ARTArtsperKUSH ËSHTË BABAI I ARTIT ABSTRAKT? KAZIMIR MALEVICH, PIET...

KUSH ËSHTË BABAI I ARTIT ABSTRAKT? KAZIMIR MALEVICH, PIET MONDRIAN, VASSILY KANDINSKY

-

Nga REVISTA ARTSPER

Çfarë e bën shpikjen e artit
abstrakt një avancim kaq revolucionar ështv fakti se, ai vendosi në pikëpyetje
objektivin përfundimtar të artit në përgjith
ësi. Imazhi, i cili përfaqësonte çfarëdo realiteti deri atëherë, u kthye në një
mënyrë për të shprehur mendimet e brendshme, realitetet e padukshme. Përpara
lindjes së kësaj lëvizje madhore arti, disa artistë tashmë po përpiqeshin të krijonin
përfaq
ësimet abstrakte të realitetit, për
shembull, Kubistët. Megjithatë, nuk do të ishte deri në fillim të shekullit të
20-të që me gjithë revolucionet e tij kulturore dhe shkencore – në këtë kohë pa
drit
ën edhe teoria e relativitetit – që
abstraksioni i pastër në art ishtë një fakt. A është e mundur që të kreditohet
totalisht vetëm një artist për këtë lindje? Shpesh thuhet se, ne duhet të
falenderojmë Vassily Kandinsky-in për artin abstrakt. Por kishte edhe artistë të
tjerë që ishin duke shkelur në të njëjtën kohë në terrene të panjohura po
ashtu…Kush ishin ata?

KAZIMIR
MALEVICH

Kreu i avantgardës ruse, Malevich shpiku Suprematizmin. Kjo lëvizje mbështetet në idenë që
arti duhet të transhendojë lëndën dhe kështu e vërteta e formave dhe e ngjyrave është supreme përmbi tematikën e veprës. Fillimisht i
influencuar nga Kubistët, besimi i vendosur i
Malevich-it që ata nuk kishin shkuar mjaftueshëm larg në procesin e
tyre të abstragimit rezultoi në pikturën
që tani është
ikonike si “Katrori i zi” (1913). Me shikim të parë, ky
katror i zi nuk duket si asgjë tjetër veçse një katrori të zi. Nëse do ta
inspektojmë më nga afër, ai ka hollësi fine dhe ky katror thuajse ka një peshë
emocionale në sfondin e tij të bardhë…        

“Kur vetëdija të humbasë zakonin për
të parë në një pikturë përfaqësimin e limanëve, madonave dhe venuseve të pacipa
të natyrës, ne do të shikojmë veprën e artit pastërtisht si pikturë. Unë jam
metamorfizuar në zeron e formave dhe e kam gjetur veten sërish në vorbullën e
plehrave të artit akademik.” –
Ekstrakt nga “Mbi
kubizmin dhe nga futurizmi deri tek suprematizmi. Realizmi i ri në pikturë”,
1915.  

PIET MONDRIAN

Kush nuk mund t’i përfytyrojë pikturat gjeometrike ikonike të
piktorit Mondrian? Sipas tij, thelbi i universit është struktura e tij
gjeometrike. Ai e frymëzonte veten nga jazz-i dhe ‘boogie’ për t’i vendosur në
një vend, duke filluar në vitin 1914, një abstraksion radikal ku vizat
vertikale dhe hortizontale sundojnë hapësirën. Duke iu kundërvënë uniformitetit
të pjesëve të ngjyrosura ndaj madhësisë së variacioneve të vizave, ai krijoi lëvizjen
në pjesët e tij të cilat përhapën ritmin e muzikës së tij të preferuar pavarësisht
kompozimeve që, megjithatë kërkonin qëndrueshmëri.             

VASSILY
KANDINSKY

Autori i supozuar i librit të parë të artit abstrakt në
histori, me bojëra uji që datojnë nga viti 1910 në kapakun e të pasëm të të cilit është shkruar bojëra uji
“abstrakte”, Kandinsky ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në shfaqjen e
abstraksionit në art. Vetëm pas shumë vitesh të gjata reflektimi gjatë të
cilave ai provoi dorën e tij me lëvizje të shumta arti, piktori rus ndërtoi stilin
abstrakt të dallueshëm. I prirur ndaj sintetizimit, Kandinsky ishte i aftë për
të “parë” meloditë që ai dëgjonte, në një farë mënyre ai e konceptonte pikturën
si muzikë, që është një mënyër për
të përfaqësuar shpirtninë dhe mistikën e brendshme.   

PËR TA PËRMBYLLUR?

Ndonëse Kandinsky fajësonte Mondrian-in dhe konstruktivistët
për aspektin shumë mekanik të veprave të tyre, ky i fundit mendonte se,
Kandinsky megjithatë varej shumë tek
intuita e tij personale. Malevich mendonte se, piktura e Kandinsky-t ishte shumë
e ngjashme me jetën dhe kështu me realitetin. Në çdo rast, këta artistë kryesor
lanë pas tyre dy shkolla të artit abstrakt: gjeometrinë dhe lirizmin…me testet
e atësisë ndoshta shumë më pak të pasigurta sesa ato të artit abstrakt!

(Imazhi 1: Dhoma e Malevitch në një ekspozitë të vitit 1915)

(Imazhi 2: “Kompozim II në të kuqe, blu dhe të verdhë”, 1930)

(Imazhi 3: Pjesa e parë e artit abstrakt: “Pa titull”, 1910)

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/14095/

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty