ARTFERNAND LÉGER: NJË ENIGMË KOMPLEKSE!

FERNAND LÉGER: NJË ENIGMË KOMPLEKSE!

-

SHPIKËSI I “TUBIZMIT”!

Arti për të gjithë!

Nga REVISTA ARTSPER

 

1. Ai u miqësua dhe e kalonte kohën e tij me Paul
Cézanne, Georges Braque, Pablo Picasso, Robert Delaunay dhe Marc Chagall

Me origjinë nga qyteti Argentan (Orne), Fernand
Léger u largua për në Paris në moshën 19 vjeçare. I talentuar në vizatim, në
fillim ai ndoqi ‘École des Arts décoratifs’ dhe ‘Académie Julian’, përpara se të
vendosej në një rezidencë për artistë në ‘La Ruche’ (Kosherja) në Montparnasse
në vitin 1907. Aty ai u takua me piktorë të tillë si Braque dhe Picasso, të cilën
influencuan punën e tij në mënyra të ndryshme. Ai u miqësua, në veçanti, me Robert 
Delaunay, Marc Chagall dhe Blaise Cendrars.

 

2. Ai vazhdoi të vizatonte në llogoret e Luftës së Parë Botërore

Në vitin 1914, ai u mobilizua në front.
Fillimisht, si inxhinier dhe, më pas, si mbajtës barrele, ai e vazhdoi punën e
tij edhe në kushtet më ekstreme të luftës. Siç do të shkruante më vonë
shkrimtari rus Ilya Ehrenbourg (një mik i Léger-it), “ai vizatonte edhe gjatë
orëve të pushimit, në strehë, dhe disa herë edhe në llgore. Disa skica kanë
gjurmë shiu, të tjera janë të grisura, dhe thuajse të gjitha ato janë realizuar
në letër të trashë mbështjellëse.”

 

Pavarësisht
tmerreve të saj, lufta frymëzoi disa nga pikturat më të shkëlqyera të Léger. Ai
ka thënë se, ai ishte prekur nga “vrazhdësia, verietetet, humori dhe çiltëria e
përsosur e disa burrave rreth meje, ndjesia e tyre e saktë e realitetit
utilitarian dhe i zbatimit të tij në mes të dramës për jetë a vdekje ku ne
gjendeshim…”

 

3.Ai ka
bërë edhe filma gjithashtu  

Fernand Léger provoi mediumet e reja, veçanërisht
me kinemanë. Persazhi Charlot i Charlie Chaplin nxiti interesin e tij për
ekranin e madh. I frymëzuar nga ngathtësia mekanike e kllounit modern, në vitin
1920 ai shkroi një skenar për një film të animuar të titulluar ‘Charlot Cubiste’.
Ai synonte kombinimin e cilësive më të mira të kinemasë me ato të pikturës.

 

Skenari trajtonte
aventurat e një marionete të vogël prej druri, që i ngjan personazhit të
Charlot-it të Chaplin, i cili shpërbëhet në copëza të vogla dhe rindërton veten
gjatë një dite të vrullshme. Ai zgjohet dhe del nga shtrati, duke mbledhur copëzat
e tij, pasi ka zbuluar pikturat Kubiste, ai shkon në Luvër. Atje, Mona Lisa
dashurohet me të, deri në atë pikë saqë mund të arratiset së bashku me të me
kornizën e saj nën krahët e tij. Por, i refuzuar nga ky kampion i modernitetit,
ajo konsumohet nga dashuria e saj për të dhe varroset me pompozitet të madh.
Projekti mbeti i papërfunduar, ku u filmuan vetëm me dy sekuenca. Në vitin
1924, Léger publikoi filmin e tij të parë dhe të vetëm, ‘
Ballet Mécanique’.

 

4. Ai ka qenë një figurë e
spikatur e Lëvizjes Komuniste në Paris

Në vitin 1945, Léger u largua nga Shtetet
e Bashkuara ku kishte kërkuar strehim, për t’i ikur luftës. Ai u rikthye në
Francë dhe iu bashkua Partisë Komuniste Franceze, ku qëndroi si anëtar deri në
vdekjen e tij. Së bashku, me Picasso-n, ai u kthye në një nga artistët udhëheqës
të Partisë. Kjo mund të shikohet edhe në pikturat e tij. Gjatë viteve 1950,
seria e veprave të tij të ‘
Les Constructeurs’, ‘Les Campeurs et La Grande Parade’ (Ndërtuesit,
Kampistët dhe Parada e Madhe), tregojn
ë një interes të qartë për njeriun e zakonshëm; një punëtor në krye të një
godine, vinçi apo tjet
ër. Léger instaloi përkohësisht shumë nga kanavacat e tij në kuzhinën e Fabrikës
“Renault” afër Parisit, në mënyrë që veprat e tij të ishin të dukshme dhe të
arritshme nga të gjithë.

 

5. Arti i tij përshkruhet si “Tubizëm”

Po, e keni lexuar siç duhet: “tubist”.
Ky ishte termi që u përdor nga kritiku i artit Louis Vauxcelles për të përshkurra
pikturë n ‘
Nus dans la forêt’ (Nudo në pyll)
e vitit 1911. Tubizmi ësht
ë një stil në të cilin trupi i
njeriut dhe elementet arkitekturore paraqiten në forma tredimensionale për t’i
ngjarë tubave dhe cilindrave masiv.

 

Ndonëse shumë
kubistë në atë kohë eksperimentuan me teknika të reja të tilla si ‘papier collé’
(kolazhe nga letra), Fernand Léger i qëndroi besnik pikturës. Ai përvetësoi
kodet estetike të kubizmit (gjeometrizimin, modernitetin dhe një paletë e
kufizuar) dhe krijoi një stil që ai do ta deklaronte si të tijën dhe që evokonte
botën mekanike.

 

6. Ai ka punuar për pikturën ‘La Grande Parade’ (Paradën e Madhe) për 2 vjet

Kjo pikturë, sa e madhe aq edhe e
famshme, iu desh dy vite të jetës që Léger ta përfundonte. “Parada e Madhe” është
një kanacavë në vaj 3 metra e lartë dhe 4 metra e gjerë.  

 

Për të justifikuar
dimensionet e veprës, piktori shprehej se: “Unë jam i kënaqëur nëse piktura ime
arrin të dominojë dhomën e një apartamenti; nëse ajo i imponohet gjithçkaje, njëherësh
njerëzve dhe mureve. Ky duhet të jetë karakteri më i rëndësishëm. Unë i urrej
pikturat diskrete.”

 

Por çfarë kërkonte
që të paraqiste ai? Punëtorët, çiklistët, apo akrobatët; Personazhet e Fernand
Léger shprehin besimin e tyre në botën ku ata jetojnë. Ata dashurojnë qytetet
moderne dhe ngjyrat e tyre të gjalla; makineritë e reja për të cilat ata janë
krenar për mjeshtrërinë e përdorimit të tyre, si edhe aktivitetet e argëtimit
dhe fshatrat ku ata mund të arratisen të dielave. Ata shprehin optimizmin dhe shpresën
për të ardhmen, falë gjuhës së thjeshtë që është e arritshme nga të gjithë: të
qarta, me forma të mirëpërcaktuara dhe ngjyra të pastra që nuk qëndrojnë
gjithmonë brenda linjave.              

 

7. “Ai nuk ka qenë kurrë një nxënës studioz”

Kështu thoshte e ëma e tij! I ati i Fernand
Léger vdiq kur ai ishte vëtëm katër vjeç; nëna e tij, që ishte jashtëzakonisht
e devotshme dhe që kryente një jetë të qetë, u detyrua ta rriste vetëm. Djali i
saj ishte krejt e kundërta, në shkollë, Fernand Léger nuk punonte, duke qenë se
shkolla i dukej e mërzitshme, dhe dërgohej rregullisht në shtëpi nga mësuesit;
ai vizatonte karikatura të mësuesve të tij të cilat argëtonin shokët e klasës. Në
fund, ai u bë nxënës i një arkitekti në Argentan.  

 

8. Léger kërkonte që ta bënte artin të arritshëm për të
gjithë

Bazuar në interesin e tij për barazinë
dhe i udhëhequr nga parimet sociale, Léger kërkonte që ta bënte artin të
arritshëm për të gjithë. Megjithatë, piktori shkruante se për të vlerësuar
artin, “nevojitet një farë kulture, edukimi dhe kohe, dhe për sa kohë që njerëzit
do të punojnë deri në 7 të mbrëmjes, nuk ka më asgjë për të bërë.” Léger kërkonte
më shumë kohë të lirë dhe argëtim për të gjithë.

 

Pas futjes së pushimeve të paguara në
vitin 1936, ai sugjeroi hapjen e muzeve në mbrëmje në mënyrë që njerëzit të
shikonin veprat e tij. Ai i shprehte idetë e tij politike dhe sociale nëpërmjet
kanavacave të tij, dhe pikturoi ‘
Les Loisirs ‘ (Argëtimi) në vitin 1948. Me këtë
vepër ai u kthye në kampionin e atij lloj arti që do të ishte më i arritshëm për
sa më shumë njerëz që të ishte e mundur, si edhe për aktivitetet e këndshme në
kohën e lirë (pedalimi, të shkuarit në cirk, apo në plazh dhe ecja në fshat)
dhe leja e paguar.

 

9. Ai nuk ka ngarë kurrë një
makinë dhe nuk ka përdorur një telefon

Po, pavarësisht magjepsjes së tij për
moderinetin dhe makineritë, Fernand Léger nuk ngau kurrë një makinë në jetën e
tij si artistët e tjerë të suksesshëm (të tillë si Picabia). Edhe pse përdorimi
i telefonit u përhap si zjarr nëpër të gjithë botën, ai komunikonte vetëm me
postën ajrore.

 

Fernand Léger mbetet
një enigmë komplekse. I mirënjohur për modernitetin e veprave dhe idetë e tij,
ai vlerësonte makineritë, jetën urbane dhe progresin. Megjithatë, ndërsa  bashkëkohësit e tij ishin duke përdorur
teknika më novatore të tilla si kolazhet, objektet e gjetura apo fotografinë, Léger
i qëndroi besnik pikturës në vaj.

 

10. Në konkurrencë me Cézanne

Pas retrospektivë Paul Cézanne në vitin 1907, jeta e Léger-it ndryshoi. Ai braktisi stilin
impresionist dhe filloi t
ë punonte
me një stil më afër kubizmit. Në vitin 1909, ai pikturoi kanavacën e tij të parë
kubiste, duke u afruar me vëllezërit Duchamp dhe grupin e Seksionit të Artë apo
Grupin ‘Puteaux’. I ndar
ë ndërmjet
shqetësimit dhe admirimit, Léger sfidoi Cézanne në shumë piktura t
ë tij të tilla si ‘La partie de cartes ‘ (Loja me letra,
1917) apo ‘Compotier sur la
table ‘ (Komposto në tavolinë, 1909).  

(Imazhi
1: Portret i Fernand Léger nga Francis Goodman, Londër, 1950)

(Imazhi
2: Fernand Léger, “Les grands Plongeurs noirs”, 1944)

(Imazhi
3: Fernand Léger, “Les Foreurs”, 1916)

(Imazhi
4: Fernand Léger, “Ballet Mécanique”, 1924)

(Imahzi
5: Fernand Léger, “Les Constructeurs”, 1950)

(Imazhi
6: Fernand Léger, “Nus dans la forêt”, 1910)

(Imazhi
7: Fernand Léger, “La Grande Parade sur fond rouge”, 1953)

(Imazhi
8: Fernand Léger, “Forma në hapësirë”, 1950)

(Imazhi
9: Fernand Léger, “Les Loisirs”, 1948-49)

(Imazhi
10: Fernand Léger, “Qyteti”, 1919)

(Imazhi
11: Fernand Léger, “La Partie de
cartes”, 1917)

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-things-to-know-about-fernand-leger/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty