PIKTURËJohannes VermeerVermeer...Drita dhe ngjyrat

Vermeer…Drita dhe ngjyrat

-

Vermeer…Drita dhe ngjyrat
Nga mjetet shprehese pikturore Johan Vermeri pelqeu ato qe shija e diteve tona i ka nxjerre ne plan te pare: driten dhe ngjyrat. E ardhur nga dritarja e hapur apo nga ndonje burim tjeter natyror, gjithnje e qarte dhe e fresket, drita nxjerr ne reliev figurat dhe krijon efekte pasqyruese ne fytyrat e tyre dhe ne sendet perqark. Keto efekte, te ngjashme me ato te piktures ekspresioniste te fillimit te shekullit tone, e mbushin tablone me drite, shnderrojne figurat dhe sendet qe prekin dhe i japin kuadrit nje shkelqim te rralle. Qe ketu buron aftesia e rralle e Vermerit per t’i dhene nje casti krejt te zakonshem bukurine dhe shperthimin e dickaje qe duket se e sheh per here te pare. Tingellim te vecante ne tablote e Vermerit kane edhe ngjyrat. Here te mbajtura ne raportet midis dy ngjyrave te verdha-blu, te kuqe – te verdhe, dhe here te hedhura sipas kerkesave per nje game me te pasur, ngjyrat kane nje shkelqim te rralle kristalor. Vermeri e konceptonte tablone si nje mozaik shumengjyresh, si njesi baze e te cilit sherbente nje drejtkendesh i vogel. Duke u kompozuar ne pjeset e ndryshme te tablose, kjo njesi baze krijon se secilen ndjenjen e thellesise dhe, njekohesisht, i jep gjithe tablose, ndjesine e nje plani unik. Te ndertuara ne kete menyre format gezojne njeheresh cilesite e nje plani dhe te nje vellimi. Ky koncept, unik ne pikturen evropiane te shekullit te 17-te, eshte pikerisht ai qe i jep vepres se Vermerit nje fryme mjaft bashkekohore.
Shkeputur nga libri ‘Mjeshter te piktures’, nga Eduard Guxholli, Sh. B. 8 Nentori, 1990
Piktura, Letra e dashurise, 1669-70, Johannes Vermeer

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty