Zë gruaje:
Pallati i spermës duket i ngrohtë sonte.
Burri,
Hëmm… terr, terr, shkretim.
Gruaja,
Verandë mermeri. Sallë madhështore vallëzimi buzëqeshje argjend. Trumbeta. Valle.
Burri,
Të dua vetëm ty.
Gruaja,
Kjo kohë vjen tek unë si astronaut, sjell gjarpërinj në orbitën time.
Burri,
Ne mund të bëjmë mrekulli, kur jemi bashkë.
Gruaja, Vetëm.
Burri,
Me natën që na prin.
Zë gruaje
JIM MORRISON
Shkëputur nga libri “Rock’n’roll, Muzikë, Liri dhe Poezi”, përzgjedhur dhe përkthyer nga Genci Muçollari, Albas, 2023
@gencimucollari
@albaspublishinghouse