LetërsiBotimet ALBASDerrat e luftës / BLACK SABBATH

Derrat e luftës / BLACK SABBATH

-

Derrat e luftës
Gjeneralët mblodhën ushtri,
porsi shtrigat të zezën magji;
Mendja djallëzore, pjell shkatërrim,
e në fund vdekja përfshin.
Në ato fusha me trupa t’përcëlluar,
ku makina e luftës shfryn tërbuar, vdekja dhe urrejtja për njerëzimin,
ia helmojnë trurin e shpëlarë, mendimin.
Oh, Zot, po!
Politikanët fshihen diku tej;
ata filluan luftën.
Përse t’mos dalin në fushë të nderit? Po ia fusin gjithmonë të mjerit.
Koha do ta thotë, se mendje të fuqishme, bënë luftë veç për kënaqësi.
I trajtuan njerëzit sikur luajtën shah, prisni ditën e gjykimit, oh, ç’hata.
Tani në terr bota ndaloi;
hiri i trupave që zjarri i shoi.
Për Derrat e Luftës fuqi më s’ka, tani që ora e Zotit ra.
Dita e gjykimit, Zoti na thërret; Gjunjazi derrat e luftës zvarriten, për mëkatet, lypin mëshirë. Djalli qesh me flatrat shtrirë
Oh, Zot, poo!
Derrat e luftës
BLACK SABBATH
Shkëputur nga libri “Rock’n’roll, Muzikë, Liri dhe Poezi”, përzgjedhur dhe përkthyer nga Genci Muçollari, Albas, 2023
@gencimucollari
@albaspublishinghouse
Imazhi, Njerezit duke bere gjera njerezish nga @beeple_crap

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty