ARTArt BashkëkohorMONA LISA NGA LEONARDO DA VINCI

MONA LISA NGA LEONARDO DA VINCI

-

Gruaja me buzqëqeshjen enigmatike!

Magjepsëse, intriguese dhe misterioze!

Nga REVISTA ARTSPER

Pavarësisht se është piktura më e famshme në botë, gruaja me buzëqeshjen
enigmatike vazhdon të rrethohet nga një skepticizëm i thellë. Magjepsëse,
intriguese, dhe misterioze; Mona Lisa ende edhe sot diskutohet në mënyrë të
gjallë, duke ofruar një këndvështrim të gjallë të periudhës së Rilindjes. Ajo është
e njohur dhe e shquar në të gjithë botën, dhe admiruesit e saj udhëtojnë nga një
cep i globit në tjetrin vetëm për ta parë. Mijëra sy të etur e ndjekin pikturën
në ditë, duke gllabëruar kryeveprën e mirëruajtur të da Vinci-t. Viti 2019 shënoi
500 vjetorin e vdekjes së da Vinic-t dhe si e tillë u përkujtua nga një ekspozitë
retrospektivë e madhe e karrirës së artistit në Muzeun e Luvrit. Ekspozita është
një event kaq i pritur, saqë Luvri u detyrua t’i kërkonte vizitorëve që të
rezervonin një kohë specifike për ta vizituar atë. Për të shënuar këtë rast
monumental, Arstper ju kthen pas në kohë për të mësuar më shumë rreth gruas pas
kësaj buzëqeshje.

 

Historia

Kjo pikturë duhet të
ishte përfunduar në vitin 1503, por piktori nuk e largonte atë kurrë nga sytë;
ai nuk e përfundoi atë kurrë me të vërtetë
deri në vdekjen e tij në vitin 1519. Kur da Vinci u largua nga Italia për t’u bërë
protozheja i Mbretit Francis, ai mori tre vepra për të: njëra ishte Mona Lisa.
Shumë shpejt pas vdekjes së tij, da Vinci ia shiti piturën Mbretit Francis I për
4,000 monedha floriri dhe ajo mbeti pjesë e koleksionit mbretëror gjatë mbretërimit
të Luigji të XIV-të.

 

Përpara se t’i
bashkohej koleksionit të përhershëm të Luvrit, Napoleon Bonaparti e kërkoi
pikturën për apartamentet personale të Jozefinës. Si shumica e veprave të artit
të muzeut, Mona Lisa duhej të hiqej dhe të ruhej në fshehtësi gjatë dy Luftrave
Botërore. Kuratori i Luvrit, René Huyghe, e ruajti pikturën nga nazistët duke e
fshehur poshtë shtratit të tij. Pavarësisht udhëtimeve të saj të mundimshme
vite më parë, André Malraux këmbënguili që Mona Lisa të largohej nga Evropa për
në Shtetet e Bashkuara, ku ajo u prit nga Presidenti John F. Kennedy në vitin 1962.
Tani shumë e brishtë për të udhëtuar, Mona
Lisa qëndron në Luvër ku vizitohet nga mijëra vizitorë në ditë.

 

Modelja

Mona Lisa, si pjesa tjetër e pikturave të da Vinci-t, nuk u datua dhe nuk
u firmos kurrë. Përsa i takon identitetit së misteriozes Mona Lisa, më
zyrtare konsiderohet teoria e Giorgio Vasari-t. “Mona” rrjedh nga termi italian
“Monna” që do të thotë “Zonjë”, duke sugjeruar “Zonja Lisa” që mund të ketë qenë
Lisa Gherdinini, gruaja e Francesco Del Giocondo. Besohet gjerësisht se, Giocondo,
një tregtar veshjesh dhe mëndafshi, e komisionoi pikturën për gruan e tij, por
nuk e mori atë kurrë. Megjithatë, kjo teori rrethohet nga skepticizmi. Shumë
janë dyshues për origjinalitetin e kësaj historie dhe ka ende nga ata që vazhdojnë të kërkojnë identitetin
e vërtetë të Mona Lisa-s.

Historiani italian,
Roberto Zapperi, e akuzoi Giorgio Vasari për shpikjen e kësaj historie dhe se
Mona Lisa është, në fakt, portreti
i Pacifica Brandani. Brandani ishte e dashura e Giuliano de’ Medici, djali i Lorenzo
de’ Medici. Identiteti i Monsa Lisa-s vijon të ngjallë diskutime
tv gjalla midis historianëvë të artit, dhe madje ajo është kthyer në rrënjët e
disa prej teorive që shkojnë më
larg. Disa nga pretendimet më krijuese sugjeron se, Mona Lisa është
një prostitutë, nëna e da Vinci-t apo madje edhe një burrë (ndihmësi i
Leonardo-s, Salai). Të tjerë, janë të bindur se, Mona Lisa është një protret i
Dukeshës së shekullit të 15-të të Forli-t, Catherine Sforza. Deri tani janë bërë disa përpjekje për të
rindërtuar fytyrën e Lisa Gherardini nga kafka e saj, për ta mbivendosur atë më pas në portretin e da
Vinci-t. Mëgjithëse, këto përpjekje kanë qenë të pasuksesshme,
Lisa Gherardini formalisht vijon të indentifikohet
si Mona Lisa.

 

Fytyra

Vështirmi i saj i
thellë ju ndjek nëpër sallë, shprehja
e saj është burim magjepsjeje për shumë. Pas 500 vitesh vështrimi të vizitorëve, Mona
Lisa ka mbajtur kontakt të hekurt me sytë e të
gjithë atyre që ia kanë lejuar
vetes që të përthithen nga buzëqeshja e saj tallëse. Historianët e artit, sërish
kanë propozuar teori të ndryshme për këtë magjepsje të Mona Lisa-s. Hipotezat
mjekësore janë më të zakonshmet; ku cdalin në pah çështjet dentare, paraliza faciale dhe madje
edhe problemet me tiroidet që janë
në rrënjët e estetikës ngërthyese
të Mona Lisa-s. Veçanësia e fytyrës së Mona Lisa-s, mund të jetë thjesht për
shkak të zbehjes së ngjyrës me kalimin e shekujve.

 

Teknika

Një studim thelbësor i kryer në fillim të
shekullit të 21-të, ofron një kuptim më të mirë për teknikën e famshe të
‘sfumato-s’ së Leonardo da Vinci-t. “Sfumato” do të thotë “e butë” në italisht,
e cila përshkruan me saktësi efektin delikat, të mjegullt dhe disi të paqartë të
pikturës së da Vinci-t. Subjektet vishen me një re të përzier me kujdes me ngjyrën dhe
gradacionet e holla. Mona Lisa përbëhet përafërsisht
nga njëzetë shtresa drite boje, disa prej të cilave janë
ekstremisht të holla. Si rezultat i kësaj pune të imët, sipërfaqja e pikturës
nuk tregon absolutisht asnjë gjurmë penelatash. Pavarësisht moshës së saj epike, Mona Lisa është
në formë të mirë. Megjithatë, analizat me rreze të kuqe kanë zbuluar se, disa
pigmente dhe në veçanti qëpallat e Mona Lisa-s, janë zbehur me kalimin e shekujve.
  

 

Një ikonë

Një mëngjes të vitit 1911, vizitorët u shokuan kur zbuluan se,
Mosa Lisa ishte zhdukur nga Luvri. Lajmet e zhdukjes së pikturës u përhapën si
zjarri, dhe gishti shumë shpejt u drejtua nga Pablo Picasso dhe miku i tij, Guillaume
Apollinaire. Megjthatë, Mona Lisa, n
ë fakt, ishte vjedhur nga Vincenzo
Peruggia, një marangoz italian, i cili e mbajti pikturën në tavolinë e tij nv kuzhinë
për dy vite përpara se ajo të gjendej. Diçka e till
ë pakti një impakt
astronomik në publik, të gjitha sepse Peruggia gabisht mendonte se, Mona Lisa
ishte nje nga pikturat e vjedhura nga ushtria napoleoniane. Përgjatë historisë
së artit, buzëqeshja e saj ka frymëzuar artistë t
ë tillë si, Marcel
Duchamp, 
Salvador
Dali
, Andy Warhol, Banksy dhe Okuda. Edhe sot, një numër i konsiderueshëm artistësh bashëkohor ende
vazhdojn
ë që ta përvetësojnë këtë portret mistik në veprat e tyre.

Leonrado da Vinci ka vendosur me të vërtetë zemrën dhe
shpirtin e tij tek Mona Lisa. Shumë pohojnë se, portreti ka filluar t
ë plaket fizikisht,
duke qenë se krahu i majtë i fytyrës së saj duket më i ri sesa ana e djathtë.
Ndoshta, kjo ka qenë e qëllimshme, dhe mjeshtëria e da Vinci-t ia ka dalë q
ë ta bëjë pikturën që të plaket ndërkohë që qindra gjeneratat do
t
ë vazhdojnë
ta shikojn
ë atë.

(Imazhi
1: Vizitorët përpara Mona Lisa-s në Muzeun Luvër, në Paris)

(Imazhi
2: Presidenti amerikan, John F. Kennedy dhe Jackie Kennedy, duke marrë Mona
Lisa-n në vitin 1962)

(Imazhi
3: Lorenzo di Credi, Portret i Caterina Sforza, 1485-1490)

(Imazhi
4: Leonardo da Vinci, Mona Lisa (ndërmjet 1505 dhe 1518)

(Imazhi 5: Pamje nga afër e Mona Lisa-s, në Luvër)

(Imazhi
6: Beyoncé dhe Jay-Z duke filmuar në Luvër)

(Imazhi
7: Andy Warhol, Mona Lisa me ngjyra)

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/artwork-analysis-the-mona-lisa-by-leonardo-da-vinci/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty