ARTArt BashkëkohorJENNY SAVILLE: Një shenjë e madhe që piktura është...

JENNY SAVILLE: Një shenjë e madhe që piktura është shumë e gjallë!

-

Nga REVISTA ARTSPER

Pavarësisht se çfarë mund të thonë disa rreth vdekjes së pikturës në artin
bashkëkohor, kjo gjeni arti vazhdon të prodhojë në mënyrë të pamohueshme artistë
të njohur ndërkombëtarisht që përdorin këtë medium klasik për të gjallëruar
artin figurativ dhe për të shtyrë kufijtë e përfaqësimit. Artistja britanike,
Jenny Saville është një shenjë e madhe që piktura është shumë e gjallë! Një
mjeshtre e teknikës klasike, përfaqësimi i trupit nga ana e saj është,
megjithatë plotësisht modern dhe reflekton çështjet e mëdha të kohës.  

 

MAGJEPSJA E SAJ ME NJERËZIT OBEZË

Ndërkohë që, ajo po
studionte artet e bukura në Glasgow, Jenny Saville fitoi një bursë 6 mujore për
të studiuar në Universitetin Cincinnati. Ky ishte takimi i saj i parë me
Shtetet e Bashkuara dhe pamja e grave obeze në qendrat tregtare që ndezi
magjepsjen e saj artistike për trupat mbipeshë.  

 

E FAVORIZUARA E SAATCHI-S

Gjatë shfaqjes së
saj në Galerinë Cooling në vitin 1993, koleksionuesi i famshëm i artit Charles
Saatchi vuri re punën e saj. Ajo ishte një artiste e re, e panjohur. Atëherë,
ajo madje nuk mund ta ndiqte shfaqjen sepse nuk mund të përballonte biletën e
trenit nga Glasgow në Londër. Saatchi gjurmoi pikturat që ishin blerë në Glasgow
dhe i bleu ato për koleksionin e tij. Shumë shpejt pas kësaj, ai e kontraktoi
atë që të prodhonte
për galerinën e tij.                          

 

ARTISTJA E RE BRITANIKE

Është e vështirë ta
besosh, por Jenny Saville ka qenë një nga artistet që ka ekspozuar – piktorja e
vetme klasike – në shfaqjen e famshme skandaloze të Artistëve të Rinj Britanikë
të titulluar “Ndjesi” në Akademinë Mbretërore të Artit në vitin 1997, ngjitur
me Damien Hirst, Jake dhe Dinos Chapman, Tracey Emin, Chris Ofili dhe disa të
tjerë.

 

NUK ËSHTË MË E DHËNË PAS HIRST-IT

Megjithëse, ata filluan në të njëjtën lëvizje, Jenny Saville i vjen
keq që vepra e
Damien Hirst
është bërë më shumë rreth mekanizmave të botës së artit sesa artin në vetvete,
dhe se ato nuk kanë më shpirt, ka deklaruar ajo në një intervistë.    
          

 

KIRURGJI PLASTIKE

Kur Jenny Saville u
vendos në Nju Jork pas suksesit të shfaqjes së saj të parë në vitin 1994, ajo
kalonte orë të gjata duke vëzhguar veprat e kirurgëve të plastikës, të cilët
ndodheshin në qytet. Duke bërë fotografi ndërkohë që ndiqte operacionet
kozmetike dhe teknikën e heqjes së dhjamit të tepërt, ajo vëzhgonte. Në disa
prej pikturave të saj nudo më të famshme, trupat e grave tregojnë linjat që
vizitojnë zakonisht kirurgët mbi pacientin përpara se ato t’i nënshtorhen
heqjes së dhjamit të tepërt.

 

JENNY DHE POP ROCK

Në vitin 1994,
Jenny ra dakord që të përdorte veprën e saj për bandën e rokut alternativ ‘Manic
Street Preachers’ si Kapak të albumit të tyre falas.

VETJA SI MODELE

Jenny Seville përdor
vetë trupin e saj për shumë nga pikturat e saj. Si fillim, ky është një burim i
besueshëm duke qenë se, ajo është atje gjatë gjithë kohës. Gjithashtu asaj i pëlqen
ideja e përdorimit të vetes sepse kjo e çon atë tek vepra e saj. Dhe jo thjesht
personin që ajo po shikon.

 

TRUKET E SAJ

Duke qenë se, ajo
pikturon në format në madh, Jenny Seville shpesh i drejtohet skelave për të
arritur çdo pjesë të kanavacës së saj. Gjithashtu jan
ë
7 pasqyra në
studion e saj në Londër të vendosura në cepa të ndryshme për t’i dhënë asaj
distancën e nevojshme dhe perspektivën mbi punën e saj.

 

PALERMO, STREHA E SAJ

Ndërkohë që, po kthehej në Londër në vitin 2003, ajo ndaloi për një ditë për të
vizituar Palermon. Ajo u dashurua me këtë qytet ku shtresa qytetërimesh janë
pirg njëri-tjetrit. Tani ajo e kalon një pjesë të vitit atje dhe e konsideron këtë
si pushimet e saj artistike larg nga jeta e zhurmshme e Londrës.

SAVILLE DHE SCHIELE KRAHË PËR KRAHË 

Shpesh e lidhur me Lucien Freud të Francis Bacon, vepra e Jenny
Saville-s është përballur me një tjetër mjeshtër modern të njohur për përfaqësimet
e torturuara të njerëzve nga ana e tij: austriakun, Egon Schiele. Muzeu Kunsthaus
Zürich ka organizaur një ekspozitë për të krijuar një dialog ndërmjet veprave
të të dy artistëve. Një ngjarje e mezipritur!

(Imazhi 1: Një nga dy [simpozium], 2016)

(Imazhi 2: Portret Charles Saatchi)      

(Imazhi 3: Sophie Hicks, Ndjesitë)

(Imazhi 4: Artisti, Damien Hirst)

(Imazhi 5: Jenny Saville, Mbrapsht, 2003)

(Imazhi 6: Jenny Saville në studion e saj)

Burimi:
https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-things-know-jenny-saville/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty