ARTArtsperPIERRE SOULAGES: Një artist i rëndësishëm, i papërmbajtur në...

PIERRE SOULAGES: Një artist i rëndësishëm, i papërmbajtur në skenën e artit bashkëkohor francez

-

Nga REVISTA ARTSPER

Lindur në Rodez, Aveyron, Pierre Soulages është një artist i rëndësishëm,
i papërmbajtur në skenën e artit bashkëkohor francez. Megjthëse, ai mbetet
vendosmërisht i lidhur me rrënjët e tij franceze, tani ai njihet ndërkombtarisht
për kanavacat e tij, veçanërisht pikturat e zeza monokrome gjithashtu të
njohura si “Outrenoir”. Artistët nga e gjithë bota e citojnë atë si një frymëzim
dhe i kushtojnë tribute stilit të tij dallues. Loja e tij enigmatike me dritën
dhe me hijen nuk dështon kurrë që të na ngërthejë dhe prekë.

 

Ai e la Akademinë e arteve të Bukura në Paris

Pierre Soulages ka
qenë i apasionuar pas artit që në moshë të re. Ai u vendos përfundimisht në
Paris në moshën 18 vjeçare për të aplikuar për Akademinë e Arteve të Bukura.
Megjithatë, kur ishte atje, shumë shpejt ai u frustrua nga qasja e rreptë e
kodifikuar akademike, e cila atij i dukej mbytëse. Ai u kthye në Rodez dhe më
vonë u vendos në Montpellier, ku vizitonte rregullisht Muzeun Fabre, dhe më vonë,
ai u takua me dashurinë e jetës së tij, Colette.

Ai jetoi i fshehur gjatë Luftës së Dytë Botërore

 

Në fillim të Luftës
së Dytë Botërore, Pierre Soulage u mobilizua në detyrë, por më pas u çmobilizua
menjëhërë. Pas kësaj, në përpjekje për t’iu shmangur shqetësimeve në Montpellier-in
e zaptuar nga Nazistët, ai gjeti dokumente fallco për t’u arratisur pasi e
kishin thirrur në shërbim të detyrueshëm ushatark. Nën këtë skemë, Qeveria e
Vishisë po dërgonte punëtorë francezë në Gjermani për të ndihmuar me përpjekjet
e luftës. Në vend të kësaj, duke jetuar nën një identitet të rremë, Soulages e
kaloi këtë periudhë duke punuar tek një bërës vere.

 

Në fillim ai refuzoi që të pikturonte xhamat e Abacisë së Conques-it

 

Në vitin 1987,
Presidenti i Delegacionit për Artet Plastike, Claude Mollard, e ftoi Pierre
Soulages që të realizonte xhama të pikturuar për dritaret e kompanisë, një
projekt i mbështetur në trashëgiminë historike franceze. Soulages kohët e
fundit kishte marrë një projekt të ngjashëm për Kapelën në Aix, por kishte
mbetur i frustruar nga përpjekjet e tij në pikturimin e xhamave. Ai e refuzoi
projektin, por Mollard i ndryshoi mendjen që të punonte në Conques. Kjo zgjedhje
e preku Soulages, sepse qyteti kishte luajtur një rol kyç në zbulimin e artit
nga ana e tij. Më në fund, ai e pranoi projektin, dhe rezultatet ishin magjepsëse
– 104 dritare të reja – u inaguruan në vitin 1994.         

 

Kur ai nuk është i kënaqur me një nga pikturat e tij, ai i djeg ato

 

Thuajse të gjithë
artistët luftojnë me bllokimet krijuese dhe mungesën frymëzimi kur ata punojnë,
dhe Pierre Soulages nuk përbën përjashtim. Megjithatë, metodat e tij për t’u përballur
me këtë, janë goxha ekstreme. Kur ai nuk është tërësisht i lumtur me punën e
tij, ai e heq atë nga këmbaleci dhe e vendos mënjanë. Më pas, pasi ka mbledhur
mjaftueshëm pjesë të refuzuara, ai i mbledh ato, i çon në pyll dhe i djeg. Edhe
ai ka pasur pjesën e tij të vështirësive krijuese, gjatë të cilave thuajse të
gjitha veprat në proces kanë përfunduar
në zjarr.           

 

Një xham origjinal u dizenjua veçanërisht për xhamat e pikturuar të Conques-it

 

Pierre Soulages kërkonte
që të realizonte përdorimin më të mirë të xhamit që të ishte e mundur, por
gjithashtu për të respektuar dhe sublimuar ngjyrat dhe hapësirat e katedrales.
Për të bërë këtë, ai vendosi të zhvillonte një xham të veçantë, me ndihmën e
xhambërësit Jean-Dominique Fleury dhe Instutit Saint Gobain. Ky material i veçantë
përbëhet nga kristale xhami të grumbulluara, duke lejuar një shkrirje më të mirë
të dritës pavarësisht niveleve të dritës jashtë.

 

Ai është thuajse 100 vjeç

 

Pierre Soulages
lindi më 24 dhjetor 1919, kështu që viti 2019 (kur është shkruar ky artikull) shënoi
100 vjetorin e piktorit. Luvri planifikoi një retrospektivë të madhe të veprave
të tij, e cila u hap më 11 dhjetor 2019 dhe u mbyll në mars 2020. Për 90
vjetorin e tij, ai u festua në Qendrën Georges Pompidou, të cilën organizuan një
ekspozitë të ngjashme për të treguar veprat e tij përgjatë jetës së tij të
jashtëzakonshme. Megjithatë, për vetë njeriun, ditëlindja është thjeshtë një ditë tjetër,
dhe ai e kalon ashtu siç kalon ashtu siç kalon çdo ditë tjetër: i zhytur në
pikturat e tij. Kur e pyesin për këtë, ai shpjegon se ajo që ka më shumë rëndësi
për të është “t’i shikojë
pikturat e mia të gjalla”.   

 

Ai është një nga artistët bashkëkohor francezë më të vlerësuar në ankande

 

Më 6 qershor 2017,
vepra e Pierre Soulages “Piktura 162 x 130 cm 14 prill 1962” theu rekordet e
artistit në ankand me një çmim prej 6.1 milionë euro. Më pas, më 15 nëntor
2018, piktura e tij “Piktura 186 × 143 cm, 23 dhjetor 1959” u shit për një shumë
të jashtëzakonshme prej 9.6 milionë euro apo 11 milionë dollarë. Kjo shënoi vendin
e parë në botë për artistin francez dhe një riafirmim oshëtitës të suksesit të
tij kritik. Tani, Pierre Soulages është një
nga piktorët francez bashkëkohor më të vlerësuar. Vepra e tij është një element
kryesor për koleksionistët amator dhe pronarët e galerive.  

 

Ekziston një Muze që mban emrin e tij në Rodez (vendlindja e tij)

 

E inaguruar në
vitin 2014, Muzeu Soulages në Rodez strehon më shumë sesa 250 vepra arti nga Soulages,
pjesë të koleksionit
të përhershëm. Ato
përmbajnë çdo gjë, nga shembujt e veprave të tij të hershme – monokromet – deri
tek gravurat e tij eksperimentale. Megjithatë, ky nuk është vetëm një vend i shenjtë për
Soulages-in, duke qënë se, fillimisht ai i refuzoi planet për këtë projekt. Ndërtimi
vazhdoi përpara nën kushtin që janë më shumë sesa 500 m2 mënjanë si hapësir ekspozimi
për artistët e tjerë. Sipas Soulages-it, ky nuk është një akt i pastër altruist:
“Muzeu i një artisti zgjat për tre vjet. Vitin e parë, shkon çdo njeri. Vitin e
dytë, gjithashtu. Pas kësaj, askush tjetër.”

 

Ai është i apasionuar pas artit parahistorik dhe klasik

 

Pierre Soulages e
pati përvojën e tij të parë artisitike në Conques, ku ai u magjeps nga
arkitektura klasike në katedrale. Më vonë, ai lexoi për pikturat e shpellave
dhe artin parahistorik, dhe ai u ngazëllye menjëhërë. Ishte me këtë qasje bruto dhe naive që ai
shkoi në Paris herën e parë, dhe kjo ndoshta shpejgon se përse ai luftoi kaq
shumë me artin e bukur të institucionalizuar që gjeti atje. Pasi la akademinë,
ai e kaloi pjesën tjetër të jetës së tij duke ndjekur pasionet e tij të përbashkëta.

 

Pikturat e tij nuk kanë tituj

Pierre Soulages kërkon që të largojë të gjithë liricizmin nga
pikturat e tij. Veprat e tij prezantohen drejtëpërdrejtë, pa zbukurime. Ai i
shikon pikturat dhe gravurat e tij si përvoja në vetvete dhe për vetveten dhe
si një instrument për të ndërvepruar me shikuesin. Veprat e tij përcaktohen nga
materialiteti i tyre i zymtë dhe prania sunduese, jo nga fjalët që u caktohen
atyre.

(Imazhi 1: Pierre
Soulages)

(Imazhi 2: Pierre
Soulages, Veprat e hershme, 1934/1938)

(Imazhi 3: Pierre
Soulages, Lëvozhgë arre mbi letër, 1949)

(Imazhi 4: Abacia Sainte-Foy de
Conques, Aveyron)

(Imazhi 5: Pierre Soulages,
Pikturë 74 x 165 cm, 10 korrik, 2013)

(Imazhi 6: Abacia Sainte-Foy de
Conques, Aveyron)

(Imazhi 7: Ekspozita Pierre
Soulages në Qendrën Georges Pompidou në vitin 2009)

(Imazhi 8: Pierre Soulages,
Pikturë 162 x 130 cm 14 prill 1962)

(Imazhi 9: Muzeu Soulages  në Rodez)

(Imazhi 10: Abacia Sainte-Foy de
Conques, Aveyron)

(Imazhi 11: Pierre Soulages,
Pikturë 181×244 25 shkurt 2009 – triptik, akrilik mbi kanavacë)

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-things-to-know-about-pierre-soulages/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.  

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty