ART NOUVEAU

-

Arabeskë me lule…

Eroticizmi i grave nudo…

Sensualiteti i formave të bimëve…

Nga REVISTA ARTSPER

I shfaqur njëkohësisht në fillim të shekullit të 20-të në
shumë vende evropiane, Art Nouveau ishte reflektim i një industrializimi të
tepruar dhe se si ishte harruar natyra e jetës së përditshme.       

Tashmë në shekullin e 19-të ishte e mundur që të shikoheshin
shenja të një kërkimi për një stil të ri artistik, evolucioni i një stili
pikturimi drejt diçkaje më të re, më natyrale dhe më të ndjeshme. Kishte një përpjekje
për të hequr dorë nga dominimi i klasicizmit, nga modelet e ngurta dhe pesha e
traditës artistike. Ernst Haeckl mund të konsiderohet pararëndësi i lëvizjes.
Ai ishte i pari që paraqiti gocat e detit, lulet, bimët dhe qenie të tjera të
gjalla në një tabelë vizatimi. Fillimisht benda një konteksti shkencor, këto
paraqitje jostatike të jetës i magjepsën aktorët e ardhshëm të Art Nouveau për
distancën e tyre nga teoria klasike dhe nga përfaqësimi artistik.

Ernst Haeckl nuk ishte vetëm. Art Nouveau u përhap
gradualisht në Angli dhe në Francë ajo u shfaq nën disa media të ndryshme.
Pikturat, arkitektura, gravurat, bizhuteritë, mobiljeritë…çdo gjë mund të përdorej
për të shprehur fluiditetin e hapësirës, kurbat e bimëve dhe rigjallërimin e
natyrës. Kjo ishte llindja e një stili me gamë të gjerë Arti.    

Ky stil i ri artistik bashkoi artistët pas një erë lirie
dhe rigjallërimi. Rinia e përfaqësuesve të lëvizjes i dha asaj një karakter jo
detyrues që lejonte çdo gjë që vinte si një reflektim përkundrejt çdo gjëje që është
e sistematizuar, tradicionale, dhe e pritur. Midis shumë të tjerëve, ne mund të
citojmë Alfons Muscha për portretet e tij të Sarah Bernhardt, Emile Gallé për
shkollën Nancy, René Laliquepër për bizhteritë e tij, Samuel Bing si pararendës
i lëvizjes në Paris, Hector Guimard për hyrjet në metrotë e Parisit.

Në zemër të Art Nouveau, jeta e shprehte vetveten nëpërmjet
shumë arabeskëve me lule, eroticizmit të grave nudo dhe sensualitetit të formave
të bimëve. Ky stil artistik lulëzoi mbi dallimet dhe diversitetin e krijuesve të
saj. Art Nouveau e gjeti shprehinë jo tek uniformiteti, por tek diversiteti i
stileve dhe i gjinive që e përbënin atë. Art Nouveau ishte një stil artistik me
gamë të gjerë i cili mund të klasifikohej gjithashtu edhe si art qyteti, duke
qenë se shpesh është argëtuese ta gjesh atë në godina që ne i shikojmë çdo ditë.
Ndërtesat kryesore të Art Nouveau që konsiderohen vende të trashëgimisë botërore
të UNESCO-s ndodhen në Bruksel dhe në Barcelonë dhe janë dizenjuar nga
arkitekti i famshëm Antonio Gaudi.

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/art-nouveau-or-the-introduction-of-sensibility-into-art/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty