ARTSI E RISHPIKËN ARTIN EKSPRESIONISTËT GJERMAN

SI E RISHPIKËN ARTIN EKSPRESIONISTËT GJERMAN

-

Veprat shokuese,
të gjalla, të papërpunuara të cilat shpërthyen vlerat borgjeze

Nga ARTSY

Në fund të shekullit, një ajër i trashë, i rëndë kishte rënë
përmbi ‘fantazmat’ krijuese të Gjermanisë. Artistët nëpër qytetet kozmopolitane
si Mynihu, Drezdeni, dhe Berlini ishin të frustruar. Ata ndjeheshin të mbytur
nga doket dhe traditat strikte borgjeze dhe edukimi për artin i sponsorizuar
nga shteti, që në atë kohë dominonte kulturën dhe estetikën e vendit. Në vitin
1905, një grup i vogël piktorësh vendosën të rebeloheshin. Në vend të
kompozimeve të ngurta dhe të drejtëpërdrejta, ata hodhën në kanavacat e tyre
fragmente të gjalla, me një përzierje ngjyrash, duke zbërthyer format e shfrenuara
‘bruto’. Veprat që pasuan ishin vepra arti bruto, të papërpunuara, thellësisht
emotive dhe shokuese.             

Këta artistë u bënë të njohur si Ekspresionistët Gjermanë:
pasardhës të një lëvizje eksperimentale, shumëftyrëshe e lidhur së bashku nga
besimi se arti duhet të shprehë emocion dhe të sfidojë konservatorizmin social
të epokës në këtë proces. Një grup artistësh nga Drezdeni, i udhëhequr nga Ernst
Ludëig Kirchner, të njohur si ‘
Die Brücke’, u
krijua në vitin 1905. Bashkëatdhetarët e tyre në Mynih, të kryesuar nga
Wassily Kandinsky, Franz
Marc
, dhe Gabriele Münter, u bashkuan disa vite më vonë nën emrin ‘Der Blaue Reiter’ (Kalorësit Blu). Të dy këto grupe artistësh realizuan vepra
të ndezura nga emocionet dhe të frymëzuara nga pavetëdija. Duke qenë se,
pikturat e tyre u bënë më pak përfaqësuese, ata vizatuan gjithashtu kompozime
sipas një perspektive të sheshtë dhe të thjeshtësuar si ato të gravurave dhe
printimeve në dru. Format vibruese dhe të shformuara që ‘popullojnë’ kanavacat
e tyre shtruan rrugën për abstraksionin e mesit të shekullit.

“Sot arti po lëviz në drejtime për të cilat të parët tanë
kishin një ide të vagullt, Kalorësit e Apokalipsit dëgjohen duke galopuar nëpër
ajër,” shkroi Franz Marc për këtë lëvizje dehëse në manifestin e tij të ‘Kalorësve
Blu’, të vitit 1912. “Ngazëllimi artistik mund të ndjehet nëpër të gjithë Evropën,
artistët e rinj po sinjalizojnë njëri-tjetrin nga të gjitha anët.”

Në vitet 1920, Objektiviteti i Ri që u
zhvilluar në pëeriudhën e ndërluftës (referuar, veçanërisht
ndërmjet dy luftrave botërore të 1918 dhe 1939). Artistët e gjendur në Berlin
si Otto Dix, Käthe Kollwitz, dhe Max Beckmann u fokusuan në tematikat politike,
të lidhura shpesh me tmerret e Luftës së Parë Botërore dhe sulmin psikologjik ndaj
qytetarëve gjerman. Këto vepra janë të mbushura me njerëz thatanik, të dëshpëruar
dhe epshor, të cilët shpesh paraqiten në printime të zymta bardh e zi, form të thjeshtësuara
dhe në paleta fantazmike, duke theksuar subjektin e tyre të errët dhe
melankolik.   

Piktura, Dr Rosa Schapire 1919, Karl Schmidt-Rottluff

Burimi:

https://www.artsy.net/article/artsy-editorial-german-expressionists-shockingly-raë-ëork-exploded-bourgeois-values-reinvented-art

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty