ART(PJESA 5): ARTI I FRIKËSIMIT - Shekulli i 20-të:...

(PJESA 5): ARTI I FRIKËSIMIT – Shekulli i 20-të: Një vizion surrealist shqetësues 

-

(PJESA 5): ARTI I FRIKËSIMIT

Shekulli i 20-të: Një vizion surrealist shqetësues 

Nga REVISTA ARTSPER  

Surrealistët njihen për pikturat e tyre subversive, madje ndonjëherë edhe të frikshme. Kjo vepër nga artistja spanjolle, Remedios Varo luan me mendjen e frikësuar, të pavetëdijshme dhe imazherinë mbinatyrore, duke paraqitur një grua të veshur me mantel duke u larguar nga zyra e një psikoanalisti. Ajo mban një shportë plot me atë që Varo e quan “plehra psikologjike,” dhe kokën e tkurrur të një burri në dorën tjetër të saj. Ajo e var kokën mbi një pus të mbushur më lëngje.

Siç është sugjeruar nga historiania e artit Jacquelyn Yvonne White, kjo pikturë mund të simbolizojë marrëdhënien e Varo-s me vetë babin e saj, kokën patriarkale të familjes së saj. Koka që ajo po mban mund të përfaqësojë impaktin e kësaj marrëdhënie mbi vetë gjendjen e saj psikologjike. Në vijim të vizitës së saj tek psikoanalisti, ajo është në gjendje që ta heqë këtë peshë nga shporta e saj me shqetësime. Ky imazh është veçanërisht i fuqishëm kur e konsiderojmë brenda kontekstit të Spanjës së shekullit të 20-të. Në atë kohë, familjet ishin tradicionalisht patriarkale dhe babai kontrollonte në masën më të madhe jetën e bashkëshortes dhe të vajzave të tij. Piktura e Varo-s me një grua e cila ‘heq qafe’ kokën e babit përfaqëson çlirimin nga struktura patriarkale në të cilat ajo ka lindur.

Piktura: Remedios Varo, Mujer Saljendo del Psicoanalista (Një grua duke u larguar nga psikoanalisti), 1962

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/the-art-of-the-frightening/

Copyright i përkthimit ëëë.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.   

#arthistory #painting #print #sculpture

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty