ARTArt BashkëkohorMARINA ABRAMOVIC: NJË AMBASADORE E ARTIT TË TRUPIT!

MARINA ABRAMOVIC: NJË AMBASADORE E ARTIT TË TRUPIT!

-

 

Nga REVISTA ARTSPER

 

{ 1 }

Marina Abramovic është
ambasadore e artit të trupit, një rrymë që përdor trupin si burim frymëzimi dhe
energjie. Për të arritur eksperimentet e saj, artistja vendos veten në mënyrë të
rregull në rrezik: fshikullohet, lidhet, ngrihet, atrofizohet, Marina Abramovic
nuk e kursen trupin e saj.

 

{ 2 }

Marina Abramovic i
filloi performancat e saj kur ishte e re. Veprat e saj të para kishin një efekt
çlirues: më në fund ajo u çlirua nga zgjedha e mënyrës së saj të rritjes dhe
edukimit.

 

{ 3 }

Marina Abramovic
nuk kërkon sensacionalen. Nëpërmjet eksperimenteve të saj, ajo kërkon që të forcojë
kufijtë e trupit dhe të shpirtit të saj. Në një kuptim më të gjerë, ambicia e
artistes është që të provojë se njerëzit janë më të lirë sesa ata mendojnë se
janë.

 

{ 4 }

Marina Abramovic ka
qenë e martuaer me Ulay për 12 vite, edhe ai vet një artist performativ.  

 

{ 5 }

Marina dhe Ulay kanë
bërë një eksperiment shqetësues. Pasi kishin lidhur gojët e tyre ata frymuan njëri-tjetrin
deri sa mbaruan të gjithë oksigjenin e disponueshëm dhe u mbytën.

 

{ 6 }

Marina Abramovic
shpjegon eksperimentet e saj: “Mua më intereson arti që shqetëson dhe i shtyn përfaqësimet
drejt rrezikut. Përveç kësaj, vëzhgimi duhet të jetë publik, këtu dhe tani. Vëmendja
ndaj rrezikut që është duke ju mbajtur në qendër të çastit të tanishëm.

 

{ 7 }

Marina Abramovic
është vlerësuar për shfaqjen e saj “Artistja është e pranishme” në Muzen e
Artit Modern në Nju Jork, në vitin 2010. Gjatë më shumë sesa 700 orëve,
artistja qëndroi e ulur në një karrige, me një karrige të zbrazur përballë saj,
si një pikturë e gjallë, duke pritur për vizitorët për t’u ulur në karrige dhe
për të ndërverpuar me të.

 

{ 8 }

Sipas Marina
Abramovic, publiku është një aktor i veprës së artit. Shumë shpesh, spektatorët
që hyjnë në kontakt me të shqetësohen nga përvoja: ata qajnë, qeshin,
ulërasin…nuk ka asnjë kufizim dhe rregull ndaj interpretimit të reagimeve të
tyre.

 

{ 9 }

Në vitin 2013, Marina
Abramovic bashkëpunoi me Lady Gaga-n për të punuar mbi përvojat shqisore të
këngëtares. Ajo shfaqet gjithashtu në videon Picasso Baby të Jay Z.

 

{ 10 }

Adidas zgjodhi Marina
Abramovic si ambasadore të fushatës së brand-it gjatë Kupës Botërore të
Futbollit. Artsitja eksploroi konceptin e frymës së ekipit dhe bashkoi lojëtarët
në një përformancë të përbashkët.

Burimi:
https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-things-to-know-about-marina-abramovic/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty