ARTArtsperBRITMA NGA EDVARD MUNCH

BRITMA NGA EDVARD MUNCH

-

NJË BRITMË, NJË TINGULL I BRENGOSUR, NJË ANKTH GJUNJËZUES!

Nga REVISTA ARTSPER

Ndoshta një nga veprat më të famshme të artit modern, së bashku me Supat ‘Campbell’
të Andy Warhol dhe ‘Guernica’ nga Pablo Picasso, “Britma” e Edvard Munch
shquhet menjëherë. Qielli me vorbulla në hije të kuqe dhe të verdha, fytyra e
shfytyruar, ankthioze në plan të parë, goja e ngrirë e hapur tejpërtej, duke
shprehur vetëm atë që ne mund ta imagjinojmë si një tingull i brengosur shqetësimi.
Edhe mbi një shekull pas krijimit të saj, kjo pikturë nuk e ka humbur fuqinë e
saj dhe vazhdon të rrezatojë në botën e sotshme një si shprehje ankthi gjunjëzues.
Një testament i famës së saj, në maj të vitit 2012 varianti në shkumës mbi karton
e vitit 1895 i veprës, u shit nga Sotheby për një shumë prej 120 milionë dollarë
amerikanë, duke e kthyer atë në veprën e artit më të shtrenjtë që ishte shitur
ndonjëherë në ankand, në atë kohë. Vepra është gjithashtu gjerësisht e famshme
në kulturën popullore, nga shprehja e posterit të Kevin McCallister-it tek
filmi “I vetëm në shtëpi” deri tek ‘emoji’ me fytyrën si britmë
😱. Në këtë artikull, Artsper ju ndihmon të
kuptoni këtë vepër ikonike dhe shumë shpejt ju do të jeni në gjendje që të
impresioni miqtë dhe familjen tuaj me dijet tuaja të reja.

 

Kjo vepër
është mbështetur në një vizion

Nv thelb, “Britma” është
një vepër autobiografike e mbështetur në një vizion të Munch ndërkohë që ai
kishte dalë jashtë me dy miq të tij. Ai e regjistroi këtë frymëzim që qëndron pas
kësaj vepre në një shënim në ditarin e tij më 22 janar 1892. Ai shkruan se
si”papritur qielli u bë gjak i kuq” dhe “qielli i përflakur u var si gjak dhe
shpatë përmbi gjirin blu të zi dhe mbi qytet”. Ai e përshkruan vetveten si të
ngrirë dhe “duke u dridhur nga ankthi”, ndërkohë që ndjente “një britmë të
madhe të pafundme që vinte nga natyra.”

 

Qielli shtypës me
vorbulla në ngjyra të ndezura dhe peisazhi në formë kurbash janë mishërime të
vizionit që përshkruan Munch. Artisti portretizon një botë që është jashtë
kontrolli. Figura, trupi i së cilës imiton çrregullimet e kurbvëzuara të
peisazhit, është ankoruar në mënyrë të vendosur tek kaosi që e rrethon. Në
kontrast të zymtë janë linjat e urës që presin tejpërtej imazhin nga e djathta
në të majtë, një krijim i bërë nga njeriu i paprekur nga shqetësimet e mjedisit
përreth. Në mënyrë të ngjashme, dy figurat në sfond, ndoshta përfaqësimet e dy
miqve të Munch në vertikalitetet e tyre, shfaqen në mënyrë të barabartë të
paprekur nga britma që ka ndjerë artisti. Ndarja ndërmjet këtyre dy pjesëve të
imazhit duket se hijëzon faktin që, ndoshta ky shformim në peisazh dhe figura
nuk janë parë, por janë ndjerë (jo si diçka që shikohet, por që ndjehet) siç e
përshkruan edhe Munch në ditarin e tij. Kjo i hap rrugën interpretimit të veprës
si paraqitja e një lufte, ankthi dhe hutimi të brendshëm.  

 

Një luftë e brendshme e paraqitur përmes artit?

Jeta e Munch ishte
e ‘martuar’ me tragjedinë. Ai  humbi të
dyja, nënën dhe një motër shumë herët në jetë, i ati vuante nga depresioni, një
nga motrat e tij ishte shtruar në spital për shkak të një sëmundje mendore dhe
vëllai i tij vdiq kur ishte ende i ri. Vet Munch kishte një gjendje mendore dhe
fizike të brishtë dhe vuante nga alkoolizmi. Këto detaje biografike shpesh parashtrohen
si shpejgimi kryesor i veprave ekspresioniste të artistit, por ne ralitet mund
të mos jetë kaq e thjeshtë.  

 

Munch ishte një
artist dhe një mendimtar, i cili ishte i interesuar jo vetëm mbi vet jetën e
tij, por më përgjithësisht për shoqërinë dhe botën që e rrethonte. Lëvizja
simobliste e kohës i nxiste artistët që të shikonin brenda tyre për frymëzim,
diçka që Munch mund ta ketë kanalizuar tek veprat e tij. Për më tepër, fundi i
shekulli të 19-të dëshmoi fillesat e psikiatrisë dhe të psikanalizës, si mënyrat
për të kuptuar natyrën dhe përvojën njerëzore, dhe këto teori të reja shumë mirë
mund ta kenë frymëzuar artistin.

 

Kështu, ndonëse
piktura mund të shikohet si një portretizim i ndjenjave të Munch, kjo nuk shpjegon
është gjithçka. Në fakt, depersonalizimi i figurës në plan të parë, mund të jetë
tregues i një dëshire për ta kthyer veprën kundrejt një audience më të përgjithshme.

 

Shpjegimet e tjera

Historianët e artit
janë përpjekur ta shpjegojnë veprën në mënyra të tjera. Për shembull, ngjyrat e
ndezura të qiellit mund të jenë frymëzuar nga perëndimet impresionuese të cilat
ndodhën në botë pas shpërthimit të një vullkani në Indonezi, që çliroi pluhur
vullkanik në atmosferë. Figura është lidhur gjithashtu edhe me mumjen peruviane
e cila u zbulua gjatë Panairit Botëror të Parisit në vitin 1889.

 

Munch
ka krijuar katër variante të “Britmës”

Munch krijoi katër
variante të skenës, si edhe një variant litografik në vitin 1895. Vepra e parë
u përfundua në vitin 1893, dhe është realizuar në karton duke përdorur vaj, bojë
tempera dhe shkumës. Dy variantet me shkumës, janë realizuar në vitet 1893 dhe
1895. Këto, u pasuan më vonë nga një pikturë me bojra tempera. Munch ishte i
interesuar mbi mundësitë shprehëse të mediumeve të ndryshme. Përdorimi i
shpeshtë nga ana e tij e të njëjtit subjekt, tregon shtrirjen që patën në
veprën dhe tematikat e përdorura prej tij – jeta, vdekja dhe ankthi dhe shqetësimi
që ato përfaqësonin për artistin gjatë asaj periudhe.

 

Munch rrallë
i është rikthyer sërish këtij stili shqetësues  

Pavarësisht fiksimit të Munch-ut me këtë skenë të veçantë
përgjatë disa viteve, ai thuajse rrall iu rikthye këtij stili kaq të shformuar në
vepra të tjera. “Britma” është vepra më jorealiste e Munch. Thellësitë e
shformimit mesa duket e kanë shqetësuar artistin. Në një nga variantet në pronësi
të Galerisë Kombëtare të Oslos, ai ka shkruar: “mund të ishte pikturuar vetëm
nga një i çmendur”. Edhe gjatë viteve 1883-1910, periudhë gjëtë së cilës ai
krijoi disa variante të veprës, Munch vazhdoi të pikturonte portrete të miqve
dhe të familjes, si edhe peisazhe të ëmbla, si edhe disa pamje nga deti.

(Imazhi
1: Edvard Munch, “Britma”, 1893)

(Imazhi
2: Edvard Munch, “Melankolia”, 1894)

(Imazhi
3: Edvard Munch, “Fëmija i sëmurë”, 1885) [Rreth sëmundjes së motrës së tij Sophie,
e cila vdiq nga tuberkulozi]

(Imazhi
4: Musée de l’Homme, Mumje peruviane)

(Imazhi 5: Katër variantet e “Britmës”)

(Imazhi
6: Peisazh i Kragerø nga Edvard Munch, 1912)

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/the-scream-by-edvard-munch/

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty