ARTArtsperAZZEDINE ALAÏA: SKULPTORI I MODËS

AZZEDINE ALAÏA: SKULPTORI I MODËS

-

Një adhurues i madh
i formave dhe kurbave të trupit femëror!

Nga REVISTA ARTSPER

Azzedine Alaïa, stilisti
francezo-tunizian me famë botërore dhe dizenjuesi legjendar i modës, ka bërë
historinë e modës që nga vitet 1980. Një artist i vetmësuar dhe një adhurues i
madh i trupit femëror, arti i tij aplikohet në lojën me format dhe kurbat, volumet
dhe materialet. Duke i skulpturuar fustanet në lëkurën e modeleve të tij, fustanet
e tij ndërtohen dhe prihen të formësuara në mish, duke u bashkuar me format femërore
me një hir dhe nur të paparë më parë në botën e modës.

Azzedine Alaïa: Një
demiurg i vetmësuar i dashuruar me gratë

I udhëhequr që nga fëmijëria nga nevoja e tij për të shprehur
vetveten nëpërmjet krijimit artistik, Azzedine Alaïa filloi që të studionte
skulpturë në Shkollën e Arteve të Bukura në Tunizi. Në të njëjtën kohë, ai formësoi
fillimet e tij në botën e modës duke replikuar fustanet e modeleve të Dior apo
të Balmain për fqinjet e tij dhe gratë e familjeve të mëdha të Tunizisë. Vite më
vonë, ai madje krijoi një pjesë të ngjashme me fustanin Mondrian të Yves Saint
Laurent. Nga çasti kur ai mbërriti në Paris, talenti i tij dhe potenciali i
rritjes i tërhoqën vëmendjen anëtarëve femra të familjeve më të mëdha të
kryeqytetit. Në të vërtëtë, ai gradualisht ndërtoi një klientelë private që do
të vazhdonte të rritej.

Ai e ka mësuar zantin e tij nga trupat e grave, me vetë duart
e tij që nga viti 1950. Për më tepër, piktura, skulptura dhe arkitektura janë
tre disiplina që e ushqejnë pasionin e tij të pangopur për të krijuar.
Kombinimi i virtuozitetit të pikturës me zhdërvjelltësinë e arkitekturës dhe të skulpturës, pa harruar teknikën e qepjes,
forma dhe trupi bashkohen për t’u kthyer në një të vetme në mendjen e tij.
Objektii i tij i vetëm? Për të stolisur dhe treguar bukurinë e trupit femëror. Azzedine mishëron gjenratën e
tij të dizenjuesve të cilët kanë lënë gjurmën e tyre nëpërmjet krijimeve që e paraqesin trupin femëror me veçanësi dhe
poezi. Ai shkundi botën e modës që deri atëherë orkestohej nga shtëpitë e mëdha
të ‘haute couture’ (krijimi i veshjeve ekskluzive me porosi) të tilla si Givenchy
apo Saint Laurent.

Dizenjues novator
dhe jokonfirmist mode

Si një njohës i vërtetë, ai asimilon me harmoni dhe
vazhdimësi ekstreme të gjitha llojet e pëlhurave, secila më suprizuese dhe
ekstravagante se tjetra. 1979 ishte një vit emblematik, pasi ishte viti që i
dha jetë koleksionit të tij të parë. Më vonë, kjo do ta vendoste atë në forntin
e një konceptimi dhe kuptimi të ri të modës. Duke materializuar krijimet e tij
artistike, atij i duhej të rimendonte materialet, ai çmonton kufizimet e dhëna
nga komandat e modës. Lëkurë, fanella, materiale të cilat përdoreshin rrallë në
‘haute couture’, kthehen në pëlhura delikate dhe sensuale. Këto pëlhura
mbulojnë trupat e grave me një saktësi të tillë saqë duket sikur ato të ishin
një vazhdimësi e vet lëkurës së tyre.

Alaïa  i modelon trupat
e grave si një skulptor: Ai as i vesh dhe aq u mbulon ato, në të kundërt, duket
sikur gruaja është prerë nga pëlhura: “Kur unë punoj me veshjet, ajo duhet të
zhvillohet rreth trupit, në profil dhe nga pas”. Qasja e tij kurioze ndaj modës
dhe universi i tij unik e dallon atë nga bashëkohësit e tij. Një univers
formash që Azzedine i ka ndërtuar rreth materialeve, duke punuar
drejtëpërdrejtë në trup. Pararendës apo jo, një gjë është e sigurt që Azzedine është një artist, një artist që i dashuron
gratë.

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/azzedine-alaia-sculptor-fashion/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty