Miqtë e mi janë të lodhur
Ata që janë të martuar janë të lodhur
Që janë të martuar
Ata që janë single janë të lodhur
Që janë single
Ata shohin rrudhat e tyre
Ata që janë single i lidhin rrudhat e tyre
Me faktin se janë single
Ata që janë të martuar i lidhin rrudhat e yre
Me faktin se janë të martuar
Ata kanë shumë pak rrudha
Edhe të marra së bashku
Ata kanë shumë pak rrudha
Por unë nuk i bind dot ata
T’i shohin rrudhat e tyre
Kolektivisht
Dhe unë nuk i bind dot ata se të qenit të martuar
Apo të qenit single
Muk ka të bëjë fare me rrudhat
Secili sheh një brazdë të thellë dhe të hidhët
Një San Adreas përgjatë ballit të saj
“ËSHTË VETËM ÇËSHTJE KOHE
PËRPARA TËRMETIT.”
Ato tregtojnë emrat e kirurgëve plastikë
Si receta gatimi
Miqtë e mi janë të lodhur
Ata që kanë fëmijë janë të lodhur
Që kanë fëmijë
Ata që nuk kanë fëmijë janë të lodhur
Që nuk kanë fëmijë
Ata i duan rrudhat e tyre
Sikur vetëm ato të ishin më të thella
Ato mund të fshiheshin
Ndonjëherë mendoj
(Por nuk guxoj t’u them atyre)
SE KUR FYTYRA LIHET VETËM PËR TË GËRMUAR VARRIN E SAJ
SHPIRTI ËSHTË MIRËNJOHËS
DHE RROKULLISET NË TË
Poezia “Rrudhat”
Për Naomi Lazard
Nga Erica Jong
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti