Zgjohu!
Shkundi ëndrrat nga flokët e tu fëmija im i bukur, i ëmbli im; Zgjidhe ditën & shenjën
e fatit tënd;
gjëja e parë që sodit,
shenjtëria e ditës ndrit.
Një pemë e djegur, si një gjigant zog primitiv, një gjethe
e tharë & e hidhur, përralla dimri në dallgët e tij të ngrohta. Trotuare, zotat do bëjnë për ty. Pylli i fqinjësisë,
muzeumet bosh, të humbur & menstruacioni & shtatzënia e malit monument sipër vendit të ri,
ku fëmijët fshihen,
kur shkolla mbaron.
Zgjohu (kënga e fantazmës)!
JIM MORRISON
Shkëputur nga libri “Rock’n’roll, Muzikë, Liri dhe Poezi”, përzgjedhur dhe përkthyer nga Genci Muçollari, Albas, 2023
@gencimucollari
@albaspublishinghouse