ART(PJESA 6 – E FUNDIT): ARTI I FRIKËSIMIT -...

(PJESA 6 – E FUNDIT): ARTI I FRIKËSIMIT – Paraqitja rrënqethëse e vdekjes nga Warhol

-

(PJESA 6 – E FUNDIT): ARTI I FRIKËSIMIT

Paraqitja rrënqethëse e vdekjes nga Warhol

Nga REVISTA ARTSPER  

Rreth së njëjtës kohë teksa Varo po prodhonte veprat e saj surrealiste, Arti Pop ishte tashmë i famshëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Zakonisht e lidhur me ngjyrat dhe imazhet e ndezura, të përvetësuara nga kultura pop, kjo vepër nga Andy Warhol përfaqëson anën e errët të lëvizjes. E zhveshur nga ngjyra apo jeta, një karrige elektrike paraqitet në një dhomë ekzekutimi. Warhol ka prodhuar disa vepra duke përdorur këtë imazh duke filluar nga viti 1963, viti i dy ekzekutimeve të fundit në Amerikë. Këto vepra janë një koment mbi përdorimin e diskutueshëm të karriges elektrike në Sh.B.A në vitet 1960, duke pikturuar një imazh të zymtë, e megjithatë prekës të vdekjes në duart e shtetit.    

Frika vjen në shumë forma…

Frika është një pjesë integrale e përvojës njerëzore. Qoftë për rënien e njerëzimit, për çmendurinë, apo për vetë vdekjen, artistët kanë paraqitur frikërat dhe shqetësimet e tyre nëpërmjet artit për shekuj. Si edhe duke përfaqësuar frikërat që ata kanë patur si individë, shumë nga këta artistë kanë synuar gjithashtu të nxisin sensacione frike tek audiencat e tyre. Qëllimi i të frikshmes në art nuk mbaron kurrë. Këto shembuj përbëjnë vetëm një fraksion të vogël të tyre. Nga pikturat e frikshme të Bosch-it, Pikturat e Zeza të frikshme të Goya-s, deri tek skulptura përndjekëse e Claudel-it, cila vepër ishte më frikësuese për ju?

Imazhi: Andy Warhol, Karrige elektrike, 1964

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/the-art-of-the-frightening/

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.   

#arthistory #painting #print #sculpture

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty