ARTArtsperA ËSHTË DIZANJI ART?

A ËSHTË DIZANJI ART?

-

“Art minimal”, “art i bukur” apo “teknikë e thjeshtë”?

Nga REVISTA ARTSPER

Një historik i shkurtër i dizanjit dhe të interpretimit të
mundshëm të “natyrës” së tij thelbësore.

Duke shqyrtuar përkufizimet
e ndryshme mbi dizanjin, është e vështirë që të përmbledhim funksionin dhe
objektivin e një aktiviteti të tillë. Për Aleancën Firanceze të Dizenjuesve,
dizanji është “një proces intelektual, multidisiplonor, dhe humanis, qëllimi i
së cilit është që të trajtojë dhe gjejë
zgjidhje ndaj problemeve të jetës së përditshme, pavarësisht madhësisë, të
lidhura me shqetësimet ekonomike, sociale dhe mjedisore.” Përkufizimi i Larousse-it
është më i përmbledhur: “një disiplinë që synon harmonizimin e mjedisit njerëzor,
nga konceptimi i objekteve kryesore deri tek urbanizimi.” Nga një këndvështrim
tregtar, dizanji konsiston gjithashtu në “t’i bësh gjërat e bukura në mënyrë që
ato të shiten”, duke marrë në konsidratë, ata që ka theksuar dizenjuesi përgjegjës
i logos LU, Raymond Lowry se, “ajo që është e shëmtuar nuk shitet”.

 

Pavarësisht përkufizimit
me të cilin keni dëshirë që ta asocioni dizanjin, një gjë është e sigurt: termi
mbulon një gamë të gjerë praktikash dhe shqetësimesh që janë në frontierën e
artit dhe të teknikës.

 

Mëgjthëse, dizanji
siç e konsiderojmë ne atë sot ka lindur në vitet 1950, ishte Revolucioni
Industrial dhe prodhimi tregtar në masë ai që shtroi rrugën për të gjithë
disiplinën. Në vitet 1920, ndonëse disa artsistë po ndërtonin rreth Futurizmit,
Suprematizmit dhe Kubizmit, në Gjermani u shfaq Shkolla Bauhaus.

 

Me të gjithë
inovacionet e saj, Bauhaus ishte një paraardhëse e dizanjit bashkëkohor sepse
ajo prezantoi idenë që arti duhet t’i përgjigjet nevojave të shoqërisë dhe kështu
nuk ka nevojë që të ketë asnjë dallim ndërmjet një artisti dhe një artizani. Në
vitet 1920 dhe 1930, ndërsa Art Deco ishte shumë i famshëm në Francë dhe artitekti
dhe projektuesi finlandez Alvar Aalto u thellua në dizanjin organik, Bauhaus u
refuzua dhunshëm nga regjimi Nazist.  

 

Në fakt, ishte përpara
periudhës së pas-luftës që objektet e përdorura të jetës së përditshme filluan
të konsideroheshin si produkte kulturore. Duke filluar në vitin 1949, Sindikata
e Artistëve Modernë krijoi Shoqatën e Formave Utilitare, të cilat inkurajonin
moshkëputjen e estetikës industriale dhe vlerën e funksionit të një objekti. Në
këtë kohë, funksionalizmi ishte shumë i përhapur dhe promovoi bindjen se një
pjesë e formës së një mobilierie duhet të ndjekë funksionet e saj. Kjo lëvizje është
në zemër të dizanjit modern…

 

Argumenti kryesor për
refuzimin e të parit të dizanjit si një formë arti qëndron në faktin se,
disiplina është më shumë e lidhur me ekzekutimin se sa me imagjinatën.  

 

Në fund, dizanji është
një formë e aplikuar arti, e cila synon gjetjen e ekuilibrit ndërmjet
funksionit dhe estetikës. Në këtë kuptim, dizenjuesi nuk është as një artizan –
ai nuk mjeshtëron materialin (apo materialet) me të cilat punon – dhe as një
teknik – ai nuk mjeshtëron teknikat që përdor – as një inxhinier – ai ka një
perspektivë të tërthortë. Për ta përmbyllur, ja se si e koncepton profesionin e
dizenjuesit i famshmi Philippe Starck…

 

“Është si të jesh një zonjës pastrimi: unë kam një fshesë në duart e mia
(ju mendoni se, është një laps por ësht
ë një fshesë), që më ndihmon të përpiqem dhe të pastrojë jetën e familjes sime, të miqve të
mi, të shoqërisë sime dhe ndonjëherë vetë dorezën e fshesës,
meqë unë kam pak kohë për të ëndërruar, unë ju tregoj rrugën. Kjo është puna
ime. Ndërsa pastroj, jetët e njerëzve, unë kam disa vizione, unë ndërtoj disa
projekte dhe ndonjëherë unë tregoj ose denoncoj disa drejtime. Për mua dizanji është
një mënyrë për t’u shprehur me një qëllim politik, në kuptimin e tij të gjerë.”    

 

(Imazhi 1: E krijuar në vitin 1900, karrigia ‘Thornet’
mund të gjendet ende edhe sot)
(Imazhi 2: Krijuesi i kësaj karrigeje, të
prezantuar në vitin 1929, ishte drejtori i fundit i Bauhaus, dizenjuesi Ludwig Mies
Van Der Rohe. Me fundin e kësaj shkolle mendimi, prodhimi i kësaj pjese
mobilierie u realizua vetëm në vitin 1953)

(Imazhi 3: Ne i detyrohemi për këtë karrige vezë, një objekt kulti i
dizanjit industrial, dizenjuesit danez
Arne Jacobsen, i cili e vizatoi atë në vitin 19580.

Burimi:
https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/design-art-technique/

Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty