ARTArtsperMAGRITTE DHE LINDJA E SURREALIZMIT

MAGRITTE DHE LINDJA E SURREALIZMIT

-

Nga REVISTA ARTSPER

I lindur në vitin 1898, Magritte konsiderohet si në nga aktorët
kyç të lëvizjes së surrealizmit.

Magritte lindi në
vitin 1898 në Lessines, në Belgjikë. Pas vetëvrasjes së të ëmës, ai u edukua nga
guvernantja dhe lëvizi shtëpi në mënyrë të përsëritur. Gjatë adoleshencës
Rene-ja i ri filloi të pikturonte në stilin e impresionistëve. Ai u regjistrua
në Akademinë Mbretërore të Arteve të Bukura, në Bruksel dhe më pas punoi në
studion e Pierre-Louis Flouquet, i cili e prezantoi atë me futurizmin dhe kubizmin.
Më pas, ai filloi të tregonte punën e tij dhe, në të njëjtën kohë, të vizatonte.
I lumtur dhe i kënaqur, ai u martua me të dashurën e zemrës së fëmijërisë së
tij, Georgette Berger.  

 

Nga viti 1924, ai u
josh nga Dadaizmi dhe themeloi një revistë me disa miq artistë. Disa vite më
vonë, ai dhe disa anëtarë të rinj u kthyen në Grupin e Surrealistëve të
Brukselit. Së bashku, ata arritën disa projekte reklamash dhe ilustruan katalogë
për brand-et belge.

 

Takimi i tij me
surrealistët parizien André Breton, Salvador Dali, Paul Eluard dhe Max Ernst
ishte vendimtare në kërkimin për identitetin e tij. Ai vazhdoi me vizatimet dhe
me ilustrimet, por kriza ekonomike e vitit 1929 e detyruan që të kthehej në
Belgjikë. Në Burksel, ai u takua sërish me kontaktet e tij të reklamimit, por
vazhdoi të krijonte dhe të tregonte punën e tij, këtë herë deri në Londër dhe
Nju Jork. Gjatë viteve 1940, Magritte krijoi ekuivalentin e rreth pesëdhjetë
veprave në disa javë. Gjatë udhëtimeve të tij të shumta në vitet 1950, Magritte
pa se si u rrit vlerësimi dhe popullatiteti i tij. Duke vuajtur nga kanceri, ai
vdiq në vitin 1967 në shtëpi ku ishte zemra e tij në Bruksel.

 

Veprat më të
njohura të Magritte janë pikturat e tij surrealiste. Artisti synonte të ndante
objektin nga norma dhe qëllimi. Piktura e tij më e njohur tregon një llullë me
titullin “Kjo nuk është një pipë”. Duke biseduar me një shikues, ai iu përgjigj
pyetjes duke thënë: “Llulla e famshme, a nuk më kanë qortuar mjaftueshëm për këtë!
Gjithsesi, a mund ta mbushni llullën time? Jo, nuk mund ta bëni, ajo është vetëm
një përfaqësim. Kështu që, nëse unë do të shkruaja në pikturën time që “kjo ësht
ë një llullë”,
unë do të gënjeja!”

Për Magritte, është veprimi i piktorit kundrejt objektit ajo
q
ë është interesante.
Piktura nuk është një përfaqësim i një objekti real, por një përfaqësim i
mendimit të artistit për objektin. “Arti i pikturës është me të vërtetë vetëm i
kufizuar nga përshkrimi i një ideje, e cila tregon një farë ngjashmërie me mënyrën
se si ne e shikojmë botën” ka deklaruar ai. Magritte ishte i shk
ëqlyer në paraqitjen e imazheve mendore dhe krijoi
vepra të cilat e transformuan realitetin dhe që e konfuzonin shikuesin. Piktura
e tij nuk është kurrë një pasqyrë e realitetit që na rrethon, ajo ësht
ë një pasqyrë e realitetit që ai imagjinon.

Ajo që është interesante, është të vizatohet një paralele ndërmjet
stilit relativisht klasik dhe tradicional të jetës së piktorit dhe stilit plotësisht
novator të pikturës. Si shikues, ne shpesh imagjinojmë artistin si imazh të
krijimit të tij. Megjithatë, shpesh dukjet janë keqorientuese. Pas veprave të
Magritte, fshihet një njeri diskret, racional dhe thellësisht “normal”.

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/magritte-and-the-birth-of-surrealism/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty