KINEMATOGRAFIAgnes VardaALEXANDER CALDER: Si mund të krijohet e bukura nga...

ALEXANDER CALDER: Si mund të krijohet e bukura nga skrapi i padëshiruar?

-


 “Kur unë punoj me
diçka, unë kam dy gjëra në mendje. E para, është që ta bëj atë më të gjallë. E
dyta, është që të kem gjithmonë në mendje ekuilibrin e saj.” –
Alexander Calder

Alexander
Calder
, shpikësi i artit “të lëvizshëm” dhe
atij kinetik…ka qenë një mjeshtër i ekuilibrimit mjeshtëror të materialeve
industriale me natyrën, duke i bërë ato që të funksiononin në një harmoni të përsosur.
Ky artist kyç i shekulli të 20-të ndryshoi peisazhin e skulpturës, duke
prezantuar një pozicion të ri dhe delikat ndaj kësaj forme arti. Duke qenë se,
ai ka punuar në krahë të Miro, Arman dhe Mondrian, ai është sot një nga artistët
më të famshëm në treg. Ai vlerësohet nga të gjithë muzetë më të vlerësuara dhe
të njohura në botë dhe është i pranishëm si pjesë e koleksioneve më presitigjioze.
     

Pioner i artit të lëvizshëm dhe kinetik   

Alexander Calder ka
qenë pioneri i artit të “lëvizshëm”, që ne njohim sot, dhe themeluesi i artit
kinetik. Emri “i lëvizshëm” i është dhënë nga
Marcel
Duchamp
. Kjo strukturë e re u nda me tradita e skulpturës sipas konfigurimeve të
tij bashkëkohore. Skulpturat e Calder-it kanë qenë jashtëzakonisht delikate
dhe, ajo që ishte më thelbësore, ato ishin të lëvizshme. Fillimisht, skulpturat
e Calder-it lëviznin për shkak të përdorimit të motorrëve. Megjithatë, më vonë
ato evoluan që të lëviznin për shkak të forcave të natyrës. Skulpturat ishin dizenjuar
në një mënyrë të tillë që të mund të kapnin rrymat e ajrit në një dhomë apo
jashtë në fllad, një koncept revolucionar në botën e artit. Krahë për krahë me
prezantimin e “të lëvizshmeve”, u prezantuan “të qëndrueshmet”. Ky emër është dhënë
nga artisti abstrakt, Jean Arp, ndaj skulpturave të palevizshme të mëparshme të
Calder-it.

 

Ai njihet për “vizatimin në hapësirë”

Termi “vizatim në
hapësirë” është përdorur për herë të parë si referencë ndaj Calder-it në gazetën
franceze ‘Paris-Midi’. Kjo erdhi pas njërës prej ekspozitave të tij të para
solo në vitin 1929, në të clën Calder ekspozoi skulpturat e tij me tel. Ky përshkrim
zuri vend dhe, më pas,  u përdor shpesh për
të përshkruar veprën e Calder-it. Ky term ishte gjithashtu i përshtatshëm për
Calder-in duke qenë se, ai mbante copëza teli me vete dhe imazhe të modës nga
ato që ai shikonte në rrugë. Tashmë e dimë shumë mirë që atij i pëlqente krjimi
i portreteve me tel të njerëzve që ai takonte – një nga më të njohurat e tij
ishte ajo e aktores, Kiki, në vitin 1929. Calder tërhiqej veçanërisht shumë nga
hunda e saj, e cila dukej sikur do të lançohej për në hapësirë”.

 

Ai vinte nga një prejardhje artistike

Duke qenë se, ai vinte nga një familje artistike, nuk është edhe aq e vështirë të shikojmë se si
Calder-i u kthye n
ë një shtyllë e tillë
n
ë botën e artit,
megjithëse nuk ishin prindërit e tij ata që e shtynë drejt karrierës së tij. I
ati i tij, gjithashtu i quajtur Alexander Calder, ishte vetë një skulptor, kështu
që ai i njihte vështirësitë që vinin nga t
ë qenit artist. Ai e quante të birin “njeriun e plehrave” duke
qenë se, xhepat e tij ishin gjithmonë të mbushura me guralecë, me tela dhe copëza
të çuditshme.

Që në moshë të hershme Calder tregoi interes në skulpturë dhe duke përdorur duart e tij për të
modeluar botën rreth tij. Në moshën 11 vjeçare, e motra i bleu një palë pinca për
Krishtlindje. Ai i përdori ato për të bërë dy skulptura të vogla prej tunxhi për
të atin dhe të ëmën, për t
ë ëmën një rosë
dhe për t
ë atin një qen.
Metali do të kthehej në mediumin e tij parësor. Vepra e tij përdor copëza teli
të vjetër dhe druri, duke treguar se si e bukura mund të krijohet nga skrap i
padëshiruar.  

Ai ishte një inxhinier mekanik i kthyer në një skulptor  

Calder studioi për
inxhinieri mekanike në Institutin e Teknologjisë së Stevens-it dhe u dipllomua
në vitin 1921. Megjithatë, ndërkohë që po punonte në një anije në vitin 1922,
ai po shikonte diellin e kuq në bregun e Guatemala-s duke i kujtuar atij rritjen
dhe edukimin e tij artistik. Ai i ktheu kurrizin këtij stili jetese, fillimisht
duke u vendosur në Nju Jork, ku ai punoi 
si një artist për disa gazeta deri kur më në fund u vendos në qendrën e artit,
në Paris, në vitin 1926. Gjatë kohës së tij në Paris ai filloi skicimin e njerëzve
në rrugë dhe duke bërë figurina të vogla me tel në dhomën e tij të hotelit. Një
nga personazhet e para që ai bëri ishte Josephine Baker, e cila njihej në të
gjithë globin për kërcimin e saj ‘Charleston’. Ishte kjo lëvizje dhe kjo
energji që Calder u përpoq të kapte në modelet e tij lidhur me të.   

 

Megjithëse, vepra e
tij nuk u var kurrë nga dijet që ai fitoi gjatë studimeve të tij, është e
pamohueshme që aftësitë e tij kanë ndikuar në mënyrë të përsosur për montimin e
skulpturave të tij. Në fakt, më vonë gjatë karrierës së tij ai ka thënë: “Kur
unë punoj me diçka, unë kam dy gjëra në mendje. E para, është që ta bëj atë më
të gjallë. E dyta, është që të kem gjithmonë në mendje ekuilibrin e saj.”

 

Ai ka qenë gjithmonë i tërhequr nga cirku

Calder kërkonte të
përfaqësonte dhe kapte lëvizjen në të gjitha veprat e tij përgjatë të gjithë
jetës së tij. Magjepsja e tij filloi ndërkohë që ai ishte në Nju Jork. Për dy
javë ai vizitoi cirqet, një vend që shkrinte bashkë të gjithë shoqërinë. Këtu,
ai vizatoi dhe pikturoi spektaklet që ai shikonte, duke u përpjekur që të kapte
animimin e mjedisit. Ai do t’i kthehej këtij frymëzimi gjatë gjithë karrierës së
tij.

 

Pasi u vendos në
Paris, Calder-i krijoi një cirk në miniaturë me tela dhe blloqe druri. Ai përfshiu
personazhe të tilla si një ngritës peshash të rënda, një kalorës dhe një
klloun. Këto u sollën në jetë nga Calder duke tërhequr tela të ndryshme. Performanca
e tij e parë ishte në dhomën e tij të gjumit për disa nga miqtë e tij. Një nga
këto performanca tërhoqi Legrand-Chabrier, një kritik i njoiur cirku në atë kohë.
Ishte ai që e spikati i pari Calder-in, duke shkruar një artikull rreth të përunjurit
Calder, por gjeni cirku, të titulluar: “Un Petit Cirque à Domicile”.        

 

Në vitin 1929,
Calder u lidh me
Léonard
Foujita
, piktorin dhe gravuristin japonezo-francez. Së bashku, ata pounuan me
performancat e cirkut të Calder-it. Calder mundësoi cirkun dhe Foujita muzikën.
Këto u bënë gjithnjë edhe më të famshme duke zgjuar interesin e artistëve dhe të
intelektualëve nëpër Paris. Cirku u bë kaq i famshëm saqë deri në fillim të
viteve 1930 ishte rritur nga 15 në 200 figurina.

 

Ai u frymëzua nga takimi me Mondrian

Në vitin 1930,
Calder u ftua në studion e Piet Mondrian në Paris. Këtu, Calder-i u frymëzua
nga katrorët shumëngjyrësh të pikëzuar nëpër të gjitha muret e studios. Me këtë
imazh, të plotësuar më tej me dritën në hapsirë, Calder i sugjeroi Mondrian-it
që t’i vendoste katrorët në lëvizje. Ndërsa Mondrian iu përgjigj: ‘Jo nuk është
e nevojshme, piktura ime tashmë është shumë e shpejtë…’ Megjithatë, ky takim
e frymëzoi Calder-in për të ndjekur lëvizjen edhe me më shumë vrull.

 

Pas takimit me
Mondrian-in dhe pas njohjes me artin abstrakt për herë të parë, Calder u mbyll
duke piktutuar kanavaca të thjeshta të cilat njësoheshin me idetë e tij.
Megjithatë, ai u lodh shumë shpejt me këtë medium. Por, pasi ishte ekspozuar
ndaj formave dhe harqeve të thjeshta, ai filloi që ta shikonet përfaqësimin
figurativ si kufizues. Në ekspozitën tjetër të tij  – Volumet, Vektorët dhe Densitetet – në
Galerie Percier, ai prezantoi skulptura të përbëra nga elementë të ndryshëm të
një rrethi. Në vijim të kësaj ekspozite, Calder filloi të vlerësohej si një
pretendent serioz në botën e artit abstrakt.

 

Vitet e Luftës ndryshuan materialet që ai përdorte për skulpturat e tij

Vitet e Luftës sollën me vete mungesa të fletëve të metalit. Kjo përbënte
një problem për Calder-in i cili varej nga ky material për të krijuar
kryeveprat e tij. Zakonisht, ai i priste fletët e metalit në copëza, të cilat më
pas ri-grumbulloheshin në veprën e tij të lëvizshme. Megjithatë, Calder-i nuk
lejoi që të
kushtëzohej nga ky fakt. Por kjo mungesë solli me vete një epokë të re për
Calder-in, i cili u kthye nga materialet më natyrale. Druri dhe teli u kthyen në instrumentet
e tij të reja. Me këtë medium të ri, Calder-i krijoi serinë e Konstelacioneve të
tij në vitet 1940, të quajtuar kështu për shkak të ngjashmërisë së tyre me
Kozmosin. Ai ka realizuar struktura të shumëfishta gjiganse të cilat mund të
shihen nëpër të gjithë globin.

Më vonë në karrierën
e tij, Calder-i mori shpesh porosi për të krijuar skulptura gjigande. Për
shembull, Merimanga e Kuqe (1976) dhe Spiralja (1958) në Paris, dhe Flamingo
(1974) në Çikago. Për të krijuar këto struktura në fillim ai krijonte modelet e
tyre, më pas ato konkretizoheshin në një prej studiove të tij. Një nga më të mëdhatë
nga këto skulptura ishte Njeriu (1967), e cila u instalua në Montreal. Këto
skulptura monumentale mund të gjenden në qytete dhe në fshatra po ashtu, dhe
janë shembujt parësor të “të qëndrueshmeve” të Calder-it.

 

Një herë ai bashkëpunoi me një linjë ajrore

Në vitin 1973,
Calder-i mori një prosoi për të dizenjuar pamjen e jashtme të një aeroplani në
stilin e tij tipik të ndezur nga Linja Ajrore Ndërkombëtare Braniff. Më vonë, ky
projekt u bë i njohur si Ngjyrat Fluturuese, e cila e realizoi fluturimin e parë
në Amerikën e Jugut. Pjesa e jashtme e avionit, në vend që të kishte logon e
linjës ajrore, kishte firmën e Calder-it. Në vitin 1975, ai mori një porosi për
të zbukuruar një avion tjetër, e cila më pas u bë i njohur si Ngjyrat
Fluturuese të Shteteve të Bashkuara.

 

Ai nuk ka dashur kurrë që të përcaktohej nga një lëvizje artistike e veçantë
  

Megjithëse, përzihej me artistët
abstrakt të kohës, Calder nuk kërkoi
kurrë që të përkufizohej apo përcaktohej sipas një lëvizje artistike të veçantë.
Në fakt, ai ishte specifikisht kundër këtij koncepti. Ai ishte i mendimit se,
kur një artist e përkufizon vetveten, at
ëherë në këtë çast ai po kufizon vetveten. Ai besonte se, në vend që një ratist të përpiqej që të kuptonte
veprën e tij, në fakt, ata duhet t
ë sfidojnë vetveten. Për vet veprën
e tij, P
eshku prej Çeliku (1934), ka deklaruar
ai: ‘Kjo
është tërësisht
e padobishme dhe e pakuptimt
ë. Ai është thjesht i bukur, kjo është e gjitha. Sigurisht që, nëse e kupton ai
do t’ju bëjë shumë emocional; nëse do të kishte një farë kuptimi do të ishte më
e lehtë për t’u kuptuar’.  

Për ta përmbyllur, Alexander Calder kaloi me të vërtetë nëpër
një revolucion gjatë karrierës së tij. Nga portretet e tij origjinale me tel
deri tek skulpturat e tij monumentale, krijimet e Calder-it ishin rezultat i
një eksplorimi të vërtetë artistik. Ai u frymëzua nga kushdo dhe nga çdo gjë që
takoi gjatë jetës së tij. Megjithatë, ai ia doli që të ruante vlerat dhe
besimet e tij të vërteta përgjatë të gjithë jetës së tij, duke e lejuar atë që
të krijonte skulptura me të vërtetë përparimtare. Përfundimisht, këto cilësi
nënkuptuan që ai e transformoi plotësisht skulpturën siç e njohim ne – në një
formë arti më të lartë dhe më të gjallë.      

(Imazhi 1: Agnès
Varda, Calder, Paris,
1954)

(Imazhi 2: E lëvizshme, metal, dru dhe tela,
1932)

(Imazhi 3: Kiki de Montparnasse (II), 1930, Qendra Pompidou)

(Imazhi
4: Thomas Powell duke imagjinuar, Qeni, [1909] dhe Rosa [1909])

(Imazhi
5: Georges Meguerditchian – Qendra Pompidou, Joséphine Baker (IV), Danse, 1928)

(Imazhi 6: Cirku i Calder-it, 1926 – 1931 në Fondacionin e Arteve Witney)

(Imazhi
7: Pikturë abstrakte patitull, 1930 pas takimit me Piet Mondrian)  

(Imazhi 8: Konstelacion i lëvizshëm, i bërë
me dru, tela dhe bojë,
1943)

(Imazhi 9: Njeriu, Montreal, 1967)

(Imazhi
10: Bashkëpunim me Linjat Ajrore Ndërkombëtare Braniff, 1973)

(Imazhi
11: Peshk çeliku, 1934, një nga skulpturat e para të Calder-it që i ësht
ë ekspozuar
elementëve)

Burimi:
https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-things-know-alexander-calder/

Përzgjodhi
dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty