ARTArtsperEROTIZMI I ARTIT TË CÉSAR BALDACCINI NË 5 ANEKTODA

EROTIZMI I ARTIT TË CÉSAR BALDACCINI NË 5 ANEKTODA

-

Nga REVISTA ARTSPER

Është e vërtetë që kur shikoni
veprat e
César Baldaccini-t, ngjeshjet brutale dhe skulpturat e tij prej skrapi metalesh,
nuk është e dukshme që arti i tij është erotik. Megjithëse, disa vepra janë të
mirënjohura për referencat e tyre mishtore, ka të tjerë të cilët mendojnë se
ato janë nënkuptime më të holla…

#1 Skulpturat e tij të para paraqisnin trupa femëror

César e
konsideronte skulpturën si një formë arti shumë tradicionale dhe ai shikonte
skulptorët më të mëdhenj. Megjithatë, duke qenë se atij i mungonin fondet e
mjaftueshme për të blerë materialet e përshtatshme, ai filloi skalitjen me
materialet që ishin më të qëndrueshme, si edhe mbetjet e metaleve që ai i
gjente në landfille. Ai ngjiti, shkriu dhe montoi dhe, në fund, krijoi “Vénus
de Villetaneuse” dhe shumë skulptura të tjera nudo. Për më tepër, përdorimi i
materialeve të plehrave nuk ndikuan fare në stilin dhe cilësinë e veprave të
tij. César ia doli që t’i përdorte këto materiale të ngurta për të prodhuar
teksturat e lëkurës, disa të lëmuara dhe disa të palëmuara, si edhe gymtyrë të
cilat ndonjëherë ishin mekanike dhe të mbështjella në mish, duke marrë formën e
kurbave femërore dhe mëmësore.  

 

#2 Prekja e ka ndihmuar për të skalitur

César ka qenë
shumë prekës (prekte gjërat) dhe kishte nevojë që t’i prekte materialet përpara
se t’i skaliste. Ai thuajse i përkëdhelte materialet për t’i dhënë atyre formë:
“Imagjinata ime fillon të funksionojë vetëm pasi unë e kam prekur diçka,”
thoshte ai. Ndodhta kjo e ka ndihmuar që t’i jipte kaq shumë sensualitet
materialeve që ai përdorte…Kur ai fliste për shtypjet/ngjeshjet, ai madje përdori
termin e përdorur në jug të Francës, “esquicher”, që do të thotë “për të
shtrydhur”, dhe që ai e krahasonte me “shtrydhjen” e një gruaje…

 

#3 Ai skaliste shpesh edhe gjinjtë

Megjithëse, sensualiteti
shpesh është shumë i hollë në veprat e tij, César ka prodhuar gjithashtu vepra
që janë tërësisht erotike. Për shembull, ai realizoi varëse në formën e gjinjve
që ishin dizenjuar për t’u prekur dhe për të luajtur me to.

 

#4 Skulpturat e tij me gishtin e madh janë shumë…falike

Gishtat e
madhenj të famshëm të César-it gjithashtu janë të ngarkuara me sensualitet. Ai
i replikoi ato në madhësi të ndryshme dhe duke përdorur materiale të ndryshme.
Disa kanë formën e lëpirësve! Kur zmadhohet, gishti i madh duket falik, një
atribut i përforcuar më tej nga tekstura thuajse realiste e lëkurës dhe e
materialeve të mishit, por gjithashtu edhe nga papërsosmëritë.

 

#5 Sensualiteti i materialeve

César ia doli
që t’i jipte artit të tij një pamje erotike kryesisht duke punuar me
materialet. Për shembull, zmadhimet/zgjerimet e tij, janë ekstremisht
kënaqësidhënëse për t’i parë; ato janë shumë të këndshme vizualisht. Qofshin të
lëmuara, të sedefta, të papërmbajtura, rrjedhëse apo duke kulluar, ato na
ofrojnë ndjesinë e prekjes dhe duket sikur zmadhohen dhe kërkojnë që të
soditen.

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/eroticism-cesars-art-5-anecdotes/

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda
Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty