ARTArtsper10 GRATË IMPRESIONISTE QË DUHET TË NJIHNI

10 GRATË IMPRESIONISTE QË DUHET TË NJIHNI

-

Bashkëthemeluesee e Impresionizmit!

Gratë e jashtëzakonshme që rishkurar rregullat se si ne i
shikojmë dritën dhe ngjyrat!

Nga REVISTA ARTSPER

Ironikisht, ishte kufizimi i imponuar që i ishte bërë grave artiste ai që
hapi (shumë të mbyllurin) derë të Impresionizmit; një lëvizje e cila ka pasur
gra të përfshira në trupën e anëtarëve të saj themelues. Duke qenë se, dijet për
formën njerëzore ishin konsideruar shumë të mundimshme për mendjen delikate tpër
një artiste grua, pikturat e historisë ishin një JO shumë strikte për gratë.
Rrjedhimisht, gratë artiste u lanë që të ilustronin subjekte më pak ambicioze,
të tilla si thjeshtëia, reflektimet dhe çka ndodhte në jetën urbane. Artsper
prezanton dhe vlerëson, 10 gratë impresioniste që duhet t’i njihni.    

 

1. Berthe Morisot

Përkrah Monet,
Renoir, Degas dhe Pissarro, Berthe Morisot ka qenë një nga anëtaret themeluese
të lëvizjes impresioniste. Pavarësisht statusit të saj midis kolegëve
impresionist meshkuj dhe që kishte ekspozuar tek Salloni prestigjioz i Parisit,
subjekti i Marisot-it konsiderohej ende “të parëndësishme”. Subjektet e
Marisot-it (fëmijë, lule, gratë, kopshtet e parqeve, pikturat e varkave, të
peisazheve të fshatit dhe të peisazheve rurale të dielën pasdreke) ishin më të
vërtetë deri diku mondane. Megjithatë, trajtimi i këtyre subjekteve nga ana e
saj ishin rigjallëruese, revolucionare dhe rebele. Pikturat e saj i
transformuan kopshtet në Eden nëpërmjet penelatave të saj të dukshme dhe të
shkathëta. Siluetat e subjekteve të saj përzihen me skenën, duke i lënë parizienët
e zhytur në rrethinat e saj; duke rishkruar tërësisht se si ne e konsiderojmë
dritën dhe ngjyrën.

 

2. Mary Cassatt

Megjithëse, e
lindur ne Amerikë, Mary Cassatt e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së saj
në Francë, ku ajo u ndikua nga arti japonez, Mjeshtrat e Vjetër dhe sfera e
brendshme. Cassatt ishte e vetmja artiste amerikane që ka ekspozuar me
Impresionistët në Paris, ku portretet kuptimplota të saj të grave kapën në
kanavacat e saj rritjen e pranisë femërore në kulturën e shekullit të 19-të.

 

3. Marie Bracquemond

Një konkurrente në
skenën impresioniste, dhe shumë larg rritjes me bollëk dhe privilegje të
Cassatt-it dhe Morisot-it, Marie Bracquemond i tejkaloi pritshmëritë. Familja e
saj nga klasa punëtore do të thoshte se ajo nuk mund të ndiqte një trajnim
formal arti si bashkëkohëset e saj dhe, rrjedhimisht ajo ishte autodidakte, pra
e vetmësuar. Megjithatë, kur piktori Neoklasik, Jean-Auguste-Dominique Ingres,
pa punën e Bracquemond, ai parashikoi suksesin e saj. Megjithatë, Bracquemond
nuk qëndroi nën vështrimin e kujdesshëm të Dominque-Ingres për një kohë të gjatë,
pasi ai nuk e miratonte kuriozitetin e saj ëndërrues, e cila kërkonte të pikturonte
çdo gjë veç “luleve, frutave, apo natyrave të qeta.” Pikturat e mëdha
impresioniste të Braquemond të grave në ajër të hapur kapin stilin e saj të
gjallë dhe paletën me ngjyra vibruese, ku nëpërmjet penelatave të saj ajo vlerësonte
gruan moderne.

 

4. Eva Gonzales

Pavarësisht se
kishte qenë një studente e Edouard Manet, Eva Gonzales mbeti e zhveshur nga
prania e tij astronomike. Veprat e Gonzales-it paraqesin jo vetëm vizionin dhe
talentin e saj unik, por ishin gjithashtu një përgjigje ndaj veprës së Manet. Në
vitin 1869, Manet pikturoi një portret të Gonzales-it, dhe Gonzales u përgjigj
jo me një portret të Manet-it, por me një seri autoportretesh. Këto autoportrete
e lejuan Gonzales-in që të rishkruante identitetin e saj si një artiste dhe të
ripërfytyronte statusin e saj si piktore impresioniste grua.

 

5. Cecilia Beaux

Artistja amerikane,
Cecilia Beaux, ishte një nga piktoret më të suksesshme të portreteve
impresioniste në Amerikë, dhe ajo madje ka pikturuar edhe bashkëshorten dhe
vajzën e Teddy Roosevelt-it në Shtëpinë e Bardhë. Ambicia dhe përkushtimi i saj
ndaj artit, bënë që ajo të refuzonte detyrën shtëpiake për t’u martuar dhe për
t’u bërë nënë, por ajo u kthye në gruan impresioniste më të vlerësuar në Amerikë.

 

6. Laura Muntz Lyall

E lindur në Warëickshire,
në Angli, në vitin 1860, Laura Muntz Lyall emigroi në Kanada kur ishte fëmijë.
Fillimisht një mësuese, Lyall ndoqi pasionin e saj për artin nëpërmjet
leksioneve për pikturë, duke u kthyer në një artiste të njohur globalisht. Ajo
ka ekspozuar nëpër të gjithë botën, duke përfshirë Çikagon, Parisin dhe Ontarion,
përpara se të bëhej një anëtare e Shoqërisë së Artistëve të Ontarios në vitin
1891.

 

7. Lilla Cabot Perry

Pa asnjë trajnim
formal arti deri në moshën 36 vjeçare, artistja amerikane, Lilla Cabot Perry,
ishte thelbësore në promovimin e Impresionizmit në Shtetet e Bashkuara dhe në
Japoni. Perry ishte gjithashtu një mike e ngushtë, dhe, deri në një farë mase,
studente e babait të Impresionizmit, Claude Monet. Pasi pa një përej veprave të
tij, dhe pasi kishte përfunduar veprën e saj të parë impresioniste, ajo e
kontaktoi Monet për t’u këshilluar për artin e saj. Perry kaloi tre vite të saj
në Japoni, ku pëlhurat e ndërlikuara dhe të mbushura me lule, si edhe shkëlqimi
i jetës lindore, udhëhoqën pikturat e saj impresioniste dhe praktikën artiste.

 

8. Louise-Catherine Breslau

E përndjekur nga astma
për një kohë të gjatë, Louise-Catherine Breslau gjeti ngushëllim tek vizatimi
kur u detyra që të qëndronte në shtrat kur ishte fëmijë. Hobi i saj shumë
shpejt u kthye në një talent ‘bona fide’ (origjinal), duke u kthyer një në gratë
e pakta artiste të cilat u pranuan në ‘Académie Julian’ në Paris. Në vitin
1897, Breslau ishte e vetmja grua që debutoi në Sallonin e Parisit, me
autoportretin e saj,
Tout passé. Autoportreti paraqet Breslau së bashku me dy miq të saj; një tribut i
fuqishëm për vetë pozitën e saj si një Impresioniste e sukseshme, dhe gratë e
tjera artiste që po pushtonin botën e artit të shekullit të 19-të.    

 

9. Anna Ancher

Megjithëse, jo në mënyrë
rigoroze një piktore Impresioniste, artistja daneze, vepra e Anna Ancher-it
ishin tejet të ndikuara nga lëvizja, duke qenë se ajo kërkonte që të kapte përkohshmërinë
e dritës në kanavacat e saj. Trajtimi që Ancher i bënte ngjyrës dhe dritës në
skenat e brendshme ishin frymëzuar nga udhëtimet e saj në Paris në fund të
shekullit të 19-të, ku ajo frekuentonte galeritë dhe ku pati mundësinë të përjetonte
momentumin e impaktit të Impresionizmit.

 

10. Nadežda Petrović

Impresionistja grua më e famshme e Serbisë, Nadežda Petrović,
ka qenë piktorja femër më e rëndësishme e Serbisë së shekullit të 19-të. Për
shkak të tendencave tradicionaliste të Serbisë, ekspozita e saj e parë u prit
keq, duke qenë se kritikët ishin të paaftë p
ër
vlerësuar talentin e saj modern.    

(Imazhi
1: Berthe Morisot, “Djepi”, 1872)   

(Imazhi
2: Berthe Morisot, Jour d’été”, 1879)

(Imazhi
3: Mary Cassatt, Lydia duke lexuar gazetën e mëngjesit”, Nr. 1,
1878-79)

(Imazhi
4: Marie Bracquemond, “Në tarracë tek Sèvres”, 1880)

(Imazhi 5: Eva Gonzales, “Zgjim i mëngjesit”, 1876)

(Imazhi
6: Cecilia Beaux, Z”. Theodore Roosevelt dhe e bija
Ethel”, 
1902)

(Imazhi
7: Laura Muntz Lyall, “Shikuesi”, 1894)

(Imazhi
8: Lilla Cabot Perry, “Në një kopësht japonez”, 1898-1901)

(Imazhi
9: Louise-Catherine Breslau, “Miqtë” [Les amies], 1881)

(Imazhi
10: Anna Ancher, “Korrësit”, 1905)

(Imazhi
11: Nadežda Petrović, “Periferi në Beograd, 1908)

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-women-impressionists-you-should-know/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty