ARTArtsper(PJESA 1): TRASHËGIMIA E PICASSO-S 50 VJET PAS VDEKJES...

(PJESA 1): TRASHËGIMIA E PICASSO-S 50 VJET PAS VDEKJES SË TIJ / Mjeshtri i Kubizmit

-

(PJESA 1): TRASHËGIMIA E PICASSO-S 50 VJET PAS VDEKJES SË TIJ

Mjeshtri i Kubizmit

Artisti modern më i çmuar

Një shembull i përkryer i lirisë krijuese

Nga REVISTA ARTSPER  

Pablo Picasso pavarësisht se ishte djali i një piktori, pak do ta kishin parashikuar shkallën e suksesit të tij artistik. I lindur në Spanjë në vitin 1881 në një familje të klasës së mesme, vepra e Picasso-s prej mbi 20,000 veprash të kataloguara ka çimentuar pozicionin e tij si artisti modern më i çmuar. Sot, influenca e tij artistike jeton në frymëzimin e artistëve bashkëkohorë në të gjithë botën. Në përvjetorin e vdekjes së tij, ne ju ftojmë të eksploroni trashëgiminë e Picasso-s, 50 vjet më vonë.   

Duke eksploruar kontributin e Picasso-s si një bashkëkrijues i Kubizmit mundëson që impakti i trashëgimisë së tij të bëhet më i qartë. Kubizmi, stili revolucionar i artit që ndau realitetin nga forma e radikalizuar, ishte një përfaqësim i refuzimit të traditës nga ana e Picasso-s. Ndonëse popullariteti i tij e arriti pikun në fillim të shekullit të 20-të, qasja avantgarde e Picasso-s për të dekonstruktuar dhe mos marrja paraqysh e perspektivës tradicionale mbetet e gjithëpranishme në veprat e fashme sot.  

David Hockney, më mirë i njohur për pikturat e tij me pishina, e ka pranuar shpesh influencën e mjeshtërisë së Picasso-s në vet stilin e tij të dalluar. Trajtimi nga ana e Picasso-s së kohës dhe hapësirës zbuluan rrugë të reja artistike për Hockney-in. Për më tepër, Hockney u frymëzua nga Picasso si një shembulli përkryer i lirisë krijuese. Skica e vitit 1992 nga Hockney, Homazhi i Studentit për Picasso-n, është një pranim i hapur i kësaj influence.

Piktura 1: Nga Pablo Picasso

Piktura 2: Homazhi i Studentit për Picasso-n, 1992, David Hockney

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/picassos-legacy-50-years-after-his-death/

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

#pabloppicasso #enkeledasuti

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty