ARTArtsperGUERNICA NGA PABLO PICASSO

GUERNICA NGA PABLO PICASSO

-

PIKTURA MË E BUKUR E PAS-LUFTËS NË BOTË!

Një protestë simbolike për paqen!

Një e qarë, një klithmë e tërbuar kundër mungesës së
humanizmit!

Nga REVISTA ARTSPER

Teksa lufta vazhdonte të nxehej, Pablo Picasso zbuloi “Guernica-n” e tij
mitike në MoMA në vitin 1939. Ai e kishte krijuar këtë vepër dy vite më parë,
por kishte vendosur që kjo pjesë nuk do të kthehej në Spanjë deri sa të ishte
rivendosur demokracia. Kjo vepër u rikthye në Spanjë vetëm pas vdekjes së
Franco-s në vitin 1981. U miratua një Kushtetutë e re dhe u ngrit një Qeverie e
re, kështu që kjo vepër u dërgua në Madrid dhe nuk është larguar më prej andej.
Rrjedhimisht, për ta parë atë, të apasionuarit e artit nuk kanë asnjë zgjidhje
veçse të shkojnë në Muzeun ‘Reina Sofia’ në Madrid. Deri sa të ndodhë kjo,
Artsper e sjell këtë kryevepër tek ju, duke ju prezantuar me pikturën më të
bukur të pas-luftës në botë.  

 

Përse tematikë lufte?

Në vitin 1937,
Republika Spanjolle i kërkoi Picasso-s që të krijonte një kompzim të madh për
Ekspozitën Ndërkombëtare të Parisit. Kjo kërkesë ndodhi pas ngjarjes më shkatërrimtare
të luftës civile spanjolle: bombardimin e fshatit të vogël të Basque-s, Guernica-n.
Kjo katastrofë ishte pasojë e nazistëve gjermanë dhe fashistëve italian, të cilët
kërkonin që t’i tregonin mbështetjen e tyre Kombëtaristëve të Franco-s përballë
Republikanëve. Qyteti i Guernica-s u shkatërrua; qindra njerëz u vranë apo
plagosën dhe ata që të gjithë ishin civil të pafajshëm. Picasso, i cili në atë
kohë jetonte në Paris, mësoi për këtë ngjarje të rëndë nga gazetat. I prekur
thellë nga dëshmitë që kishte lexuar dhe fotografitë që kishte parë, Guernica ishte
një e qarë, një klithmë e tërbuar kundër mungesës së humanizmit. Përbuzja e
Picasso-s për luftën ishte kaq e dukshme. Kur Ambasadori Nazist, Otto Abetz qëndroi
përpara veprës dhe e pyeti Picasso-n nëse “ishte [ai] që e kishte bërë këtë”. Picasso
iu përgjigj në mënyrë sfiduese, “jo, ishit ju”.   

 

Çfarë
simbolizojnë figurat në kanavacë?

LLAMBA: Picasso nuk
e kishte ilustruar bombardimin në mënyrë realiste dhe në këtë vepër nuk
paraqitet asnjë bombë. Në vend të këtyre, Picasso përdor llambën, të rrethuar
nga një aureolë e përflakur. Kjo simbolizon flakët që shkrumbuan qiellin gjatë
bombardimit.                   

 

KALI: mu aty nën
llambë vëmendja e shikuesit tërhiqet nga një kal. Kafshës i kanë dalë zorrët
nga një shigjetë dhe ai rënkon nga dhimbjet. Kjo është emblema për vuajtjen që
i është shkaktuar spanjollëve nga diktatorët dhe bombarduesit gjermanë. Picasso
ka shtuar gjithashtu si subkoshiencë një kafkë, e formuar nga hunda dhe dhëmbët
e kalit.

 

DEMI: demi me sy njeriu
evokon luftën ndërmjet njeriut dhe kafshës. Tek kjo kafshë ne mund të shikojmë,
pa asnjë dyshim, mëshirimin e Kombëtaristëve Spanjoll dhe regjimet totalitare.

 

PËLLUMBI: mezi
duket, dhe duket sikur është fshirë. Kjo fshirje simbolizon paqen që u zhduk në
Guernica gjatë luftës.

 

GRUAJA: me kokën
dhe sytë e varur prapa, një grua mban trupin e vdekur të foshnjës, teksa i
drejtohet qiellit pa shpresë. Kjo paraqitje është mishërim i portreteve të Dora
Maar-it, së cilës Picasso i kishte vënë nofkën: “gruaja që qan”. Aty tregohet
gjithashtu edhe një grua tjetër në të djathtë të pikturës: krahët e saj janë
gjithashtu të ngritur dhe goja e saj e ngrirë në gjysëm-klithje. Ajo rrethohet
nga flakët, të cilat simbolizohen nga majat e trekëndëshit duke aluduar shpërthimet
e shkaktuara nga bombat.

 

BURRI ME SHPATË: ai
është i vetmi burrë dhe e vetmja figurë e shtrirë në pikturë. Ai është gjymtuar,
por ende mban shpatën e tij të thyer, si emblemë e përpjekjeve të tij heroike,
e megjithatë të kota për të luftuar kundër tmerrit. Një lule fantazmë rritet në
dorën e luftëtarit, duke nënkuptuar shpresën, pavarësisht kasaphanës si drita
mbështjellëse nga llampa prej vajguri e mbajtur nga gruaja.

 

A është “Guernica” një vepër surrealiste?

Megjithëse, Picasso
nuk ka qenë kurrë pjesë e Lëvizjes Surrealiste, në këtë pikturë vërehet
influenca e surrealizmit. Figura ankthioze dhe trupa të gjymtuar mbushin pikturën.
“Guernica” kombinon strukturat Kubiste me një paletë në monokrom, e cila e bën
pikturën me realiste. Megjithatë, janë imazhet surrealiste ato që krijojnë përfaqësimin
shokues të vuajtjes dhe të luftës.

 

A ka
piktura një kuptim të dytë të fshehur?

Kjo teori habiti jo vetëm botën e artit, por edhe Spanjën.
Lektori i universitetit, José Maria Juarranz de la Fuentes, pohon se, “Guernica”
paraqet jetën e piktorit. Kjo teori është sugjeruar edhe më parë gjithashtu nga
tregtari gjerman i artit, Daniel Henry Kahnweiler. Sipas teorisë së tij,
piktura përfaqëson tre momente kyçe të jetës së Picasso-s: tërmetin e tmerrshëm
në Malaga në fëmijërinë e tij, çështjet e lidhura me marrëdhëniet e tij në
vitet 1930, dhe vetëvrasja e mikut të tij, Carlos Casagemas. Kjo do të thotë se,
figurat në pikturë gjithashtu do kan
ë kuptime të ndryshme, për shembull, është
sugjeruar se
kali është
emblemë e Olga Khokhlova, gruaja e parë
e Picasso-s që shpesh paraqitet si nj
ë kafshë edhe në piktura të tjera të tij.  

Picasso nuk ka dhënë kurrë një interpretim zyrtar për “Guernica-n”, duke refuzuar që ta
shikonin si një artist politik. Megjithatë, duke paraqitur një temë të tillë ai
krijoi një vepër me peshë politike, ku “Guernica” është një protestë simbolike
për paqe.

(Imazhi
1: Një fëmijë duke admiruar pikturën “Guernica” nga Pablo
Picasso në Muzeun Reina Sofia)

(Imazhi
2: Pamje ajrore e qytetit të Guernica-s pas bombardimeve, 1937)

(Imazhi
3: Pablo Picasso “Guernica”, pamje
nga afër e llambës, kalit dhe demit)

(Imazhi
4: Pablo Picasso, “Guernica”, pamje
nga afër e grave, burrit me shpatë dhe pëllumbit)

(Imazhi
5: Pablo Picasso, “Puthja”, 1969)

(Imazhi 6: Pablo Picasso, “Guernica”, 1937)

(Imazhi
7: Dora Maar, Picasso mbi nj
ë shkallëz përpara “Guernica”)

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/artwork-analysis-guernica-by-picasso/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty