Dashnori në këto poema
Jam unë
Doktor
Dashuria
Shfaqet si
Bashkëshort, dashnor
Analist dhe muzë
At, bir
Madje edhe Zot
Dhe sigurisht si Vdekje
Të gjitha këto janë të vërteta
Njeriu nga i cili kthehesh
Në errësirë
Është shumë njerëz
Ky është një sekret i hapur
Që ndajnë gratë
E megjithatë, bien dakord ta fshehin
Sikur
Të mund ta fshehnin atë më pas
Nga vetvetja
UNË NUK DO TË FSHIHEM
UNË SHKRUAJ NË NUDO
Unë emërtoj emra
UNË JAM UNË
EMRI I DOKTORIT ËSHTË DASHURIA
Poezia “Autobiografike”
Nga Erica Jong
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti