitike ishin shumë larg të qenit
liberale. Megjithëse, Hrushevi e përdori artin si “vitrinën” e tij të Berlinit
Lindor, ai gjithashtu kritikoi agresivisht disa artistë avantgardë. Gjatë një
ekspozite në Manege në Moskë në vitin 1962, ai i etiketoi disa vepra abstrakte,
duke përfshirë ato të Ernst Neizvestny, si “art i degjeneruar” jo konformist.
Pavarësisht kësaj, vala e dytë e avantgardës ruse ishte në formim e sipër, duke
qenë se ata u bënë gjithnjë edhe më sfidues ndaj rregullave të BRSS-së.                         

 

Sundimi nën Gorbaçovin: nga Liria Artistike deri në Fund të Lëvizjes (1985-1991)

Në vitin 1985, politikat e Gorbaçovit “Perestroika” dhe “Glasnost”
parandaluan autoritetet nga imponimi i kufizimeve mbi aristët. Me rënien e
Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, artistët nuk mbështeteshin nga Shteti
Komunist për të krijuar vepra arti. Kjo liri për të krijuar pa frikë ishte e
dukshme tek veprat e artistit rus t
ë rrugës, Dmitri Vrubel. Në vitin 1990, ai përfundoi pjesën e
tij të famshme, “Zoti im, ndihmomë që t’i mbijetojë kësaj dashurie vdekjeprurëse”
gjithashtu e njohur si “Puthja Vëllazërore”, e cila dekoron një seksion të
Murit të Berlinit. Kjo vepër qëllimisht provokuese u rikrijua nga një fotografi
e marrë 10 vite më parë, e cila kapte Berzhnjevin dhe liberin e Repubikës
Demokratike Gjermane Erich Honeckerin në një përqafim vëllazëror. Nëpërmjet
kësaj vepre, Vrubel portretizon kontrollin e zvogëluar të Bashkimit Sovjetik
dhe çirimin e artit. Megjithatë, me rënien e BRSS-së po kështu ra edhe arti
jokonformist, duke qenë se ekzistenca e tij shërbeu për të luftuar kundër këtij
regjimi të turpshëm.               

(Imazhi
1: Alexandr Samokhvalov, “Parada Atletike”, 1935)

(Imazhi
2: Aleksandr Rodchenko, “Konstruksion Hapësinor Nr. 12”, 1920)

(Imazhi
3: Youri Pimenov, “Moska e Re”, 1937)

(Imazhi
4: Ernst Neizvestny, “Prometeu”, 1972)

(Imazhi
5:
Dmitri Vrubel, “Zoti im, ndihmomë që t’i
mbijetojë kësaj dashurie vdekjeprurëse”, 1990)

Burimi:
https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/art-in-the-land-of-soviets/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty