Gjithë verës ajo më preku
e m’u ngërthye në shpirt,
me shumë gjemba, porsi shkurre. Gishtërinjtë e saj si një endëse
e shpejtë, në qetësi,
si drita del prej trupit t’saj,
dhe nata kalon përmes hirit t’saj.
Gjithë verës ajo më preku
dhe unë e njoha, e njoha atë,
ballë për ballë.
Dhe fustani i saj qe blu me argjend,
dhe fjalët e saj qenë të pakta;
Ajo është ena e tërë botës;
Zonjushe, oh, zonjushe e të gjithëve ne,
e shtrenjta, e vdekur, Mbretëreshë e Vetmisë, të falënderoj me gjithë zemër,
se më mban pranë vetes,
ndërsa shumë të tjerë, oh, sa shumë
rrinë mënjanë;
Dhe dritë i del prej trupit,
dhe nata kalon përmes hirit t’saj.
Gjithë verës ajo më preku.
Dhe unë e njoha, e njoha atë,
ballë për ballë.
Vasha jonë e Vetmisë
LEONARD COHEN
Shkëputur nga libri “Rock’n’roll, Muzikë, Liri dhe Poezi”, përzgjedhur dhe përkthyer nga Genci Muçollari, Albas, 2023
@gencimucollari
@albaspublishinghouse
Video via @alexa_agienko