ART(PJESA 4): ARTI I FRIKËSIMIT - Një figurë mitologjike...

(PJESA 4): ARTI I FRIKËSIMIT – Një figurë mitologjike përndjekëse

-

(PJESA 4): ARTI I FRIKËSIMIT

Një figurë mitologjike përndjekëse

Nga REVISTA ARTSPER  

Artistja franceze Camille Claudel gjithashtu ka eksploruar përvojën njerëzore subjektive në veprat e saj, këtë herë në formën e një skulpture. Pas mbërritjes në Paris në moshën 17-të vjeçare, asaj iu mohua hyrja në École des Beaux Arts (Shkollën e Arteve të Bukura), e cila në atë kohë ishte vetëm për meshkujt. Pavarësisht kësaj, ajo u bë një nga artistet më të arrira.

Claudel ishte një studente e Auguste Rodin, dhe shumë shpejt ajo u bë modelja dhe partnerja e tij romantike. Ajo ka vuajtur shumë gjatë karrierës së saj, financiarisht dhe psikologjikisht. Për shkak të elementit seksual të veprës së saj dhe përfaqësimeve të guximshme të formës njerëzore nga ana e saj, asaj iu mohuan financimet si një artiste. Për pasojë, ajo ishte e detyruar të varej financiarisht nga Rodin. Pas vdekjes së të atit, Claudel u refuzua gjithashtu edhe nga familja e saj, e cila nuk ishte dakord me stilin e saj të jetesës. Ajo u shtrua në spital psikiatrik nga i vëllai kur ajo ishte në moshën 48-të vjeçare.

Claudel u ndje e tradhëtuar nga familja e saj dhe nga Rodin. Ajo ndali së bëri art pas shtrimit në spital për shkak të frikës se Rodin do të vidhte idetë e saj. Clotho është një skulpturë që ajo e prodhoi kur ishte ende me Rodin, e frymëzuar nga figura e Clotho-s, nga mitologjia greko-romake. Ajo përfaqëson procesin e plakjes nëpërmjet trupit të dobët dhe të shformuar të një gruaje të moshuar. Në atë kohë, kjo vepër ishte shokuese duke qenë se ishte larg standardeve franceze të bukurisë akademike. Trupi i dobët, i vyshkur i Clotho-s shprehte jo vetëm tranzicionin e saj në moshën e plakjes, por gjithashtu dhimbjen dhe vuajtjet që ajo po përjeton.

Skulptura: Camille Claudel, Clotho, 1893

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/the-art-of-the-frightening/

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.   

#arthistory #painting #print #sculpture

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty