LetërsiBotimet ALBASNga rrënjët, te rock

Nga rrënjët, te rock

-

Jehonat e brezit Beat përshkruajnë të gjitha format e tjera alternative të kundërkulturës që po lindte pas Luftës së Dytë Botërore – hipitë, artistët “progresivë”, më tej ekstremistët e punk-ut e deri te hip-hop. Brezi Beat mund të shihet si nënkultura e parë, madje në gjithë kulturën perëndimore.
Së brendshmi, historia e rock-ut ka një cilësi mistike, sepse flet për diskriminimin racial dhe “përleshjen” që po ndodhte midis dy rrymave – stilit afro-amerikan dhe muzikës së të bardhëve në Amerikën e viteve ’50. Me gjithë rezistencën negative të të bardhëve për invazionin e kulturës së “zezë”, nuancat e muzikës afro-amerikane, të cilat kishin rrënjë më të thella shpirtërore, po dominonin në periudhën para-rock të pasluftës. Shumë të bardhë filluan ta admironin këtë muzikë të re, pavarësisht nga diskriminimi social që shoqëronte “muzikën racore”.
Nga gjiri i të bardhëve doli një rrymë që përqafoi aktin e krijimit të rock-ut, e që ecte paralel me atë burimoren. Ky brez lindi si një ndasi midis dy brezave, si protestë apo rebelim i adoleshentëve ndaj prindërve të tyre, të cilët preferonin të dëgjonin stilin e dalë mode Tin Pan Alley, në dallim nga të rinjtë që ishin të joshur nga muzika racore e mbarsur me nota ndjellëse seksuale dhe çlirimtare të qenësishme. Rock’n’roll-i i viteve ’50 do ta ndryshonte muzikën folk (popullore) përgjithmonë. Në mars të vitit 1952, Alan Freed nga Kleveland-i dha koncertin e parë të rock’n’roll-it, ku audienca përbëhej nga një përzierje racash. Në fund të dhjetëvjeçarit që pasoi, rock-u ishte përhapur në mbarë botën, deri në Australinë e largët. Ishte po Alan Freed që e emërtoi rock’n’roll, për të përshkruar më mirë muzikën “argëtuese” rhythm & blues të të zinjve.
Termi rock’n’roll është i gjerë, me kufij të shtrirë, shpesh të papërcaktuar – nga shtrati zanafillor kanë dalë shumë rryma bijëza: muzika soul, heavy metal, punk-u, rock-u progresiv, rock-u alternativ, rock-u klasik, rock-u instrumental, madje dhe hip-hop.
Shkëputur nga libri “Rock’n’roll, Muzikë, Liri dhe Poezi”, përzgjedhur dhe përkthyer nga Genci Muçollari, Albas, 2023
@gencimucollari
@albaspublishinghouse

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty