ARTArt BashkëkohorJEFF KOONS: POETI KAPITALIST!

JEFF KOONS: POETI KAPITALIST!

-

Mjeshtër në artin e vetpromovimit!

Nga REVISTA ARTSPER

Vepra e diskutueshme e Jeff Koons e bën atë një nga artistët
me më shumë influencë të kohëve tona. Krijimet e tij kuptohen me lehtësi, janë
luksoze, magjepsëse dhe mbi të gjitha, të identifikueshme. Disa thonë se, ai
zgjedh formën përmbi substancën. Megjithatë, shumica e njerëzve e quajnë atë një
referencë absolute dhe të pasfidueshme të marketingut dhe vetpromovimit.      

Jeff Koons është një artist dhe një brand. Jeff Koons e ka çuar
vetpromovimin në një nivel tërësisht të ri. Qoftë nëse e pëlqeni artin e tij
apo jo, askush nuk mund të mohojë që ai është një pasardhës i denjë i Andy Warhol-it
në shumë mënyra.

 

1.       NJË ARTIST I VENDOSUR

Jeff Koons, djalë i
një qyteti të vogël, u vendos në Nju Jork në moshën 22 vjeçare. Para së
gjithash ai filloi shitjen e kartave të anëtarësisë së MoMA (Muzeu i Artit
Modern). Pastaj, ai punoi si një broker financiar në ‘Wall Street’ për të
financuar karrierën e tij artistike. Nga kjo përvojë, ai përftoi shprehje të shumta
të frymëzuara nga sektori financiar, e cila i fut tmerrin komunitetit të artit,
të irrituar nga një artist që promovon artin tregtar. Për shembull: “Kjo do të
rrisë aksionet e mia në treg” apo “Unë kam nevojë që të diversifikoj portofolin
tim. I frustruar me shitjet e pasuksesshme”, Jeff Koons u kthye në Florida gjatë
vitit 1982 me prindërit e tij dhe kurseu para për t’u kthyer sërish në Nju Jork
gjatë kohës së dimrit.

 

2.       ARTISTI QË NDOQI PROCESIN E
SHKURTËR 

Duke ndjekur hapat
e Andy Warhol-it dhe ilustrimet e supave të tij ‘Campbell’, Koons ka realizuar
objekte të fabrikuara të famshme si «Deluxe Shampoo Deliver». Koons i zhvesh
objektet e jetës së përditshme nga konteksti i tyre origjinal dhe i shfaq ato
ironikisht, duke i mbuluar me një shkëlqim glamorous. Në një kohë kur paratë janë
një subjekt tabu në botën e artit. Plus që, tradicionalisht paratë percpetophen
si një e keqe që e dëmton pastërtinë dhe madhështinë e krijimit artistik, Jeff
Koons përqafon komponentin kapitalist të tregut të artit pa hipokrizi. Robert-Pincus
Witten thotë, “Jeff e pranon që veprat e artit në një kulturë kapitaliste reduktohet
në mënyrë të pashmangshme në mallra. Ajo që Jeff ka thënë është, “Le t’i biem
procesit shkurt. Le të fillojmë me mallrat.”

 

3.       NJË ARTIST KONCEPTUAL

Koons merr gjithmonë
në shqyrtim se ku do të ekspozohen veprat e tij dhe për njerëzit që tërheqin
veprat e tij. Edhe një herë, Koons është i vetëdijshëm për punët e brendshme të
tregut të artit dhe çmimet qiellore të veprave të tij. Për më tepër, ai është i
vetëdijshëm për rëndësinë që ai ka midis bashkëkohësve të tij. Ai e percepton
vetveten si një pioner dhe një shtegshënues që bën punët e pista të artistëve bashkëkohor.
Ai thotë “dikush në çdo gjeneratë duhet të mbahet si shembulli i shkëqyer i
asaj që nuk shkon me botën e artit”.      

 

Veprat e tij vetpërcaktohen
si përfaqësime të vërteta të kundërshtive që bota po duron sot: Pa tipare, tërheqëse,
të madha, të mbushura me detaje dhe të ekzekutuar në mënyrë të patëmetë, ato
evokojnë luksin fallco dhe mjedisin e shpejtë të  jetës moderne. Koons pretendon që veprat e
tij janë rreth çështjeve të vetëdijes. Ai është kundër idesë që arti ka një
objektiv kritik, rrjeshimisht ai kërkon të heqë gjykimet për të “qenë në
gjendje që të shikosh botën siç është dhe për ta pranuar atë si një të tërë”.
Jeff Koons synon fshirjen e të gjitha formave të segregimit dhe heqjen e
hierarkisë. Së cilës kritiku Robert Hugues i përgjigjet: “Nëse vepra e Jeff
Koons ka të bëjë me luftën e klasave, unë jam Maria e Rumanisë!”

 

4.       NJË RRETH I NGUSHTË
KOLEKSIONUESISH DHE TREGTARËSH ARTI   

Ambicia e Jeff
Koons mund të barazohet vetëm me nivelin e një rrethi të ngushtë
koleksionuesish dhe tregtarësh arti që e kanë bërë atë. Vizioni i tij shkon përtej
asaj të një tregtari arti, e cila e lejon atë që të manipulojë tregun e artit. I
lançuar nga koleksionisti grek Dakis Joannou, Koons ka punuar ngushtësisht me
tregtarët e njohur të artit Sonnabend, Deitch, Gagosian, Mnuchin, Young. Këta
konsiderohen si tregtarë më t ënjohur të artit në botë. Ai ka tërhequr
gjithashtu një sërë koleksionuesish arti të tillë si François Pinault, CEO i
Shtëpisë së Ankandeve Christie-s, manjatët e shtypit Peter Brant dhe Stephan
Edlis. Ata i blejnë veprat e tij direkt nga studio. Kohët e fundit, Koons është
koleksionuar nga shumë njerëz të famshëm. Me kalimin e viteve, artisiti i ka
bindur koleksionistët për të paguar për prodhimin e veprave të tij, që e ka
lejuar atë që të kontrollojë vlerën e tij në treg.  

 

5.       MJESHTRI I “ZUKATJES”

Jeff Koons, me Tracey
Emin, është artisti bashkëkohor që përdor artin e vetpromovitmi dhe të
reklamimit në mënyrën më të plotë të mundshme.
Çmimet e tij të ankandit kanë shkuar në qiell që në vitin 1999. Në fakt,
Peter Brandt, manjati i shtypit, ka shpenzuar 1.8 milionë dollarë për Panterën
Rozë (1998), një porcelan i Panterës Rozë në krahët e një bjondeje me forma të
kurbëzuara. Përpara ankandit, vepra është mediatizuar shumë. Koons afirmoi se
“Unë nuk e di se
çfarë duhet të bëjë ajo me Panterën Rozë veçse ta marr në shtëpi dhe të masturbohet me të”.

 

Pak përpara
shitjes, komedianë në një kostum të Panterës Rozë po bënin paradë rreth Christie-s,
për t’i bërë pak më shumë publicitet veprës. Në vitin 1991, Jeff Koons pati një
martesë jetëshkurtër me Ilona Staller, një yll pornografie dhe figurë politike
në Itali. Ajo ka frymëzuar serinë e tij erotike “Bërë në Parajsë”. Pëlqimi i
tij i fortë për skandale dhe manipulimin e medias e kanë bërë atë që të
mjeshtërojë vlerën e tij në treg.              

 

Duke provokuar
shtypin, artisti ia ka dalë të ngrejë sfidën e dyfishtë të arritjes së
koleksionuesve të pasur. Dhe ai gjithashtu është duke e shkrirë brandin e tij
me publikun më të gjerë. Kjo është arsyeja e pestë përse Jeff Koons është një mjeshtër
i vetpromovimit.

 

6.       BASHKËRENDIMI ME BOTËN INSTITUCIONALE

Falë një kombinimi
karizme dhe pune të madhe, Koons ia ka dalë me sukses që të merret seriozisht
nga bota industriale. Pavarësisht komenteve dërrmuese nga të cilat ai ka
vuajtur. Kritika të tilla si ato të Bernard Blistène, drejtor i Muzeut të Artit
Modern në Paris ka thënë “Ne kemi të drejtën që të pyesim vetveten nëse ne po
gjykojmë artin apo mitologjinë rreth një njeriu, i cili u kthye në një
personazh të trilluar”. Në vitin 2014, Qendra Pompidou shkoi prapa në karrierën
35 vje
çare të Jeff Koons. Më pas, ai u kthye në aristin më të
vizituar në historinë e Qendrës Pompidou. Pjesë e komunitetit të kritikëve dhe
kuratorëve e prezantojnë artin e tij si një sintezë ndërmjet Artit Pop dhe
minimalizmit. Mbi të gjitha, ata këmbëngulin mbi karakterin e tij demokratik
dhe qëllimin e tij për të bashkërenduar artin bashkëkohor dhe kulturën
popullore.

 

7.      
FYTYRA E ERRËT E ARTISTIT

Në fund, pak e dinë
që Jeff Koons është një njohës i mirë i arteve mesjetare dhe periudhës së
Rilindjes. Bashkëpunëtorët e tij të ngushtë e përshkruajnë atë si një romantik
të përjetshëm. Përsosmëria e tij i jep atij një aura të palodhshme. Kjo është arsyeja
e fundit përse Jeff Koons është një mjeshtër i vetpromovimit.

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/following-steps-jeff-koons-undefeated-master-self-promotion-branding/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty