ARTArtsper(PJESA 2): TRASHËGIMIA E PICASSO-S 50 VJET PAS VDEKJES...

(PJESA 2): TRASHËGIMIA E PICASSO-S 50 VJET PAS VDEKJES SË TIJ / Një rekordthyes

-

(PJESA 2): TRASHËGIMIA E PICASSO-S 50 VJET PAS VDEKJES SË TIJ

Një rekordthyes

Nga REVISTA ARTSPER  

Trashëgimia e Picasso-s mund të shihet gjithashtu në suksesin bashkëkohor të veprave të tij. Koleksionet e tij të mëdha me piktura, gravura, qeramika dhe skulptura, vazhdojnë të korrin çmime rekord nëpër ankande. Në vitin 2015, Shtëpia e ankandeve Christie’s e shiti pikturën “Les Femmes d’Alger” (1955) për 195.8 milionë dollarë, duke fituar titullin e pikturës më të shtrenjtë të shitur në një ankand në atë kohë. Ndonëse, ky është çmimi rekord më i lartë i Picasso-s, disa piktura të tjera të tij, të tilla si “Fillette à la corbeille fleurie” (1905) dhe “Nduo, Gjethe të Gjelbra dhe një Bust” (1932), renditen mes pikturave më të shtrenjta të shitura në ankand.

Picasso, yll kinemaje?

Pavarësisht suksesit tregtar, trashëgimia e Picasso-s shtrihet përtej popullaritetit të veprave të tij të artit dhe influencave stilistike, në vetë trashëgiminë e njeriut. Jeta e tij dhe procesi artistik janë dokumentuar më së miri si subjekte të librave, revistave dhe filmave të shumtë. Në vitin 2018, National Geographic e paraqiti Gjeniun, në një seri dokumentarësh në TV ku roli kryesor luhet nga Antonio Banderas. Një dokumentar nga Phil Grabsky u publikua një vit më pas i titulluar “Picasso i ri”.

Piktura: Picasso, Les Femmes d’Alger, 1955

Posteri: Clouzot, Le Mystère Picasso poster, 1956

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/picassos-legacy-50-years-after-his-death/

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

#pabloppicasso #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty