ARTArtsperTË KUPTOJMË IMPRESIONIZMIN: KAPJA E ÇASTEVE FLUTURAKE!

TË KUPTOJMË IMPRESIONIZMIN: KAPJA E ÇASTEVE FLUTURAKE!

-

Nga REVISTA ARTSPER

Kjo lëvizje përkufizohet nga tre koncepte kryesore: pikturimin në ajër të
hapur, një portretizim më i modernizuar i ngjyrës dhe dritës, si edhe një përqasje
të freskët të prezantimit të subjektit. Artsper ju fton të zbuloni më shumë
rreth lëvijzes që vazhdon të tërheqë interes astronomik edhe sot.                                                                

 

Pikturimin “en plein air” (në ajër të pastër)

Në vitin 1874, një grup artistësh që quajtur “Shoqëria
Anonime e Piktorëve dhe Skulptorëve” organizuan një ekspozitë revolucionare në
Paris që shënoi fillimin e lëvizjes impresioniste. Ky grup, i përbërë nga
Claude Monet, Edgar Degas dhe Camille Pissaro, korrën përfitimet e para
të pikturimit në natyrë, duke qënë se ajo i lejonte që të vazhgonin ndryshimet
e dritës dhe të motit në veprat e tyre. Pikturimi në ajër të hapur u bë gjithnjë
edhe më i mundur me rritjen e disponueshmërisë së bojrave të vajit në tubeta, kështu
që artistët mund t’i linin studiot e tyre dhe t’i përgatisin materialet e tyre
aty do të të ishte më mirë për ta. Si rezultat, ata paraqitën ndryshimin e
çasteve teksa ato ndodhnin; ngritjen e diellit, fytyrat e buzqeshura apo dallgëzimin
e tymit nga trenat, duke kapur atë që është kalimtare dhe e çastit nëpërmjet
penelatave të tyre.  

Oscar Claude Monet është pioneri i lëvizjes impresioniste dhe
filloi filozofinë e interpretimit të imazhit ashtu siç e shikonin atë. Termi,
“impresionizëm” u adoptua nga vepra e tij, “Impresioni i agimit”, kur ajo u
ekspozua në një ekspozitë të pavarur të organizaur nga Shoqëria Anonime në
vitin 1874.

Manet ka qenë një
influencë qëndrore për ndryshimin nga Realizmi në Impresionizëm. Pikturat e tij
injoruan traditat tradicionale të Romanticizmit dhe braktisën idenë e kapjes së
një çasti të idealizuar në kohë, duke paraqitur më shumë një përvojë të saktë
dhe autentike.

 

Përdorimi
i ngjyrës dhe përfaqësimi i dritës

Impresionistët gjetën se ngjyrat e përdoura nga piktorët romantik
në fillim të shekullit të 19-të ishin shumë të errta, dhe në vend të tyre ata kërkuan
që të përfshinin tone më të pastra dhe më të hapura të ngjyrës në veprat e
tyre. Këto ngjyra ishin shpesh ngjyra të pastra, dhe duke pasur ngjyra në formën
më të pastër i lejonte artistët të paraqisnin më mirë natyrën fluturake të dritës.
Impresionizmi pa gjithashtu ndryshimin e portretizimit të hijeve: në vend të
metodave tradicionale të ilustrimit të tyre me tonet e zeza dhe gri,
impresionistët i paraqisnin ato me ngjyra. Gara e kapjes së çasteve fluturake të
dritës dhe të hijeve në subjektet e tyre, do të thoshte që varianti përfundimtar
duhej të ishte përfunduar me penelata shumë më të lirshme. Për më tepër, duke
parë subjektet e tyre nga një distancë i lejonte atyre mundësinë e një studimi
më intuitiv të natyrës; ngjyrat përziheshin përpara tyre në tone të variushme të
dritës, duke propozuar kombinime të reja të ngjyrës dhe të harmonive.   

Megjithatë, kjo nuk
vlente gjithmonë në rastin e Edgar Dega, ku linjat e errta të prera kalojnë
gjurmojnë krahët dhe kokat e subjekteve të tij. Diçka e tillë krijonte një
efekt disi më të mprehtë, duke aluduar tërthorazi mbi thellësinë e fazave të
dritës tek kërcimtaret. Praktika e pikturimit përpara subjekteve çoi në rritjen
e kuptimit të dritës tek Dega-s, ku përdorimi i ngjyrave kontrastuese nga ana e
tij dhe e penelatave më të sakta paraqet me vërtetësi ndriçimin e gjallë të një
skene.  

 

Zhvillimi i subjektit

Impresionistët çmonin industrializimin e pashmangshëm të
Parisit të fundit të shekullit të 19-të, duke përfshirë tema moderne në
pikturat e tyre. Për shembull, Pissarro shpesh pikturonte rinovimin e Parisit,
duke treguar rrugë më të zgjeruara dhe zmadhimin e godinave. Artistët
gjithashtu interpretuan vetet pariziane në veprat e tyre, veçanërisht qytetarët
teksa ata shijonin në ajër të hapur interesat dhe aktivitete e tyre të kalimit
të kohës në publik. Klasat sociale u integruan gjithnjë edhe më shumë gjatë
aktiviteteve publike të tilla si në kërcim, larjen në plazh, shëtitjen me varkë
dhe në këdim. Edhe peisazhet natyrale në pikturë evoluan. Monet shtoi një përqasje
më të modernizuar të pikturave të tij me liqene, për shembull, duke përfshirë
fabrika, trena dhe hekurrudha në pikturat e tij.

Fillimisht i përdorur si një fyerje për pamjen e tyre “si të
papërfunduar” nga Louis Leroy, Impresionizmi ndryshoi mënyrën se si artistët
pikturonin dhe mënyrën se si njerëzit e shihnin artin. Edhe sot impresionizmi
vazhdon të frymëzojë një qasje më të modernizuar të pikturës.

(Imazhi
1: Claude Monet, “Garden at Saint-Adresse”, 1867)

(Imazhi
2: Berthe Morisot, “Eugène Manet
në Ishullin Wight” (1875)

(Imazhi 3: Claude Monet, “Impresion i Agimit”, 1872)

(Imazhi
4: Edouard Manet, “Shëtitje me varkë”, 1874)

(Imazhi 5: Pierre-Auguste Renoir, “La Grenouillère”, 1869)

(Imazhi
6: Edgar Degas, “Katër kërcimtare”, 1900)

(Imazhi
7: Camille Pissarro, “Bulevardi Montmartre
në një mëngjes dimri”, 1897)

(Imazhi 8: Claude Monet, “Gare Saint-Lazare” (ose pamje e
brendshme e Gare Saint-Lazare [stacion hekurudhor në Paris], Linja ‘Auteuil’, 1877)

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/understanding-impressionism/

Përzgjodhi dhe përktheu –
Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty