LetërsiBotimet ALBASRock-u dhe poezia

Rock-u dhe poezia

-

Rock-u dhe poezia
Poezia është pjesë e qenësishme e muzikës rock. Shpesh janë të pandashme imazhet e poet – këngëtar, apo e anasjella, në personazhe të shquara të viteve ’60, ’70, si Bob Dylan, Leonard Cohen, Neil Young, Jim Morrison, Jimi Hendrix, Joan Baez, Jackson Browne, Joni Mitchell dhe të tjerë. Për më tepër, edhe shumë grupe apo artistë të klasifikuar si hard rock apo heavy metal janë po aq poetikë në shumë nga lirikat e këngëve. Disa nga grupet e sofistikuara të rock-ut muzikalizuan krijime poetike të mirëfillta. Kënga poetike ka avantazhin e të qenit e artikuluar në tinguj – të formëzojë në hapësirë kuptimin e fjalëve dhe të krijojë një efekt të menjëhershëm te dëgjuesit.
Fjalët dhe lirikat kanë një rol themelor në muzikën rock, pavarësisht nga kitarat e zhurmshme, bateria gjëmuese dhe vokali shpesh i pakapshëm. Shumë grupe dinë si t’i përdorin fjalët të kombinuara me muzikën, apo me përbërës të tjerë, në një formë të kulluar të artit. Disa mjeshtër, si Jimi Hendrix, Eric Clapton, Sting, Black Sabbath apo Jim Morrison komunikonin me monologë në kitarë, me gjuhën e trupit, klithma apo pasthirrma në dukje të pakuptueshme. Ata patën dhuntinë të formonin mozaikun e madh harmonik, shumëdimensional, duke bashkuar me zotësi copëzat e së tërës.
Në këtë mënyrë, muzika rock i çliroi artistët nga konceptet e ngushta të lirikave të blues- it. Bob Dylan-i ishte nga të parët që debutoi në këtë fushë duke shkruar këngë proteste, antipolitike, për të arritur pastaj në subjekte më ndërpersonale.
Mund të thuhet se muzika rock kombinoi një spektër të gjerë të shprehjes vokale dhe asaj instrumentale me poezinë tradicionale. Rezultati ishte një lloj i ri poezie, në të cilën të gjitha forcat janë në funksion të fjalëve që këndohen.
Shkëputur nga libri “Rock’n’roll, Muzikë, Liri dhe Poezi”, përzgjedhur dhe përkthyer nga Genci Muçollari, Albas, 2023
@gencimucollari
@albaspublishinghouse

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty