ARTArtsperNJË VEPËR E HERSHME DHE E VONË E FRANCIS...

NJË VEPËR E HERSHME DHE E VONË E FRANCIS BACON

-

Nga REVISTA ARTSPER

Përpara se të fillonte të pikturonte, piktori irlandez
Francis Bacon udhëtoi nëpër të gjithë Evropën dhe u përzu nga shtëpia nga babai
i tij homofobik. Vetëm në vitin 1933 ai prodhoi kanavacën e tij të parë, “Kryqëzimin”.
Kjo pikturë është në format të vogël dhe u ble menjëherë nga Sadler,
koleksionisti, i cili kishte bërë një porosi me artistin për një portret bazuar
në një rreze X të kokës së tij. Bacon luan me idenë e rrezes X duke
eksperimentuar me transparencën e pikturës. Ky “Kryqëzim” është më shumë evokues
i një kufome sesa i Krishtit mbi kryq. Megjithëse, ai ka qenë një artist i vetmësuar,
Bacon kishte një mjeshtëri të përsosur të teknikës së pikturës. Kjo vepër është
e ndryshme nga pikturat e famshme të Bacon-it: në format të vogël, bardhe e zi,
pas asnjë figurë njerëzore…Dhe megjithatë, të gjitha fiksimet e Bacon-it janë
tashmë aty: vdekja, feja, lëngëzimi i trupit…  

1989: Bacon u diagnostikua me kancer në veshka. Shëndeti i
tij u përkeqësua. Megjithatë, vitet 80-të kanë qenë më prodhimtaret në karrierën
e tij, thuajse një klimaks artistik Krishtëror.

Në 10 vitet e fundit, Bacon pati tendencën për të
thjeshtësuar gjuhën e tij të pikturimit dhe që t’i hynte thelbit. Teknika e tij
e dhunshme, përcëlluese, gjakatare dhe e errët pasurohet më shumë dhe ka më
shumë nuanca. Përdorimi i bojës ‘spray’ e lejon atë që të krijojë një sipërfaqe
me kokrra (jo të lëmuar), sikur kanavaca të ishte mbuluar nga një fashë (garzë).
Disa kritikë e kanë parë këtë si një metaforë për dobësimin e vizionit të tij,
ose si vellon e një sëmundje për të cilën Bacon kishte një ndjesi të keqe.
Paleta e tij gjithashtu ndryshoi. Acidi i kuq dhe neoni portokalli i lanë më
shumë vend grisë, blusë dhe toneve të kremit. Pas prodhimit të portreteve të
miqve të tij artistë, Bacon fokusohet tek vetvetja, në një kompzim të qetë dhe
të ekuilibruar.

Pak përpara vdekjes së tij e shkaktuar nga alkoolizmi i tij
shkatërrues, vepra e Bacon-it po largohej dalëngadalë nga forca paralizuese e
pikturave të tij të hershme, për t’i lënë më shumë vend një vizioni të qetë, të
shkëputur nga mundimet që e kishin përndjekur.

Në këto piktura të fundit, sigurisht që ka më pak Bacon, dhe
pak më shumë distancë.

(Imazhi 1: Kryqëzimi, 1933)                                                                      

(Imazhi 2: Studim për një Autoportret – Tirptik, 1985–86)

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/an-early-and-a-late-work-by-francis-bacon/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.  

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty