ARTArtsperLIRIA DUKE UDHËHEQUR NJERËZIT NGA EUGENE DELACROIX

LIRIA DUKE UDHËHEQUR NJERËZIT NGA EUGENE DELACROIX

-

Eugene
Delacroix figura udhëheqëse e Shkollës Romantike Franceze

Një mishërim i Perëndeshës së Antikitetit Grek dhe Traditës
Republikane Romake 

Simboli universal i lirisë dhe demokracisë!

Nga REVISTA ARTSPER

 

“Liria duke udhëhequr njerëzit” është pikturuar në vitin 1830 nga Eugene
Delacroix, menjëherë pas trazirave revolucionare që kishin pushtuar të gjithë
Parisin po atë vit. E karakterizuar nga rëndësia e saj alegorike dhe politike,
kjo kanacavë e madhe në vaj u kthye në një simbol universal të lirisë dhe demokracisë.
E përdorur shpesh në kulturën popoullore për të simbolizuar emancipimin e njerëzve
nga dominimi shtypës, ajo është një nga pikturat  më të famshme në Hisotrinë e Artit. Artsper
ju ndihmon që të mësoni më shumë mbi historinë dhe simbolizmin që shtrihet pas
kësaj vepre ikonike arti.  

 

Konteksti historik

Revolucioni i
paraqitur në këtë pikturë nuk duhet ngatërruar me Revolucionin Francez të vitit
1789. Delacroix ishte frymëzuar nga ngjarjet e Revolucionit të Korrikut (i
njohur si ‘Les Trois Glorieuses’ në frengjisht, apo si ‘Tre Ditët e Lavdishme),
trazirat politike që ndodhën në
Paris më 27, 28 dhe 29 korrik 1830. Këto tubime të dhunshme ndodhën teksa Mbreti
Francez Charles X u përpoq të kufizonte lirinë e njerëzve duke ekzekutuar një
pushtim kushtetues. Parizienët protestuan dhunshëm kundër abuzimit të të drejtave të tyre.
Protestuesit morën qytetin dhe shpërthyen luftime të dhunshme, duke rezultuar në
një numër të lartë vdekjesh. Në fakt, Charles i X-të abdikoi dhe u vendos një
monarki kushtetuese, Monarkia e Korrikut, ku Louis-Philippe u bë mbreti i
francezëve.

 

Vet Delacroix nuk
ishte edhe aq revolucionar dhe nuk mori pjesë në luftimet e Parisit, ku ai e përshkroi
veten si një “endacak të
thjeshtë”. Megjithatë, ai advokoi për liberalizmin dhe ishte ngërthyer nga
ndenja e patriotizmit dhe krenarisë teksa
vëzhgonte bashkëqytetarët e tij duke luftuar.  

 

Romanticizmi

Eugene Delacroix ka
qenë figura udhëheqëse e Shkollës Romantike Franceze. Ai kërkonte që të
emancipohej nga ideali dhe kanonet klasike të artit akademik. Subjekti i pikturës
ishte bashëkohor, ndërsa kanavacat e kësaj madhësie përgjithësisht ishin të
rezervuara për pikturat historike, të paktën sipas rregullave të hierarkisë së gjinive të pikturës së Akademisë. Delacroix
deklaroi se, ai ishte “përpirë nga subjekti modern, një barrigadë, dhe megjithëse
unë mund të mos kem luftuar për vendin tim, të paktën unë do të pikturoj për të.
Ajo më ka rikthyer shpirtin.” Piktori përdor gjithashtu ngjyrën e kuqe dhe atë
blu, e cila rezulton në kontraste
të ndezura, në
vend të ngjyrave më të mbytura që përdoreshin në atë kohë.  

 

Detajet: Liria

Në qendër të pikturës,
vështrimi ynë përpihet menjëherë
nga paraqitja alegorike e Lirisë. E përfaqësuar nga Marianne,
një simbol i Republikës, gruaja me kapuç frigjian po udhëheq një grup
revolucionarësh. Fustani i saj i verdhë i varur zbulon gjinjtë e saj, duke na
risjellë në mendje Perëndeshën Greke të Antikitetit. Profili i saj, një hundë e
drejtë, buzë të kumbullta dhe një mjekër delikate janë mishërimi i antikitetit
grek dhe i statujave romake. Ajo është një tribut ndaj Greqisë Antike, djepi i
demokracisë, si edhe i traditës republikane romake. Megjithatë, Delacroix ka përfshirë
në të simbole moderne, duke qenë se ajo po mban flamurin tringjyrësh në një dorë,
dhe një bajonet në tjetrën. Në këtë mënyrë, Liria i mishëron të dyja, luftën
moderne dhe ideologjinë antike të lirisë.

 

Struktura
piramidale e pikturës lartëson momentumin e luftës. Toka është e mbushur me
trupa dhe, nga kjo mizeri dhe dhimbje, Liria qëndron e gjatë mbi mbetjet e
barrikadës, duke dalë prej andej e fortë dhe fitimtare. Ky kompozim rigoroz përmban
dhe ekuilibron penelatat e vrullshme të piktorit dhe krijon një efekt ndriçues
goditës. Ajo është një skenë kaosi dhe energjie, e mbushur me tym dhe lëvizje, por
megjithatë, piramida e Delacroix-it krijon me sukses një ndjesi rendi. Piktura
na risjell Meduzën e Gericault-it, që përfaqëson dhunën, por pa e idealizuar atë.

 

Detajet: Plani i parë

Në plan të parë, janë dy figura fisnike. Në të majtë, është
një burrë me një pistoletë të futur në brez, ai ka veshur një këmishë, por
është pa xhaketë. Veshja
e tij tregpon që ai ësht
ë një anëtar
i shtres
ës së ulët,
dhe fjongot në kapelën e tij janë provë e mësimeve revolucionare. Figura në të
djashtë, ngjitur me punëtorin e veshur si borgjez: i plotë me kapele, xhaketë
dhe jelek. Delacroix sugjeron qartësisht se, njerëzit e të gjitha shtresave janë
bashkuar së bashku për të luftuar për një shoqëri më të mirë. Revolucioni nuk
ishte lufta e nj
ë klase kundër një klase tjetër, por për njerëzit që luftonin kundër shtypjes
mbretërore.

Në krahun e djathtë të pikturës, është një djalë i ri, i cili
mban jo nj
ë, por dy
pistoleta. Ai ësht
ë simboli i kryengritjes
rinore, dhe kapela e tij e kadifenjtë dhe çanta tregojnë se, ai është një nxënës
shkolle. Ai mund të ketë qenë një frymëzim nga personazhi i çapkënit të rrugës,
Gavroche nga romani “Të mjerët” e Victor Hugo-s.

Trupat e vdekur të ushtarëve dhe të qyetarëve në tokë
përfaqësojnë koston e tmershme të revolucionit. Këto përmblidhen më së miri nga
figura në cepin e majtë, i cili është i zhveshur nga beli e poshtë dhe mban
veshur vetëm një këmishë nate, duke nënkuptuar që rojet mbretërore e kenë
tërhequr zvarrë nga shtrati i tij për ta hedhur tek një fat i tmerrshëm. Trupi
është shum
ë afër
shikuesit, duke pushtuar menjëherë pamjen tonë.

Kjo pikturë u ble nga Mbreti Louis-Philippe për të treguar
mbështetjen e tij ndaj vlerave republikane. Megjithatë, ajo iu kthye Delacroix-it
në vitin 1839, sepse ideologjitë revolucionare t
ë
pikturës u përceptuan si të rrezikshme. Kjo
piktur
ë është një kujtesë e mirë
se si ishte arti i politizuar i Francës së shekullit të 19-të.

(Imazhi
1: “Liria duke udhëhequr njerëzit”, Eugène Delacroix, 1830)

(Imazhi
2: “Portret i Charles X”)

(Imazhi 3: “Autoportret me jelek të gjelbër”, Eugene Delacroix, 1837)

(Imazhi
4: Detaj: Marianne – “Liria duke udhëhequr njerëzit”)

(Imazhi
5: Pamje nga afër – “
Liria duke udhëhequr njerëzit”)

(Imazhi
6: Nxënësi – “
Liria duke udhëhequr njerëzit”)

(Imazhi
7: Burri në tokë – “
Liria duke udhëhequr njerëzit”)

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/art-analysis-liberty-leading-the-people-by-eugene-delacroix/

Përzgjodhi dhe përktheu –
Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty